Politikë

3 orë në SPAK/ Meta: Më pyetën a ka tërhequr Monika 20 mijë euro? Unë jam marrë politikë ajo me financat

Ai tha se është marrë me politikë, ndërsa veprimet financiare dhe me pronat është marrë me mirëbesim Kryemadhi.

E.K
3 orë në SPAK/ Meta: Më pyetën a ka tërhequr Monika 20
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar në një konferencë për mediat dhe arsyet se përse ishte thërritur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku qëndroi më shumë se tre orë. Meta tha se është pyetur për disa veprime financiare që sipas tij, i ka kryer bashkëshortja e tij, njëkohësisht deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi. Ai tha se është marrë me politikë, ndërsa veprimet financiare dhe me pronat është marrë me mirëbesim Kryemadhi.

Ai tha se është pyetur në lidhje me Albeto Rancini, që sipas SPAK i ka dhuruar Metës palma në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, ai tha se është pyetur në lidhje me leket e ndërtimit të dhëna për kompleksin “Lura” në Gjirin e Lalzit. Po ashtu ishte pyetur për një shumë prej 5000 eurosh, që dyshohet se i është dhënë nga një zyrtare e Ministrisë së Financave, në vitin 2006.

Ilir Meta: Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni taman. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t'i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkon. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punojnë financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi. Unë nuk kam patur asnjëherë besim te SPAK. U krijua në mënyrë të paligjshme. Kemi qenë të detyruar të mbështesim SPAK dhe këdo dhe nuk ka arritje të SPAK. SPAK vetëm ka qëmtuar denoncimet që ka bërë opozita. SPAK për të dhënat e qytetarëve shqiptar dhe që u morën në mënyrë mafioze nga qeveria hapi çështje nga gazetarëve. U detyruan institucionet ndërkombëtare për të hetuar kolegët tuaj. Nuk ndaloj askënd të ketë besim te SPAK dhe të bjer në dashuri me SPAK. SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës, përdoret për të mbajtur nën presion mediat, opozitën. Kush e rrëmbeu Elton Qynon? Unë e rrëmbeva? Gjithçka është bërë me selektivitet të plotë. Si mund të miratohen për dy orë 17 vendime që duan 6 muaj shqyrtime? Si mund të veproj SPAK në mënyrë të paanshme? Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi. Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash.= Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politik

Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar qëndroi për më shumë se 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit tha për mediat se ishte pyetur për disa çështje duke mos preferuar të japë detaje. Ndërsa sa i përket gjuhës së përdorur ndaj SPAK, Kryemadhi tha se ka një çështje krejt ndryshe nga Ilir Meta, i cili e cilëson Prokurorinë e Posaçme si organizatë kriminale. 

SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion. Procedimi i parë lidhet me një kallëzim që është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga avokati Idajet Beqiri, ku akuzon çiftin Meta për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në këtë denoncim përmenden ndërhyrjet estetike që Meta dhe Kryemadhi kanë bërë jashtë vendit, dhe sipas Beqirit nuk kanë deklaruar. Hetimi i dytë lidhet me episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB