Politikë

Antony Blinken dhe ministri Hasani nënshkruajnë 2 marrëveshje (Detajet)

Një nga marrëveshjet e firmosura është ajo për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

D.XH
Antony Blinken dhe ministri Hasani nënshkruajnë 2 marrëveshje
Antony Blinken dhe Igli Hasani duke nenshkruar marreveshjet

TIRANË – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani kanë firmosur sot dy marrëveshjet, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një nga marrëveshjet e firmosura është ajo për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Ndërsa, marrëveshja tjetër është memorandimi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Marrëveshjet e firmosura:

Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB