Politikë

'Trump-i është Trump-i', Rama: Politika amerikane nuk është në maksimum

Ndërsa shtoi se zgjedhjet në SHBA nuk mund të jenë thjeshtë zgjedhje, pasi SHBA-të nuk mund t’u largohen parimeve dhe vlerave për çdo çmim.

E.K
'Trump-i është Trump-i', Rama: Politika amerikane nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit ka preferuar të mos komentojë zgjedhjet në SHBA. Të pranishëm gjatë kësaj konference kishte edhe gazetarë amerikanë, të cilët i drejtuan disa pyetje edhe kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës, e një ndër to ishte edhe gazetarja e "CBS News", Olivia Gazis. Kjo e fundit e pyeti Ramën për deklaratatat e ish-Presidentit Trump për NATO-n dhe nëse po sheh ndonjë zbehje të mbështetjes së SHBA-së ndaj Ukrainës. Në përgjigjen e tij, Rama tha se nuk mendon që NATO-ja, ndërsa sa i përket zgjedhjeve në Amerikë, preferoi që të mos jepte shumë komente. 

Edi Rama: Po më shtyn në një drejtim të rrezikshëm, po më shtyn që të marr pjesë në politikën amerikane që nuk është shumë e këshillueshme kur je mik. Do të doja të ndanim me një hartë të Mongolisë, duke ndjekur shembullin e Putinit, i cili nxorri një hartë. Në atë kohë, Rusia ishte në kuadër të kufirit të Mongolisë, e di që janë njerëz miqësorë dhe të kthehemi pas në kohë për të parë hartat, është një veprim mjaft i marrë. Diçka mund ta them, kam pasur privilegjin që të marr pjesë në NATO, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t'u përballur me NATO-n nuk pashë ndonjë dobësim. Çdo vend, duhet të hedhë më shumë para dhe përpjekje. Zgjedhjet janë zgjedhje, mendoj që në SHBA, zgjedhjet janë më shumë se kaq është fakti që SHBA nuk mundën kurrë që t'u largohen parimeve dhe vlerave për çdo çmim. Nuk kanë frikë nga asgjë nga lëkundja apo heqja dorë e mbrojtjes së vetes tonë. Nuk i kthehemi dot hartave, sepse hapin kutinë e Pandorës. Në këtë rajon kemi shumë harta. Kur zgjedhjet të përfundojnë, çështjet amerikane janë çështje amerikane.

PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:

Në fakt po më shtyn në një drejtim që kam frikë se mund të jetë i rrezikshëm sepse që t’i përgjigjem pyetjes suaj duhet të bëhem pjesë dhe të shkrihem në politikën amerikane që nuk është shumë e këshillueshme kur je mik i SHBA. Por dua që të përfitoj nga prania juaj për t’ju ftuar, ndoshta përmes televizionit tuaj, që të ndani me publikun amerikan një hartë të Mongolisë dhe gjithashtu të shihni intervistën që është bërë sesi është legjitimuar sulmi kundër Ukrainës, duke shkuar deri në shekullin e 9. Po të shihni në atë kohë, Rusia ishte asokohe në kuadër të kufirit të Mongolisë. Unë e di që mongolezët janë njerëz miqësorë dhe nuk mendoj që po të kthejmë kokën, të shohim hartat e të përdorim historinë për të sulmuar popujt e tjerë për të marrë jetët e njerëzve, për të shkatërruar shtëpitë e të tjerëve, për të shkatërruar të ardhmen e të tjerëve, është një veprim mjaft i marrë. Në këtë situatë Ukraina nuk do mund të mbijetonte kurrë së pari e mbi të gjitha pa SHBA dhe pastaj pa aleatët dhe miqtë e tjerë që meqë ra fjala nuk janë të prirur të hyjnë në luftë as me Rusinë apo me këdo tjetër, por duhet të mbrojnë Ukrainën për të mbrojtur botën në të cilën besojnë. Në qoftë se doni që unë të kem një qasje lidhur me Senatin amerikan nuk mendoj se duhet të hyj aty sepse le të themi që politika amerikane ditët e sotme nuk është në maksimumin e saj. Por diçka mund ta them. Kam pasur privilegjin të jem kryeministër i Shqipërisë në NATO kur aty ishte dhe ish-Presidenti. Pavarësisht retorikës, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t’u përballur me oponentët nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s, në të kundërt ajo që ishte vendosur më përpara vazhdonte të qëndronte. Çdo vend vazhdoi të hidhte më shumë para dhe të bënte më shumë përpjekje për të rritur buxhetin e NATO-s. Kështu që zgjedhjet janë zgjedhje, Trump është Trump, politika amerikane është politika amerikane, por mendoj që SHBA janë diçka më shumë se sa kaq. Ajo çfarë e bën unike SHBA-në në bashkësinë tonë të popujve në mbarë botën është që SHBA nuk munden dhe sipas mendimit tim kurrë nuk do t’u largohen parimeve që duhen mbrojtur me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë, përveçse nga lëkundja apo heqja dorë nga të vazhduarit të mbrojtjes së vetes sonë duke mbrojtur të drejtën e ukrainasve për të jetuar në vendin e tyre, për të pasur shtëpitë e tyre të paprekura, për të bërë që fëmijët e tyre të rriten atje, e për të pasur një të ardhme të përbashkët me të gjithë të tjerët pa kërcënimin për t’u fshirë nga harta bazuar në shekullin e 9, 13, 15 apo të çfarëdo shekulli. Sepse kjo hap kutinë e Pandorës dhe mund t’ju them që në këtë rajon kemi shumë harta, por na duhet të shohim nga e ardhmja dhe vetëm e ardhmja do të na bashkojë. Kështu që jo, nuk mendoj që NATO-ja do të dobësohet, nuk mendoj që SHBA-ja do t’i ikin rolit dhe udhëheqjes së tyre. Mendoj që kur zgjedhjet të përfundojnë çështjet amerikane janë çështjet amerikane./ZËRI

Poll

MOS HUMB