Politikë

A ka një kërcënim serioz nga Rusia? Ja si përgjigjet Blinken

Dhe pse nuk dha një përgjigje konkrete, shefi i diplomacisë amerikane u shpreh se kërcënimet janë marrë shumë seriozisht dhe se SHBA dhe aleatët e saj janë në gatishmëri për çdo situatë.

E.K
A ka një kërcënim serioz nga Rusia? Ja si përgjigjet Blinken
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komentuar nga Tirana, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama kërcënimet në rritje nga Moska drejt anëtarëve të NATO-s. Dhe pse nuk dha një përgjigje konkrete, shefi i diplomacisë amerikane u shpreh se kërcënimet janë marrë shumë seriozisht dhe se SHBA dhe aleatët e saj janë në gatishmëri për çdo situatë.

Antony Blinken: Kjo nuk është aftësi aktive por është dicka potenciale që jemi duke e marrë shumë shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim. Qëndro në gadishmëri. Jemi duke diskutuar me aleatët dhe partnerët për këtë. Fokusi I presidentit Biden është siguria e SHBA dhe popullit të SHBA-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB