
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar këtë të enjte vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë foton e Blinken krah Kreut të Shtetit Bajram Begaj, Meta shkruan se për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Ilir Meta: Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ndodhet këtë të enjte në Tiranë, ku do të qëndojë për afro 10 orë në të parën vizitë të tij në kryeqytetin shqioptar. Blinken ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”, nën masa të rrepta sigurie. Ai u prit në Rinas nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe i Dërguari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj, disa të rinj, stafin e Ambasadës së SHBA-së dhe përfaqësues të drejtësisë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH./ZËRI