Politikë

PS 'ndez motorët' për 2025, Klosi: Synojmë mandatin e katërt! Rikthehen Ruçi e Dokle

Këtë e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.

E.K
PS 'ndez motorët' për 2025, Klosi: Synojmë mandatin e
Blendi Klosi

TIRANË- Partia Socialiste ka “ndezur motorët” sa i përket zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Kështu socialistët kanë nisur procesin e skanimit të performancës të të gjithë strukturave të partisë në Shqipëri. Formula e zgjedhur përfshin të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Këtë e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi. Në një intervistë për TCH, klosi shprehet se majta synon që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të sigurojë një mandat të katërt.

Blendi Klosi: Faza e parë është ri-energjizimi organizatave të PS. Është kërkuar me një formulë të re që e gjithë trupa e Asamblesë Kombëtare që është një trupë rreth 400 anëtarësh janë shpërndarë në terren sipas parimit jo atje ku bëjnë jetën e partisë por për të monitoruar, audituar punë  dhe problematikat në të gjithë situatën partiake. Natyrisht se çfarë duhet të bëjmë që të garantojmë fitoren e vitit 2025 të Partisë Socialiste.

Pjesë aktive e Asamblesë Socialiste, janë dhe dy nga anëtarët më të vjetër të saj. Ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle. Sipas Klosit, të dy socialistët me përvojë në politikë i kryejnë mjaft mirë detyrat e ngarkuara.

Bledni Klosi: Partia Socialiste është një parti e fortë pasi ka arritur gjatë të gjithë jetës së saj të harmonizojë brezat dhe gjeneratat e kësaj partie. Në Asamblenë Kombëtare ka shumë themelues të ditës së parë. Kemi shpërndarë detyrat për çdo anëtarë asambleje ku Gramoz Ruci dhe Namik Dokle janë nga anëtarët më të nderuat të kësaj asambleje dhe padyshim janë njerëz që çdo detyrë partie e bëjnë me përgjegjshmëri të lartë mbase edhe me mirë se ne brezi i dytë apo i tretë le të themi i gjeneratës në asamblenë kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB