Politikë

'S'kemi databazë'/ Alibeaj për votën e diasporës: Rrezikohen që zgjedhjet të shpallen anti-kushtetuese

Sipas Alibeaj, nëse vota e diasporës nuk përfshihet, rrezikohet që zgjedhjet e ardhshme të shpallen antikueshtueuse.

k.m.
'S'kemi databazë'/ Alibeaj për votën e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka diskutuar gjatë lidhur me Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Studio Live’, Enkelejd Alibeaj tha se asnjë nga palët nuk i do listat e hapura, duke shtuar se vetëm PD e vulës e mbështet këtë tezë.

Më gjatë u ndal tek vota e emigrantëve, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama. Nga Luksenburgu, Rama tha se vota e emigrantëve ishte e pamundur pasi nuk kishte një regjistër për ta. Sipas Alibeaj, nëse vota e diasporës nuk përfshihet, rrezikohet që zgjedhjet e ardhshme të shpallen antikueshtueuse.

"Nuk është e vërtetë që nuk ka regjistër elektronik, të dhënat mund të merren nga sistemi TIMS. Kemi parashikuar që të paktën 6 muaj më parë në ditës së zgjedhjeve. Çdo shqiptar që ndodhet jashtë Shqipërisë ka të drejtë të shprehë vullnetin pranë KQZ-së dhe aty krijohet regjistri i votuesve të shqiptarëve jashtë territorit. Është një kohë e mjaftueshme. Të votohet me metodë elektronike. Kuptojmë se ku janë shqiptarët. Rama ka dhënë qëndrimin e tij për të mos votuar emigrantët duke shkelur edhe vendimin e GJK-së. Kjo rrezikon edhe që zgjedhjet të shpallen anti-Kushtetuese,"- tha Alibeaj.

Dje, menjëherë pas deklaratës së kreut të qeverisë, një reagim ka ardhur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një takimi me demokratët e degës nr.7 në Tiranë, Basha e cilësoi deklaratën e Ramës mashtrim, duke e akuzuar se po e zvarrit Refomën Zgjedhore. Edhe pse vota e emigrantëve është premtuar prej shumë kohësh, e tashmë kërkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, duket se është e vështirë për t'u arrirë për zgjedhjet e vitit 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB