Aktualitet

Përplasje mes disa personave në Fier, tre të shoqëruar në polici

Ngjarja është regjistruar në lagjen '11 Janari' ku pas njoftimit për përplasjen kanë mbërritur shërbimet e Policisë.

M.K.
Përplasje mes disa personave në Fier, tre të shoqëruar
FOTO

FIER- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me shoqërimin e tre prej tyre në komisariat mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit.

Ngjarja është regjistruar në lagjen '11 Janari' ku pas njoftimit për përplasjen kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Patrullat kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar tre persona për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre, ndërsa pritet që Policia të japë detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen./ZËRI

MOS HUMB