DURRËS- Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë detyruar ndryshimin e orareve të lundrimit të dy trageteve në linjën Durrës-Bari. Nisjet e planifikuara për orën 22:00 të mbrëmjes së sotme janë shtyrë për nesër më 13 nëntor në orën 08:00.
Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës bëhet fjalë për tragetin 'Rigel VII' që kryen linjën Durrës- Bari dhe 'Rigel III' në linjën e kthimit Bari-Durrës.
Pavarësisht ndryshimit të orarit të lundrimit, check-in dhe imbarkimi i pasagjerëve dhe automjeteve do të vijojnë normalisht gjatë ditës së sotme. Udhëtarët duhet të paraqiten në port sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit vlen për:
F/B RIGEL VII, në linjën Durrës–Bari;
F/B RIGEL III, në linjën Bari–Durrës.
Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.
Për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës./ZËRI