LIVE UPDATES

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e tij, SPAK zbardh skemën e abuzimit (PËRGJIMET QË E FUNDOSËN)

➤ Ish ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj është vendosur në pranga nga SPAK. ➤ Akuzat e ngritura ndaj tij janë disa, një ndër to është abuzimi me fondet e Bashkimit Europian. ➤ Por Beqaj nuk është i vetmi, të cilit i janë tundur prangat. ➤Në total SPAK ka lëshuar 7 masa sigurie, në lidhje me dosjen e abuzimeve me fondet e BE, në kohën kur Beqaj drejtonte SASPAC. ➤ Në pranga bashkë me ish-zyrtarin socialist kanë rënë dhe dy njerëz të besuar të tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. ➤ Për dy persona të tjerë, Gazmend Haxhia dhe Elton Marini, është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. ➤ Beqaj akzuohet se ka abuzuar me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC, ku përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ka përfituar shuma të mëdha parash përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë. ➤ Në dosje evidentohet për konferencën 'Festa' mbajtur në datat 03-05 Prill 2023 që ishte kontraktuar shoqëria që administrohet nga i dyshuari Gazment Haxhia, dhe drejtori Administrativ, Alfred Nikolli ishin paguar dy fatura. Fatura e parë, 125.000,00 Euro nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj, dhe fatura e dytë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me vlerë 38.509.550 lekë, (konvertuar në 380 mijë euro). Pra në total, dy faturat kapin gati vlerën 500 mijë euro. ➤ Ky është vetëm një episod në njoftimin e plotë të nxjerrë nga SPAK. Gjithsej janë 8 të tilla, por nuk ka një total të parave që kanë përfituar nga fondet e Bashkimit Europian.

16 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Beqaj në pranga/ Berisha: Ish-ministri 'kërcënoi' Ramën! Janë bashkë në vjedhje

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Sali Berisha dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të enjte në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, që ishin mbledhur poshtë dritares së banesës së tij, Berisha u shpreh se Beqaj u arrestua se vodhi 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse vodhi 300 milionë euro nga shqiptarët. Ndërkohë nuk munguan askuzat kundër Kryeministrit, Edi Rama, i cili sipas tij, është i përfshiurë në këtë skemë mashtrimi.

Sali Berisha: Sot në një akt ndër më cinikët që mund të ekzistojë, në një akt dëshmie flagrante të kontrollit të plotë dhe total të Skrapit të partisë nga Edi Rama, në një akt të verbër dhe poshtërimi për shqiptarët, Damani i partisë, Zamani i partisë lëshoi urdhër-arresti për Ilir Beqën sepse ai ka vjedhur dhe shpërdoruar, ka blerë makinë, ka paguar dreka dhe darka te restoranti i vet me fondet e BE, në total 125 mijë euro. Me këtë rast, ne duhet të falenderojmë BE-në për qëndrimin që mban ndaj hajdutëve të parave të tij. Por miqtë e mi, Ilir Beqaj arrestohet dhe është në qeli sonte pse ka vjedhur 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse ka vjedhur, ka shpërdoruar me Edi Ramën dhe bandat e tij, me korbën e korrupsionit, 300 milionë euro në 3 koncesionet e shëndetësisë që ka firmosur me dorën e tij të zezë. Miqtë e mi, aferë kriminale e paimagjinueshme është check-upi. Komisioni i KLSH ka gjetur se Vilma Nushi, e cila meriton çdo epitet, por unë nuk po e prish gojën, është paguar në 2 vjet, nga Beqaj dhe Korba e Kovidit për 455 mijë analiza të pakryera kurrë. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur qytetarët e varfër mbeten viktimë e pamundësisë për të bërë një analizë. Shesin ç’kanë dhe nuk janë për të paguar analizat që u duhen për diagnozë. Kurse Beqaj i Ramës dhe Korba e Kovidit i paguanin Vilmës 455 mijë analiza të pabëra kurrë. Miqtë e mi, një debat të zhvilluar midis Edi Ramës dhe Ilir Beqës, në të cilën Edi Rama gati sa nuk po i thoshte se ti Ilir ke ngrënë dardha, nuk ia dha dot, se Iliri e kuptoi dhe i tha: Atë Vilmën ma ke sjellë ti, unë nuk e kam njohur kurrë. Kjo është e vërteta. Po kaq janë vjedhjet e tmerrshme me analiza. Asnjë i burgosur, asnjë i dënuar. Po kaq janë vjedhjet dhe dënimi me vdekje të të sëmurëve me sëmundje të rënda duke mos u dhënë ilaçet. Duke mos marrë mjekimet që meritonin.Nuk ka drejtësi! Për Dumanin, këtë kriminel në krye të organizatës kriminale nuk është krim të lësh tre vjet 600 gra e vajza pa radioterapi, metodë kryesore e mjekimit të tyre. Nuk është krim të lësh 200 të sëmurë pa voltoterapi. Nuk është terapi të lësh qindra e qindra fëmijë pa mjekimin e tyre. Nuk është krim vepra makabre e ish-kunatës së Edi Ramës, që rifut në qarkullim ilaçet e skaduara duke urdhëruar mashtrimin. Nuk është krim për Dumanin, këtë monstër të drejtësisë. Nuk janë krime këto. Por duhet të mbrojë Edi Ramën dhe vjedhjet e tij.

Akuzat e ngritura ndaj tij janë disa, një ndër to është abuzimi me fondet e Bashkimit Europian.  Por Beqaj nuk është i vetmi, të cilit i janë tundur prangat. Në total SPAK ka lëshuar 7 masa sigurie, në lidhje me dosjen e abuzimeve me fondet e BE, në kohën kur Beqaj drejtonte SASPAC.  Në pranga bashkë me ish-zyrtarin socialist kanë rënë dhe dy njerëz të besuar të tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.  Për dy persona të tjerë, Gazmend Haxhia dhe Elton Marini, është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. Beqaj akzuohet se ka abuzuar me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC, ku përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ka përfituar shuma të mëdha parash përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.  Në dosje evidentohet për konferencën 'Festa' mbajtur në datat 03-05 Prill 2023 që ishte kontraktuar shoqëria që administrohet nga i dyshuari Gazment Haxhia, dhe drejtori Administrativ, Alfred Nikolli ishin paguar dy fatura. Fatura e parë, 125.000,00 Euro nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj, dhe fatura e dytë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me vlerë 38.509.550 lekë, (konvertuar në 380 mijë euro). Pra në total, dy faturat kapin gati vlerën 500 mijë euro. Ky është vetëm një episod në njoftimin e plotë të nxjerrë nga SPAK. Gjithsej janë 8 të tilla, por nuk ka një total të parave që kanë përfituar nga fondet e Bashkimit Europian./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

DETAJE nga arrestimi/ Euro dhe telefona, çfarë iu sekuestrua Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtorëve

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË-Ditën e sotme është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kurtulaj dhe biznesmeni Alfred Nikollaj. Ndërkohë do të hetohen në një masë sigurie më të butë  Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona Zijaj. Beqaj akuzohet për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie e shkelje të barazisë në tendera.

SPAK ka ngritur akuzat për “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. SPAK njofton se janë kryer gjithashtu edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj.

NJOFTIMI I SPAK:

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se:

1. Personi nën hetim Ilir Beqaj. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtulaj, i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar:

Së pari: Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim G. H. dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N.

I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “A….. F….. and H….. Lab” sh.p.k, njohur si restorant “G…..” në një vlerë prej 4.189.000 lekë.

Së dyti: Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë “N. S. Int” sh.p.k me Ortak e Administrator personin nën hetim E. M. dhe personin nën hetim B. Z.  për qëllime të përfitimit material;

Së treti: Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim Ilir Beqaj. dhe Ermal Kurtulaj.

Së katërti: Në rastet kur projektet e monituara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt.  Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj e Ermal Kurtulaj me restorantin “G…..”. 

2. Personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtulaj, i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Personi nën hetim Ilir Beqaj ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim Ermal Kurtulaj.

Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për tre persona nën hetim; masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për dy persona nën hetim; si dhe masën e sigurimit së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për dy persona të tjerë nën hetim, të  dyshuar për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. 

Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani gjashtë masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që po kryhen veprime për ekzekutimin e masës për personin tjetër nën hetim. Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin etj.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.

11 MUAJ ME PARE

SPAK: Si Beqaj dhe Kumbaro prenë dy fatura për të njëjtën konferencë

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Mirela Kumbaro dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Ilir Beqajt sqarohet se është abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, të cilat Beqaj duke qenë pronar de facto i restorantit “Gzona” përpiqej t’i kalonte nëpërmjet faturave fiktive në xhepat e tij. Madje në një rast, për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”,-thuhet në njoftim.

I vetmi shërbimi i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, vazhdon SPAK, e cila është organizuar nga restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh. 

Pas më shumë se një viti hetimesh, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë sot në pranga me urdhër të SPAK. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

“Ua qenkam gjobitur?”, si lëvizte Beqaj me makinën që rezultonte në emër të Kurtulajt. SPAK: Ishte e tija

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj dhe makina

TIRANË- Në mesin e një morie akuzash që SPAK ka ngritur në drejtim të ish-ministrit Ilir Beqaj, është dhe ajo për fshehjen e pasurisë, fillimisht për restorantin Gzona në zonën e Kalasë së Tiranës, dhe më pas për pronësinë e një makine, që rezultonte në emër të Ermal Kurtulajt, levës së preferuar të tij.

“Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Edhe pse nën hetim nga SPAK, Ilir Beqaj, shëtiste lirshëm me makinën Tuareg, në pronësi të Kurtulajt, të cilin e cilësonte si mikun e tij. I pyetur nga gazetarët, në një prej shumë ecejakeve në dyert e SPAK, Beqaj dha një alibi të dobët, kur tha se lëvizte me makinën e mikut të tij, për shkak se nuk kishte patentë.

“Edhe sot u paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. u mora në pyetje nga hetuesi. Sot kishim pyetjet për sterilizimit. Diskutuam për gazin dhe aneksin 8, madje për aneksin 8 në një pjesë shumë të plotë sepse e dini që lidhet me këtë çështje është pjesë e dokumentave standarde. Ndërkohë siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihmën e avokatit. Me automjetin luksoz "Tuareg". Prapë jemi gjobitur? Atëherë lidhja me Ermalin ua kam thënë prej kohësh... Ka një arsye shumë të thjeshtë pse vij me automjetin e të tjerëve dhe jo me timin. Unë nuk di ti jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi”, deklaronte pak muaj më parë Beqaj./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Beqajt, SPAK e akuzon për disa vepra penale: Nga korrupsioni te mashtrimi me pasoja të rënda

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK) ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj. Sipas njoftimit për shtyp, në të paktën 8 raste, Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë paracaktuar fituesin e tenderit që do të bëhej.

Në të gjitha rastet fitues ka dalë restoranti i Ilir Beqajt ‘Gzona’ që ndodhet tek kalaja e Tiranës, të cilin e zotëronte së bashku me Kurtulajn. 

Sipas SPAK, Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij që nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin Gzona, që ndodhe pranë Kalasë së Tiranës.

Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim Ilir Beqaj, i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Ilir Beqaj dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë.

Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtulaj, i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

NJOFTIMI I SPAK 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.190, të vitit 2023. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se:

1. Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar:

Së pari: Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim G. H. dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N.

I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “A….. F….. and H….. Lab” sh.p.k, njohur si restorant “G…..” në një vlerë prej 4.189.000 lekë.

Së dyti: Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë “N. S. Int” sh.p.k me Ortak e Administrator personin nën hetim E. M. dhe personin nën hetim B. Z.  për qëllime të përfitimit material;

Së treti: Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim I. B. dhe E. K.

Së katërti: Në rastet kur projektet e monituara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt.  Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim I. B. e E. K. me restorantin “G…..”.

2. Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K.

Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për tre persona nën hetim; masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për dy persona nën hetim; si dhe masën e sigurimit së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për dy persona të tjerë nën hetim, të  dyshuar për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. 

Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani gjashtë masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që po kryhen veprime për ekzekutimin e masës për personin tjetër nën hetim. Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin etj.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Abuzimi me fondet nga Ilir Beqaj, edhe restoranti i Ermal Mamaqit shërbeu si ‘lavatriçe’, disa muaj më pas doli në shitje

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Ermal Mamaqi

TIRANË- Ilir Beqaj, një prej ministrave më të akuzuar të 3 mandateve në qeveri të socialistëve, u vu sot në pranga, për shkak të abuzimit me fondet e BE-së, kur ai ishte në krye të SASPAC. Arrestimi i Beqajt është paraprirë nga muaj të gjatë hetimesh nga ana e SPAK, ku pjesë e skemës ishin dhjetra biznese që ishin të lidhur me Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn.

Një prej tyre e ka trajtuar gjerësisht edhe ZËRI, restoranti “Me nam”, jo prej emrit, po prej Ermal Mamaqit që rezultonte të ishte pronar i tij, ndërsa biznesi u nxor në shitje disa muaj pas skandalit.

Në dosjen e SPAK, rezultonte se “Me Nam” kishte lëshuar tre fatura kundrejt “AS TEK IPA, ITALI-MALI I ZI”, drejtoreshë e kësaj shoqërie rezultonte të ishte shtetësja Genola Velo, e cila po ashtu ishte pjesë e Agjensisë së Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës”, pjesë e së cilës ishte dhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Rezulton se faturat fiktive janë lëshuar nga Fisnik Fili, por që në të vërtetë i përkasin restorant “Gzona” tek Kalaja e Tiranës. Lëshimi i këtyre faturave fiktive është bërë me qëllim që të fshihet fakti që Ilir Beqaj është pronar i “Gzona”.

Pavarësisht se emri i restorantit të tij përmendej nga SPAK, Ermal Mamaqi do të bënte një reagim të vonuar në lidhje me rastin, duke pretenduar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se nuk është pjesë e asnjë skeme pastrimi parash.

Disa muaj më vonë, restoranti “Me nam” u nxor në shitje, ndërsa deklaronte balance negative. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Dosja “Beqaj” fundos biznesmenin Gazmend Haxhia dhe menaxherin e futbollit/ GJKKO iu cakton ‘arrest shtëpie’

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Elton Marini, menaxher futbolli

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pranoi kërkesën e SPAK, për lëshimin e 7 masave të sigurisë, për Ilir Beqajn dhe persona të lidhur me të, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me fondet e BE, përmes agjensisë SASPAC. Bashkë me Ilir Beqajn, GJKKO ka miratuar masën “arrest me burg” për Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollën, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për biznesmenin Gazmend Haxhia dhe menaxherin e futbollistëve Elton Marini.

Gjithashtu, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrollin e banesave të shtetasve Bledar Leka dhe Bjona Ziaj, ndaj të cilëve është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes. Me emërimin e Ilir Beqajt në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët kanë dyshime se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Ermal Kurtulaj ka qenë koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ai ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point. Jo vetëm kaq, Beqaj dhe Kurtulaj ka dyshime që zotërojnë biznese të përbashkëta, ndërsa ish-ministri lëvizte me makinën e vartësit të tij, të cilin e konsideronte mik.

Si përfshihet biznesmeni Gazmend Haxhia në skenë

Gazmend Haxhia dhe biznesmenë të tjerë, që janë përmendur në dosjen e SPAK, përmes prerjes së faturave fiktive, për shërbime që nuk kryheshin, kanë ndihmuar Beqajn në përvetësimin e fondeve. Në dosjen e SPAK, thuhet se EUSAIR, programi që koordinohej nga Kurtulaj, ka pranuar një faturë nga shoqëria tregtare “Landways international” për 149 800 euro. Administrator i kësaj kompanie rezulton Gazmend Haxhia. Më tej, duke ndjekur transaksionet e kësaj kompanie, SPAK-ut i ka rezultuar se kjo kompani ka bërë pagesa ndaj restorantit G’Zona nëpërmjet katër faturave në vlerën e 44 mijë eurove. G’Zona është restoranti që ndodhet në zonën e Kalasë së Tiranës, dhe që ka pronar fundor Ilir Beqajn.

Rasti i Elton Marinit

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Kurtaj ka biseduar me shtetasin Genci Shurdho duke i kërkuar të presë një faturë fiktive me vlerë 35 200 euro. Shurdho nuk e ka kryer vetë shërbimin, dhe ka kontaktuar për këtë Elton Marinin, i cili është administrator i kompanisë “Nine Services INT” dhe në emër të kësaj shoqërie ka prerë dhe faturën e mësipërme. Aktiviteti i saj është i depozituar në QKB, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në çdo veprimtari apo aktivitet të ligjshëm; Shërbime dhe konsulentë mbi aktivitete sportive, në veçanti për sportin e futbollit etj.

Në dosjen e SPAK thuhej: “Në datë 18.08.2023, ora 17:42, kundrejt Eusair Facility Point është lëshuar fatura nga Nine Services INT me përshkrimin “Konsulencë bazuar në kontratë”, në shumën 35.200 euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me bisedën që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdo në datë 02.08.2023. Duke qenë se shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta lëshojë këtë faturë, personi nën hetim ka siguruar lëshimin e kësaj fature nëpërmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shoqërisë tregtare “Nine Services INT” SHPK, me numër Nipti L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshtë i dhënave të regjistrimit në QKB, rezulton se kjo shoqëri është krijuar në datë 03.11.2017 dhe ka ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndërtesa 36, Hyrja 8. Kjo shoqëri ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulentë në aktivitet sportive, në veçanti në sportin e futbollit, konsulencë në mbarëvajtjen e situatave kontraktuare për kategorinë e sportistëve futbollistë, ndërmjetësim për shitjen e të drejtave televizive që lidhen me aktivitete sportive futbollisti etj”. Nga aksesimi i listëpagesave për muajin tetor 2023, rezulton se të punësuar pranë kësaj shoqërie janë deklaruar shtetasit Elton Marini dhe Odeta Marini”./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Ilir Beqaj dërgohet në bllokun e sigurisë te ‘Mine Peza’, agjentët e BKH-së mësyjnë sërish për kontrolle në terren

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
llir Beqaj duke u larguar nga policia e Tiranes

TIRANË- Pasi u mbajt për disa orë në ambientet e drejtorisë së Policisëë së Tiranës, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është dërguar drejt bllokut të sigurisë në rrugën Mine Peza, ku do të mbahet në paraburgim, ndërsa brenda 48 orëve pritet që të dalë para Gjykatës ku do të njihet dhe me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë duke ushtruar aktualisht kontrolle në banesa dhe në zyra, të 7 personave, për të cilët SPAK ka kërkuar masë sigurie. Prokuroria e Posaçme dha masën e arrestit me burg ndaj: Ilir Beqajt, Ermal Kurtulajt, Alfred Nikollas; arresti shtëpie Gazment Haxhisë dhe Elton Marinit; si dhe detyrim paraqitje ndaj Bledar Lekës dhe Bjona Zijajt.

Së bashku me një prej të besuarve të tij, Ermal Kurtulajn, Beqaj dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbimet e pakryera të lëshuara nga bizneset e ndryshme në Tiranë. Ermal Kurtulaj ka qenë në qendër të kësaj skeme, i cili rezulton se ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë SASPAC, Ilir Beqajn, i cili e ka punësuar dhe si drejtues të projektit Eusair.

MASAT E SIGURISË

Arrest në burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitje

Bledar Leka

Bjona Zijaj

/ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Abuzimi me FONDET e BE/ Ç’deklaronte Ilir Beqaj kur pyetej për Kurtulajn: E kam mik!


Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Një urdhër nga SPAK ka vendosur në pranga sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Por arrestimit nuk i ka shpëtuar as miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Ermal Kurtulaj. Por çfarë deklaronte ish-ministri pak muaj më parë kur pyetej për lidhjen e tij me Kurtulajn, të cilit i kishte marrë dhe makinën për ta përdorur gjatë kohës kur thirrej në SPAK, detaj ku që nuk i shpëtoi hetuesëve që bënë lidhjen mes tyre.

“Nuk di t’i jap makinës, prandaj tij me automjetin e të tjerëve, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi,”- përgjigjej Beqaj kur u pyet nga gazetarët se pse përdorte automjetin e Ermal Kurtulajt.

 

“Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. E kam njohje të hershme. Që nga maj 2022 ka punuar jo në SASPAC, por në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC,”-shtoi Beqaj për mediat një prej herëve të shumta që ishte thirrur në SPAK, duke e cilësuar të riun si mik, ndërkohë që për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kurtulaj nuk ishte gjë tjetër veçse sekseri i tij. 

Përveç Beqaj dhe Kurtulaj, në pranga sot kanë përfunduar edhe Alfred Nikolla, ndërsa Gazmend Haxhia dhe Elton Marini janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Për Bledar Lekën dhe Bjona Zijaj, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

“Bëje 20 që të mbyllim, ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, përgjimet që fundosën Ilir Beqajn, SPAK kontrolle në banesa dhe zyra

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u vu sot në pranga me urdhër të SPAK, pas hetimeve për abuzimet me fondet e BE, në kohën kur socialisti drejtonte SASPAC. Arrestimi i Beqajt, dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij, dy prej të cilëve u lanë nën masën e arrestit të shtëpisë, erdhi pas muajve të gjatë të hetimeve, por edhe kontrolleve që agjentët e BKH kanë bërë në banesa dhe në zyrat e personave të përfshirë. Përgjimet e kësaj dosje, janë bërë publike dhe më herët nga ZËRI, ndërsa me arrestimin e Beqajt, provohet dhe skema e abuzimit që ai kishte ngritur, me qëllim përfitimin monetar. Përmes Ermal Kurtulajt, njeriut të tij të besuar, Ilir Beqaj pastronte paratë në bizneset ku vetë ai rezultonte pronar në hije, përmes prerjes së faturave fiktive, për shërbime që nuk kryeheshin.

DOSJA QË FUNDOSI BEQAJN

SPAK zbuloi gjatë hetimeve, se Ermal Kurtulaj, i punësuar si koordinotator i projektit “Eusair Facility Point” gjatë ushtrimit të detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme duke u përfshirë në veprime korruptive për qëllime përfitimi.

Në një komunikim telefonik me shtetasin Genci Shurdho, Kurtulaj i ka kërkuar atij të faturojë një pagesë prej 35,200 euro për një shërbim që dyshohet se nuk është kryer.

“Po më duhet një përgjigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri (Beqaj) dhe duhet të firmos ca letra prandaj po them”, i thotë Ermal Kurtulaj personit Genci Shurdho në një bisedë të përgjuar.

Prej kësaj bisede thotë SPAK të krijohet dyshimi se fatura do të jetë thjesht fiktive për të justifikuar shpenzimin e shumës 35,200 euro. Por shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur t’ja lëshojë këtë faturë, të cilën Ermal Kurtulaj e ka siguruar në kompaninë “Nine Services Int” Sh.p.k me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin Elton Marini.

Sic rezulton më pas në biseda të tjera të përgjuara gjatë periudhës gusht-shtator 2023, Ermal Kurtulaj i thotë se i duhen edhe fatura të tjera. Në 20 nëntor 2023 është lëshuar një tjetër faturë me vlerë 16,600 euro nga kompania e shtetasit Elton Marini.

Pjesë e skemës ka qenë dhe personi fizik Bledar Leka, i cili ka lëshuar një faturë me vlerë 20,000 euro për llogari të “Eusair Facility Point” dhe është kapur në përgjime me vartësin e sekserin e Ilir Beqes, Ermal Kurtulaj.

“Bëje içik atë faturën sot. Do ta çoj niptin me foto dhe te kontrata dhe ca përshkrimesh, si do e shkruajmë etj”, thuhet në një bisedë të përgjuar mes tyre. Po kështu në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, Ermal Kurtulaj pyet shtetasin Bledar Leka: “Atë tënden nga 15 po ta bëjmë 20, e bën dot ti apo jo? … e pastaj hë se duam ta bëjmë 20 që të kena mundësinë për me mbyll ca gjona të tjera me atë meqënëse ti je pa TVSH apo jo?”

Në vijim të bisedave për fatura të tjera fiktive për punime/shërbime të pakryera thotë SPAK, Ermal Kurtulaj i kërkon në nëntor një tjetër faturë shtetasit Bledar Leka. “Ke hapësirë për të bo i gjo nja 900 euro shërbim konsulence pagesë kesh”, pyet Kurtulaj në një tjetër bisedë të përgjuar.

Sekseri Ermal Kurtulaj i cili vepronte për llogari të Ilir Beqajt sipas dosjes së SPAK, rezulton edhe si drejtues e i punësuar i një shoqate me emrin “Good Health”, përmes së cilës kryen lëvizje parash për shërbime të pakryera. Punonjësja e SASPAC, Mira Topçiu, në këtë rast si person fizik, i faturon kolegut të saj në po këtë agjenci, fatura për shërbime konsulence me vlerë disa mijë euro.

Siç rezulton nga veprimet e kryera ndërmjet subjekteve, por edhe në komunikimet që kryhen ndërmjet Mira Topçiut, Bjona Ziaj, Dhurata Thanasi dhe Ermal Kurtulaj, ata kërkojnë sigurimin e faturave me qëllim përfitimin e shumave nga këto subjekte thuhet në dosjen e SPAK. Bëhet fjalë për një event të datës 1 nëntor 2023, ku Mira Topçiu komunikon me Bjona Ziun të cilës i kërkon të lëshojë një faturë.

“Nga personi jot fizik më duhet komplet për cështje pune se spo dime se si do e rregullojmë ngaqë do paguajmë këtë eventin e vizibilitetit nga programi ynë i Kosovës. Hëme duhet një person që të më lëshojë nji faturë. Domethënë nji person që do na bëjë qeranë neve, na ka ca lekë borxh”, thotë Mira Topçiu në bisedën e përgjuar nga SPAK.

KONTROLLET E SPAK

1. Kontrollet e banesave 

Banesë në përdorim të shtetasit Ermal Kurtulaj, pranë Kopshtit Zologjik, Kompleksi Mateo, kati 3.

Banesë në përdorim të shtetasit Sabjan Kurtulaj, banesë e ndodhur në rrugën "Frosina Plaku"; Nd. 36; H. 2; Ap. 54; Njësia Administrative nr. 7: Njësia Bashkiake nr. 7; 1023; Tiranë.

Banesë në përdorim të shtetasit Gazmend Prenga, banesë e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr. 2, Rruga "Kardi Kërçiku", Nd. 59, H1, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë.

Banesë e shtetasit Arben Dani ndodhur rrugën rrugën "Isa Boletini". Nd. 2, H1, Njësia Administrative nr. 9, 1016, Tiranë;

Banesë e shtetasit Ilir Beqaj, i biri i Hamid dhe Lirije, i datëlindjes 18.02.1968, me nr. personal G80218157A, banesë ndodhur pranë sheshit "Frederik Shopen", rruga "Ibrahim Rugova" (pallati ku ndodhet dega e "UNION BANK" (pallati ne cepin ku kryqëzohet rruga "Ibrahim Rugova me rrugën "Adem Jashari"). Tiranë.

2. Të lejohet kontrolli i automjeteve:

Me targë AB020DE, Touareg, ngjyrë e zezë, viti 2012, në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj,

Me targë AC002EK, AUDI Q8, ngjyrë e zeze, viti 2019. në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj;

Me targë AA1755NC, Mercedes Benz E220, viti 2003. ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetasit Sabian Kurtulaj;

Me targë AB720JO, Land Rover Discovery, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetasit Sabian Kurtulaj;

Me targë AA343YH, Audi A4, ngjyre e zeze 2006, në pronësi të shtetasit Gazmend Prenga.

3. Të lejohet kontrolli i vendeve, zyrave dhe selive si më poshtë:

Zyrave (vendi i tyre i punës) të përdorura nga shtetasit Ermal Kurtulaj dhe Mira Topçiu, ndodhur pranë Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Tiranë.

Zyrave dhe ambienteve të "GZONA RESTORANT (Albanian Food and Hospitality) me NUIS L913290210, me vendndodhje "Kalaja e Tiranës", Tiranë;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë "Curri Group" me NIPT M214090190;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë DELTA HOLDING me NIPT M31316015P;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë FARMED ANTIBIOTICS me NIPT L71517034M;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë DELTA PHARMA - AL me NIPT K62202046U;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë DELTA MED me NIPT L78513201T, të gjitha të ndodhur në Tiranë, Kashar, Autostrada Tiranë - Durrës, km.3, zona kadastrale 2679, nr. pasurie 19/27/1 Tirane dhe Rr. 'Islam Alla', Zona Kadastrale 8380, Nr. Pasurie 02-N3, Vol.18. Faqe 220 M31316015P;

Të zyrës dhe ambienteve ku ushtron veprimtarinë Shoqata Good Health: Rruga "Spiro Moisiu".nd.3, hyrja nr. 1, ap. nr. 11. Tiranë.

4. Kontrolli personal i këtyre shtetasve

Ilir Beqaj, i biri i Hamid dhe Lirije, datëlindja 18.02.1968, nr. personal G80218157A;

- Arben Dani, i biri i Ramadan dhe Hamide, datëlindja 12.11.1961, nr. personal: G11112030B;

- Ermal Kurtulaj, i biri i Xhemal dhe Hyleme, datëlindja 03.01.1980, nr. personal; 100103088F, adresa e banimit;

Sabjan Kurtulaj, i biri i Xhemal dhe Hamide, datëlindja 02.08.1982, nr.personal 120802070B;

Gazmend Prenga, i biri i Fran dhe Majlinda, datëlindja 08.08.1985.

nr.personal: 150808049Q;

- Amarildo Deda, i biri i Ded dhe Marie, datëlindja 24.11.1990, nr. personal J01124024T;

Eduard Curraj, i biri i Gjon dhe Shaqe, datëlindja 13.10.1973, nr. personal: H31013028R;

- Dorian Sadiku, i biri i Tahir dhe Elisabetë, datëlindja 20.06.1979, me nr. Personal: H90620115D

/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

E PLOTË- 3 në pranga dhe dy në arrest shtëpie, kush janë bashkëpunëtorët e Beqajt në dosjen e abuzimit me fondet e BE

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i SPAK, që çoi në pranga ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe dy persona të afërt të tij. Në total prokuroria ka lëshuar 7 masa sigurie, 3 arrest me burg, dy arrest shtëpie dhe dy të tjera detyrim paraqitje. 

Mësohet se tre personat ndaj të cilëve është dhënë masa e arrestit me burg, janë ish-ministri Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Masa e arrestit shtëpiak është dhënë për dy shtetasit Gazmend Haxhia dhe Elton Marini.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontroll banese për dy shtetasit Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, për të cilët është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje. 

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është nën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Beqajt, reagimet e socialistëve, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin. Spiropali: Ç'është ky ngut?!

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Erion Braçe

TIRANË- Kanë ardhur reagimet e para nga socialistët për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Teksa futeshin në Kuvendin e Shqipërisë për seancën e sotme plenare, deputetët janë ndaluar nga mediat për të dhënë një koment lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm. Më gjatë u ndal të komentonte deputeti Erion Braçe, i cili u shpreh se nuk kishte shumë informacion lidhur me ngjarjen përveçse njoftimit të parë nga SPAK, por shtoi se peshorja po anonte vetëm nga një anë. Edhe ministrja për Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e dha një koment të shkurtër, ndërsa deputeti Eduart Shalsi nuk e komentoi fare.

REAGIMET E SOCIALISTëVE PëR ARRESTIMIN E BEQAJT: 

Braçe: Me thënë të drejtën kam parë vetëm lajmet e para. Duhet të marr informacion më tepër. Video me pranga në duar nuk përbën argument. Po më pyesni për vjedhjen e fondeve të BE, duhet të shohim minimalisht një informacion për të kuptuar atë që ka ndodhur realisht. Përtej kësaj, patjetër që reforma në drejtësi për kë u bë? Për të mbajtur përgjegjës zyrtarët që kanë shkelur ligjin. Ajo që unë dua të them është që dua t'ju sjell në vëmendje faktin që nuk ka përgjegjës për 21 janarin ku janë vrarë njerëz, nuk janë vjedhur lekë; nuk ka përgjegjës për Gërdecin ku janë vrarë njerëz nuk janë vjedhur lekë; për gjëra akoma më të rënda që kanë shënjuar historinë e këtij vendi. Patjetër që në momentin që në ka implikime lidhur me fondet buxhetore, duhen parë gjërat. Qoftë tek fondet e Bujqësisë, qoftë tek fondet e tjera të BE. Patjetër që PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, po e mban. Jam i bindur që kur të paraqitemi para një gare elektrorale, gjithsecili do të marrë kosto. Por thënë këtë të kemi në vëmendje faktin që PS është e angazhuar në një proces të thellë reformimi me qëllim të adresojmë korrupsionin. Peshorja ka humbur ekuolibrin për sa kohë që në këtë vend kanë humbur jetë njerëzish dhe nuk mbahet askush përgjegjës. Përkundrazi...pjesa më e madhe janë në sallën e parlamentit. Dua të them që drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke nisur nga ngjarjet më të rëndë që kanë shënjuar historinë e këtij vendi dhe që jeta e njerëzve është themelore. Nuk ka të drejtë që ta marrë askush dhe ku vjen muhabeti nuk ka ndodhur asgjë.

Spiropali: Ç'është ky ngut?! Ç'është ky zell!? Ç'është ky ngut për të drejtuar mikrofonat për një çështje që do të gjykohet nga drejtësia?

Shalsi nuk komenton

/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

U arrestua në banesë, pamjet kur Ilir Beqaj dërgohet në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj

TIRANË- Kanë dalë pamjet e para pas arrestimit të ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai është vënë në pranga rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e banesës së tij, dhe më pas është dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte agjencině SASPAC. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në pranga janë vënë Ermal Kurtulaj, një nga njerëzit më të besuar të Beqajt, si dhe shtetasi Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj ka qenë koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Mësohet se në total janë lëshuar 5 urdhër-arreste, ku për tre prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për dy të tjerë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

SPAK konfirmon arrestimin e Ilir Beqajt, kush janë dy personat e tjerë që ranë në pranga

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, duke konfirmuar lajmin, ndërsa në vijim pritet që të japin një njoftim zyrtar në lidhje me shkaqet që çuan në pranga ish-zyrtarin e lartë socialist.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqaj, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do të vijojë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp,” thuhet në një reagim zyrtar.

