Politikë

Begaj zbardh takimin me Blinken! Ja çfarë u diskutua

Po ashtu, Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

E.K
Begaj zbardh takimin me Blinken! Ja çfarë u diskutua
Antony Blinken dhe Presidenti Bajram Begaj

TIRANË- Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka zbardhur takimin e zhvilluar pak minuta më parë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Presidenti Begaj bën me dije se me Sekretarin Blinken, bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Po ashtu, Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.” “Kjo vizitë, vijoi më tej Presidenti Begaj, është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.”

Gjatë takimit me të, Institucioni i Presidentit bën me dije se Kreu i Shtetit, i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen  për atë që  SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

”Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku do të qëndojë për afro 10 orë në të parën vizitë të tij në kryeqytetin shqioptar. Blinken ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i Dërguariu me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Mesazhet që do të përcillen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës, gjatë një deklarate të përbashkët mes Ramës e Blinken. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH./ZËRI

Poll

MOS HUMB