
TIRANË- Ka nisur konferenca e përbashkët për mediat mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Kryeministrit Edi Rama. Kreu i Qeverisë vlerësoi marrëdhëieat strategjike mes vendeve, gjë që sipas tij e dëshmon dhe vizita e Blinken në Tiranë. Po ashtu nuk munguan as batutat.
Edi RamaI inderuar sekretari i shtetit, i dashuri Toni është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, disa kur një sekretar viziton vendin tonë. Në llogarinë tonë jeni i gjashti, po këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë. Jemi të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufijtë e Europës. Fakti që gjetët kohë edhe e patë të nevojshme që të ndaleni në Tiranë është një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë. Por edhe vlerësimit që i bëni kësaj miqësie, por edhe e këtij rajoni, nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen, që mes një darke me ne në Shqipëri, e një darkë në Mynih, ju zgjodhët ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne e bëmë tonën, darkën e kishim gati. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe i thellë, e po ashtu edhe nga niveli i mirëkuptimit mes nesh. Kjo vizitë koecidon edhe me përfundimin e misionit të Shqipërisë në OKB për praninë tonë në Këshill dhe suksesin e misionit tonë në 2 vitet që ishim anëtarë jo tëpërhershëm, por edhe mirënjohjen për mesazhin prekës që përcolli ambasadorja e SHBA në OKB. Për vlerësimin që ajo i bëri kombit shqiptar, për fjalët që ndau me publikun, për mënyrën sesi Shqipëria përfaqësoi veten por edhe këtë komunitet vendesh dhe shtetesh që qëndruan së bashku për vlera dhe parime të panegociueshme./ZËRI