Video

Piroli dhe Ymeri dyshohen për 5 vrasje! 'Shënjestra' në Lezhë, Erjon Tuci

Dyshja u arrestuan fillimisht më 9 tetor në Lezhë lidhur me dyshimet për planifikimin e një atentati. Lidhur me atentatin e dështuar është zbardhur objektivi, ku sipas dyshimeve Piroli dhe Ymeri ishin nisur të armatosur dhe me skafandra për të vrarë Erjon Tucin.

F.I
Piroli dhe Ymeri dyshohen për 5 vrasje! 'Shënjestra' në
Vinçesk Piroli

 

SHKODËR- Hetimet janë thelluar për Vinçesk Pirolin dhe Kristian Ymerin (Shkambi), të arrestuar një ditë më parë, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës. Kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën akuzohen. Raportohet se Piroli dhe Ymeri janë nën hetim nga autoritetet për dyshime lidhur me përfshirjen në pesë vrasje me pagesë, një prej tyre e ndodhur në Shkodër. Dyshja u arrestuan fillimisht më 9 tetor në Lezhë lidhur me dyshimet për planifikimin e një atentati. Lidhur me atentatin e dështuar është zbardhur objektivi, ku sipas dyshimeve Piroli dhe Ymeri ishin nisur të armatosur dhe me skafandra për të vrarë Erjon Tucin. Ekzekutimi i Tucit, dyshohet se ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shtetasi shqiptar në një burg në Greqi. Hetimet vijojnë për të zbardhur rastet dhe rolin e autorëve.

./ZËRI

MOS HUMB