Politikë

FOTOLAJM/ Yuri Kim rikthehet në Tiranë me 'dallëndyshen' që mbajti në fjalimin e lamtumirës

Detaji që ra në sy ishte spila që kishte zgjedhur Kim si aksesor për veshjen. Ajo mbate të vënë një spile në formë dallëndyshe, të njëjtën që kishte në fjalimin e “lamturmirës” në Tiranë.

E.K
FOTOLAJM/ Yuri Kim rikthehet në Tiranë me
Yuri Kim

TIRANË- Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim është rikthyer sërish këtë të enjte në tokën shqiptare. Këtë here jo si ambasadore por si Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo po shoqëron Sekretarin e SHtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Detaji që ra në sy ishte spila që kishte zgjedhur Kim si aksesor për veshjen. Ajo mbate të vënë një spile në formë dallëndyshe, të njëjtën që kishte në fjalimin e “lamturmirës” në Tiranë.

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku do të qëndojë për afro 10 orë në të parën vizitë të tij në kryeqytetin shqioptar. Blinken ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i Dërguariu me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Ëisner. Mesazhet që do të përcillen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës, gjatë një deklarate të përbashkët mes Ramës e Blinken. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH./ZËRI

Poll

MOS HUMB