
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komentuar gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama reformën në drejtësi. Sipas shefit të diplomacisë amerikane kjo reformë nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por po jep rezultate. Duke përmendur takimet me krerët e institucioneve të drejtësisë, Blinken tha se falë drejtësisë së re, anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Por nuk përmendi në asnjë moment, zyrtarët e lartë, të cilëve u janë vendosur prangat nga SPAK.
Antony Blinken: Ne do i bëjmë institucionet më llogaridhënëse, reforma nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shohim rezultatet. Kam takuar prokurorë e gjyqtarë dhe është e rëndësishme që anëtarë të grupeve kriminale po përballen me drejtësinë. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Ne kemi nënshkruar memorandume mirëkuptimi dhe do ndihmojë për të mos pasur shtrembërime informacionesh.
Ka një luftë informatike nga mëngjesi në mbrëmje, prandaj duhet një mënyrë efektive për ta shmangur këtë gjë. Janë trefishuar investimet amerikane në Shqipëri prej 2011-ës, ka potencial për të ndihmuar planetin tonë të përbashkët dhe ekonominë tonë. Sa i takon lidhjeve tregtare mes vendeve, ne sapo jemi kthyer nga disa takime me të rinj të programeve tonë të shkëmbimit që i bëjnë lidhjet tona akoma më të forta./ZËRI