Politikë

Gëzim Çela, Dritan Rexhepi dhe ‘bosët e Dubait’ ende pa u ekstraduar/ Manja: Mos u çudisni

Manja tha se procedurat e ekstradimit kërkojnë kohë, për shkak se personat e arrestuar apelojnë vendimin

E.K
Gëzim Çela, Dritan Rexhepi dhe ‘bosët e Dubait’
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet sot nga gazetarët se pse nuk janë ekstraduar drejt Shqipërisë, personazhe të njohur të botës së krimit që janë vënë në pranga jashtë vendit, për llogari të drejtësisë shqiptare.

Manja tha se procedurat e ekstradimit janë përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, dhe prokurorive shqiptare, por ato kërkojnë kohë, për shkak se një pjesë e personave të arrestuar apelojnë vendimin në shtet ku janë vënë në pranga.

Në çfarë faze jemi me ekstradimet?

Manja: Dua ta bëj të qartë për opinionin publik, se ekstradimi i ketyre personave është domain, i Ministrisë së Drejtësisë, ka një procedurë të caktuar ekstradimi. Ju e dini që ne jemi palë në konventën europiane të ekstradimeve. Finalizimi i këtij procesi, i këtyre personave që arrestohen, është punë mirëfilli e Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë së përgjithshme dhe SPAK. Çdo process do kohën e vetë, mos u çudisni që janë arrestuar me qëllim ekstadimi, dhe ekstradimi nuk ka ndodhur ende.

Në mesin e personave që janë arrestuar jashtë vendit, dhe nuk janë ekstraduar ende drejt Shqipërisë janë baroni i drogës Gëzim Çela, që u vu në pranga në Kosovë, Dritan Rexhepi në Turqi, Ibrahim Lici në Turqi, apo marrja në pyetje dhe me pas lirimi i Julian Meçes në Dubai. Të gjithë këta persona e kanë apeluar vendimin për t’u ekstraduar në Shqipëri. Një tjetër emër që nuk është bërë e mundur që të ekstradohet drejt Shqipërisë është Laert Haxhiu, i cili mbahet në paraburgim në Greqi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB