TIRANË- Klodiana Spahiu ka nisur zyrtarisht detyrën e saj të re në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Pas emërimit në këtë detyre, Spahiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin e marrë dhe ka bërë të ditur prioritetet që synon të ndjekë gjatë drejtimit të institucionit.
Spahiu e ka cilësuar shëndetësinë si një fushë me të cilën ka pasur gjithmonë lidhje të fortë, ndërsa theksoi se marrjen e detyrës së re e sheh si një mision për të vijuar reformat në këtë sektor.
Reagimi i plotë i Klodiana Spahiut:
Jam shumë e nderuar që, nga sot, marr zyrtarisht detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në këtë moment të dua të mirënjohjen time të veçantë për Kryeministrin Edi Rama, për besimin e madh të dhënë, si dhe për kolegët e Grupit Parlamentar Socialist, të cilët votojnë për dekretin e Presidentit për emërimin tim në këtë detyrë të madhe.
E marr këtë detyrë me shumë gjëra, por edhe me besimin se mund të kontribuoj për të çuar më tej dhe reformat e jetës në fushën e shëndetësisë dheqenies sociale. Shëndetësia ka qenë gjithmonë një fushë me të cilat kam qenë dhe mbetem shumë e lidhur. Prandaj, kjo detyrë për mua nuk është thjesht një realizim i ri, për një mision dhe një ambicie për të vijuar me energjinë e reformave.
Objektivi ynë është i qartë: transformimi i shërbimeve mjekësore, përmirësimi i shëndetit të spitaleve, rritja e mbrojtjes dhe aksesit në kujdesin shëndetësor dhe sociale, duke qenë gjithmonë qytetar në qendrën e çdo politike dhe vendimmarrjeje.
Marrja e kësaj detyre përkon me nisjen e një Sesioni të ri parlamentar, në një moment të madh për Shqipërinë, kur jemi më afër edhe objektivit tonë madhor: anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me përkushtim, punë dhe punë do të vijojmë së bashku me këtë rrugëtim, për një sistem të mirë modern, të shëndetshëm, të aksesueshëm dhe dinjitoz për çdo qytetar. Faleminderit për besimin!

Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë./ZËRI
