Aktualitet

Zbardhet SKEMA e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë: Nga kontaktimi i biznesmenëve deri te firma e Arben Vojës

Raportohet se gjithçka funksiononte përmes ndërmjetësimit të sekserëve, të cilët kontaktonin biznesmenë të interesuar për blerjen e tokave, kryesisht për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

zh.ll
Zbardhet SKEMA e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë: Nga
arben voja

FIER- Drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, po përballet me akuzat për korrupsion gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën e Fierit. Në kuadër të hetimeve, ai u ndalua sot nga autoritetet dhe pasi u mor në pyetje për rreth 4 orë, u dërgua në ambientete e paraburgimit të Fierit. 

Çështja për të cilën po hetohet, është tjetërsimi i 44 mijë metra katrorë tokë shtetërore në pronë private e cila më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Ndërkohë, është bardhur skema që dyshohet përmes së cilës kryhej tjetërsimi i pronave.

Si dyshohet se funksiononte skema?

Raportohet se gjithçka funksiononte përmes ndërmjetësimit të sekserëve, të cilët kontaktonin biznesmenë të interesuar për blerjen e tokave, kryesisht për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Pas marrëveshjeve më qytetarët që pretendonin të drejta mbi tokat, dyshohet se dokumentacioni plotësohej në Njësinë Administrative Dërmenas dhe përcillej në Kadastrën e Fierit, i cili më pas merrte edhe firmën e Arben Vojës. 

Lidhur me këtë çështje janë lëshuar urdhër-arreste edhe për Dilaver Shytit, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, si dhe punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu.

Megjithaë, ende nuk ka informacione zyrtare nga organet e drejtësisë. Në vijim, priten detaje dhe masat e caktuara ndaj personave të përfshirë./ZËRI

MOS HUMB