Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Burgut të Fushë-Krujës, rreth 100 të dënuar transferohen në burgje të tjera

Raportohet se procesi i transferimit nisi të shtunën dhe përfundoi këtë të diel, ndërsa të dënuarit janë sistemuar në burgjet e Reçit, Peqinit, Jordan Misja në Tiranë, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

zh.ll
Nis rikonstruksioni i Burgut të Fushë-Krujës, rreth 100 të
burgu i fushe krujes

FUSHË KRUJË- Rreth 100 të dënuar në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar në disa institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, në kuadër të rikonstruksionit të këtij burgu. Mësohet se godina ku ata ndodheshin do i nënshtrohet një rikonstruksioni që pritet të zgjasë rreth dy  muaj.

Raportohet se procesi i transferimit nisi të shtunën dhe përfundoi këtë të diel, ndërsa të dënuarit janë sistemuar në burgjet e Reçit, Peqinit, Jordan Misja në Tiranë, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

Sipas raportimeve, për shpërndarjen e tyre është marrë në konsideratë kapaciteti i burgjeve të tjera. Konkretisht, 20 të dënuar janë dërguar në burgun e Fierit, 10 të dënuar në burgun e Lushnjës, 15 në burgun e Elbasanit, 25 në burgun e Reçit në Shkodër, 15 në burgun e Rrogozhinës, 10 në burgun e Peqinit dhe 5 te Jordan Misja në Tiranë.

Transferimi i tyre do të jetë i përkohshëm, deri në përfundim të rikontruksionit. Pas përfundimit të punimeve, të dënuarit pritet të rikthehen në institucionin e Fushë-Krujës./ZËRI

MOS HUMB