Video

Grip, fruth dhe zgjebe! Epidemia kap 'majat' në Shqipëri

Nga 22 fëmijë të prekur zyrtarisht me fruth, pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, që është edhe qyteti me nivelin më të ulët të vaksinimit në rang kombëtar.

F.m
Grip, fruth dhe zgjebe! Epidemia kap 'majat' në Shqipëri
Foto Ilustruese

TIRANË- Epidemia e gripit ka arritur një tjetër nivel në vendin tonë. Pas kulmit të infektimeve në mesin e muajit janar, AH1N1 javën e dytë të shkurtit shënon vlerat më të larta deri tani. Mbi 17.700 njerëz janë konfirmuar si të sëmurë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm në këtë javë. Tirana mban vendin e parë për numrin e infektimeve, ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Kryeqyteti është kthyer në vatër të infeksionit të fruthit. Nga 22 fëmijë të prekur zyrtarisht me fruth, pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, që është edhe qyteti me nivelin më të ulët të vaksinimit në rang kombëtar. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomoini ka deklaruar se në vendin tonë ka edhe raste të zgjebës, por që nuk ka shpërthim masiv epidemiologjik.

Poll

MOS HUMB