
TIRANË- Partia Demokratike po feston 33-vjetorin e themelimit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar edhe sot nga e bija, Argita Malltezi priti të gjithë të ftuarit në "Hotel Tirana". Përveç kryedemokratit, në 33-vjetorin e krijimit të PD-së nuk kanë munguar as personazhe që kanë pasur peshë edhe ndikim në selinë blu përgjatë viteve. Ndër to përmendim Neritan Cekën, Edi Palokën, Besnik Mustafaraj, Jozefina Topalli, etj.
FOTO nga eventi i PD:
Ndërkohë deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe ky i fundit nuk morën pjesë në asnjë nga organizimet. Asnjë nga deputetët su pa të ishte i pranishëm në Hotel Tirana ku dhe Sali Berisha organizoi festën e tij. Me sa duket bashkimi i grupit parlamentar do të jetë i tillë vetëm sa i përket aksionit opozitar në Kuvend, ndërsa jashtë tij duket se Partia Demoikratike është e përçarë./ZËRI