
TIRANË- Shqipëria ka pritur sot Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili zhvilloi takime kokë më kokë me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. I shoqëruar dhe nga ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila aktualisht ka një detyrë më të lartë në DASH, Blinken u prit nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner. I pari vend ku ndaloi Blinken ishte ambasada e SHBA-ve, më pas shtrëngoi duart me Presidentin Begaj.
Blinken u ndal dhe tek Piramida, ku zhvilloi një takim me të rinjtë. Pjesë e axhendës së tij ishte dhe takimi me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Në fund, u ndal në kryeministri ku mbajti dhe fjalën e tij të parë në Shipëri. Sekretari Amerikan i Shtetit falenderoi Shqipërinë për pritjen e afganëve, vend që e konsideroi si ‘toka e shqiponjave’. Blinken përmendi dhe vajzat shqiptare që kanë pushtuar Amerikën, si Dua Lipa e Mira Murati, duke shtuar se janë të rinjtë ata që e bëjnë ndryshimin.
Në fund të takimit, Rama dhe Blinken firmosën dy memorandume.
Nga ana tjetër, Opozita e cila është injoruar në axhendën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, nuk ka qëndruar e heshtur. Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga DASH, i uroi mirëseardhjen Blinken, pa harruar të shtojë se është fatkeqësi që takimet zyrtare i ka pasur vetëm me partinë-shtet, duke nënkuptuar kryeministrin Rama. Ndërsa deputeti Gazment Bardhi e pa këtë vizitë si një inkurajim për të çuar më tej Reformën në drejtësi. Ai shtoi se brenda PD ka diversitet mendimi, por jo sulm ndaj SHBA-ve.
-
-
FOTO-DETAJI/ Blinken në Tiranë, rrugica e Salës izolohet me gardh
15 Shkurt, 17:42 -
-
Blinken ndan pamje nga Ambasada amerikane në Shqipëri: Faleminderit!
15 Shkurt, 16:50