Politikë

Rama 'kritika' Kurtit: Mos merrni asnjë hap pa u konsultuar me aleatët dhe SHBA

Po ashtu Rama përsëriti “apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tone”.

E.K
Rama 'kritika' Kurtit: Mos merrni asnjë hap pa u konsultuar me
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek situata në Kosovë gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Rama tha shqiptarët nuk duhet të harrojnë që pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Po ashtu Rama përsëriti “apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tone”.

Edi Rama: Kemi folur për rajonin, kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Jemi të intesuar që rajoni të shkojë para dhe ta shohë bashkmin me Europën si pjesë të pandarë të këtij misioni. E kemi nxitur dhe vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, SHBA kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të njohjes së Kosovës dhe të përmbushjes. Është mirë që asnjëherë shqiptarët të mos e harrojnë që pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA në rajon dhe specifikisht interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve nuk është  një interes i dorës së dytë dhe as i ndarë nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa pas. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedia jo të largët, por edhe për faktin që në momente të caktuara, Serbia nuk e ndihmon procesin. Por shqiptarët e Kosovës duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë të përparojë me kërkesat që janë në tryezën e dialogut që nuk janë shtrënguese, nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë një milimetër, por janë kërkesa që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre larg Republikën e Kosovës, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja shumë më e komplikuar. Përsëris apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tonë. Mbase mund të fitohen disa vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja./ZËRI

Poll

MOS HUMB