Politikë

Blinken ikën nga Shqipëria! Mesazhi pas largimit: Takova shqiptarët e programit ‘Fulbright’

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe mesazhet e fundit, përpara ikjes nga Tirana

D.XH
Blinken ikën nga Shqipëria! Mesazhi pas largimit: Takova
Edi Rama dhe Antony Blinken

TIRANË –Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka lënë Kryeministrinë e Shqipërisë dhe është drejtuar për në Rinas. Pas mbërritjes në aeroport, Blinken është nisur për në Gjermani. Sekretari i Shtetit Amerikan ka reaguar në rrjetet sociale, pas ikjes nga Tirana.

Ai shprehet se sot është takuar me shqiptarët, pjesë të programit “Fulbright”. ‘Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, shkruan ai.

Blinken ikën nga Shqipëria! Mesazhi pas largimit: Takova
Momentet e ikjes te Blinken nga Kryeministria

Postimi i Anthony Blinken:

Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si @FulbrightProgram janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB