
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale. Në "X", Blinken ndau foto nga takimi që zhvilloi me stafin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në postimin e tij, ai listoi 3 çështje për të cilat falenderoi stafin si ardhja e afganëve, reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe forcimi i partneritetit ushtarak.
"Faleminderit "USEmbassyTirana" për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë te mbështetja e reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake,"-shkruan Blinken./ZËRI