Politikë

Pse nuk takuat përfaqësues të opozitës? Si përgjigjet Blinken

Antony Blinken tha se kishte patur mjaftueshëm takime, duke përmendur të rinjtë dhe drejtuesit e institucioneve në drejtësi. 

k.m.
Pse nuk takuat përfaqësues të opozitës? Si përgjigjet
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit takoi shumë zyrtarë të lartë në Shqipëri, por asnjë të opozitës. Gjatë konferencës së tij me kryeministrin Edi Rama, i pyetur se pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës gjatë vizitës në Tiranë, Antony Blinken, tha se kishte patur mjaftueshëm takime, duke përmendur të rinjtë dhe drejtuesit e institucioneve në drejtësi. 

“Kam pasur një mundësi të takohesha me një sërë njërëzish e grupe të ndryshme përvec kryeministrit ministrit të jashtëm anëtarë kabineti, personalite të reformës në drejtësi, të rinj të angazhuar në programet tona të shkëmbimit, - kur të kthehem nga darka, do takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorët por mendoj që kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë,”- u shpreh Blinken./ZËRI

Poll

MOS HUMB