Politikë

Jo vetëm vulën, Basha nis të humbë dhe deputetët, Bano: Do jem pjesë e PD! Ikën dhe Çollaku

Sipas saj, ajo ka qenë dhe do të mbetet deputete e Partisë Demokratike duke nënkuptuar në këtë mënyrë rreshtimin krah Sali Berishës. 

E.K
Jo vetëm vulën, Basha nis të humbë dhe deputetët, Bano:
Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano

TIRANË- Dy ditë pasi pasi Gjykata e Apelit e dorëzoi vulën dhe logon e Partisë Demokratike në "duart" e Sali Berishës, duke e njohur tashmë dhe zyrtarisht si kryetar partie, nis dhe largimi i parë nga radhët e deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën. Kështu këtë të enjte, deputetja e Fierit, Eralda Bano Tase ka deklaruar se do të shkëputet nga grupimi i Bashës dhe do të bashkohet me grupin parlamentar demokrat. Sipas saj, ajo ka qenë dhe do të mbetet deputete e Partisë Demokratike duke nënkuptuar në këtë mënyrë rreshtimin krah Sali Berishës. 

Deklarata:

Të dashur qytetarë, Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim. Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por Bano nuk është deputetja e vetme që ka njoftuar largimin. Pasi dhe deputeti i Dibrës Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ai ka qenë dhe mbetet deputet i Paretisë Demokratiuke, duke paralajmëruar kështu bashkimin me grupin e deputetëve të rreshtuar krah Sali Berishës, i cili tashmë ka në dorë dhe vulën dhe logon e partisë. 

Kreshnik ÇollakuUne jam e do te mbetem deputet i Partisë Demokratike.

Më 11 Qershor Gjykata e Apelit vendosi me vendim të formës së prerë se vula dhe logo e Partisë Demokratike i takon Sali Berishës. Ky vendim i hap rrugë njohjes zyrtare të Sali Berishës si kryetar partie, ndërsa zhvesh Lulzim Bashën nga postet dhe detyrat në parti. Paertia Demokratike kaloi në një kalvar seancash gjyqësore për vulën dhe logon, me dy palët që kundërshtonin njëra-tjetrën. Fillimisht ishte Gjykata e Shkallës së Parë ajo që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021. Ky vendim, i cili u etiketua si ''vendimi Zhukri", për shkak të gjyqtarit të çështjes Agron Shukri u ankimua në Apel nga grupi i Bashës. Më pas çështja kaloi në Gjykatën e Lartë, e cila e riktheu sërish çështjen në Apel duke i kërkuar kësaj të fundit të japë zgjidhje përfundimtare për çështjen. Gjatë kësaj kohe, PD ka kaluar në akuza dhe përballje të forta, madje dhe fizike mes dy palëve, që deri para 11 Qershorit njiheshin si PD zyrtare, drejtuar nga Lulzim Basha dhe Rithemelimi me kryetar Sali Berishën./ZËRI

Poll

MOS HUMB