
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken ka vlerësuar mbështetjen që SHBA i ka dhënë vendit tonë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, DASH dhe Sekretari Blinken në vazhdimësi theksojnë nevojën për të shtyrë këtë proces të integrimit të Shqiprisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Edi Rama: Kjo është mbështetje që shihet pak por është e vazhdueshme për ecurinë e Shqipërisë në BE. Ky është një proces që varet se çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne e kemi ndjerë dhe e çmojmë shumë interesimin e DASH dhe faktin që në vazhdimësi sekretari nuk e lë pa nënvizuar nevojën për të shtyrë këtë proces të integrimit të Shqiprisë dhe Ballkanit Perëndimor./ZËRI