
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit ka komentuar këtë të enjte situatën politike në Kosovë pas vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi. Por po ashtu, shefi i diplomacisë amerikane u ndal dhe tek dialogu me Serbinë. Blinken tha se dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i vetëm që duhet ndjekur.
Pyetje: Si i shikoni zhvillimet më të fundit në Kosovë, hapat me dialogun me Serbinë dhe heqjen e dinarit?
Antony Blinken: Kur nisa të punoja në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë sfida kryesore ishte Ballkani, rajoni. Fillimisht ishte Bosnje-Hercegovina dhe më pas Kosova kështu që shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe qartë. Jemi vërtet persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë mbrapa, tek ajo që njerëzit kanë përjetuar prandaj jemi të angazhuar që të çojmë përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Europën. Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i duhur dhe dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë që ka qenë një forcë për integrim rajonal. Ne e dimë se cila është alternative se e kemi përjetuar, e kemi parë prandaj jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe të punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet.
Edi Rama: Gjithashtu!/ZËRI