ZËRI ka mësuar se bashkë më Beqajn, në pranga kanë rënë edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.

Edhe avokati i Beqajt ka konfirmuar arrestimin e tij, ndërsa mësohet se operacioni është ekzekutuar nga policia e Tiranës rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Beqaj ndodhej në banesën e tij në momentin e arrestimit nga policia. 

Nga të dhënat e para mësohet se Beqaj është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet e donatorëve.

Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC.

Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore”.

Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë "detyrim me paraqitje" për "shpërdorim detyre" lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Krahu i djathtë i Ilir Beqajt, në pranga dhe Ermal Kurtulaj, dy miqtë do të ‘ndajnë’ qelinë

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- ZËRI mëson detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili u vu në pranga së bashku me dy persona të tjerë.

Burime bëjnë me dije se personi i dytë i arrestuar është Ermal Kurtulaj, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Beqajt. Kurtulaj është personi që ka firmosur të gjitha faturat fiktive, të keqmenaxhimit të fondeve të BE-së.

Për momentin nuk dihet ende identiteti i personit të tretë që është vënë në pranga me urdhër të SPAK.

Kush është Ermal Kurtulaj, me makinën e të cilit shkonte edhe në SPAK Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj ka qenë shoqëruesi i përhershëm i Ilir Beqajt, në 10 vite pushtet të socialistëve ka mbajtur 3 herë poste drejtuese. Falë lidhjeve me ish-ministrin. Ermal Kurtulaj ka njohur për herë të parë pozitat e drejtorit, në vitin 2014, kohë kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Ilir Beqaj.

Nga 3 janari 2014 deri më 31 janar 2016, Kurtulaj ishte pjesë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me 3 detyra. Pas vitit 2016, Ermal Kurtulaj u emërua si specialistit të mbikëqyrjes së PPP-ve dhe koordinator të Agjensisë së Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vitin 2018, Beqaj e emëroi Kurtulajn si Drejtor Ekonomik-Financiar dhe person të autorizuar për veprimet me bankat, te kompania e tij.

“INTECH+Shpk”, firmë e cila në 10 vite ka marrë m 52 milionë Euro tenderë nga qeveria. Ndërsa pas marrjes së detyrës së re në SASPAC, ku do të menaxhoheshin dhe donacionet e huaja, Ilir Beqaj e emëroi Kurtulajn si përgjegjës të kontakteve. Këtu mori dhe fund karriera e vartësit të preferuar të Beqajt.

Kjo pasi SPAK zbuloi se Beqaj dhe Kurtulaj bashkëpunonin mes tyre, në mënyrë që të merrnin paratë e të huajve, përmes lëshimit të faturave fiktive. Njëra prej skemave ishte pikërisht restoranti “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, në 7 raste, Kurtulaj rezulton se ka kryer prerjen e faturave fiktive nga subjekte të caktuara për shërbime të pakryera me qëllim përfitimin e parave që do të paguheshin nga programi Eusair, në të cilin ai ishte koordinator./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Abuzimi me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Abuzim me fondet e BE/ Arrestohet Ilir Beqaj dhe 'të besuarit' e
Ilir Beqaj

TIRANË- Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 2 persona të tjerë. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se arrestimi i Beqajt është bërë për dosjen e keqmenaxhimit të fondeve të huaja, teksa ai ishte në drejtimin e SASPAC. Prokuroria e Posaçme ka dyshime të forta se Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencisë SASPAC.

Përmes njerëzve të besuar, ku njëri prej tyre ishte Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbimeve të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Hetimet për SASPAC

Ermal Kurtulaj sipas SPAK, ishte ne qendër të kësaj skeme, i cili rezulton se ka njohje te hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, i cili e ka punësuar edhe si drejtues të projektit Eusair. Kurtulaj është përgjuar dhe vëzhguar gjatë bisedave apo kontakteve me pronarë të bizneseve të ndryshme, ku merr prej tyre fatura për eventet e organizuara.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kurtulaj ka marrë ndër të tjera fatura nga një biznes në Tiranë, që në fakt i përkasin restorantit “Gzona”, tek Kalaja e Tiranës dhe këto veprime janë kryer me qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe Shtetasit Ilir Beqaj, që atëkohë ishte drejtori i SASPAC dhe monitoronte projektet.

Kjo për faktin, se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në masën 50 për qind e kompanisë së zotëron restorantin, aksione që më pas i ka shitur dhe dhuruar tek Arti Malaj, i cili më pas ja ka shitur Eduart Curraj, administratorit të kompanisë farmaceutike “Delta Pharma”, që u bastis nga SPAK, për shkak se ka dyshime se Beqaj e ka favorizuar edhe kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

SPAK ka dyshime se restoranti është në zotërim indirekt nga Ilir Beqaj dhe janë bashkëpunëtorët e tij, kryesisht Ermal Kurtlaj që përpiqet të shmangë çdo lloj përfshirje të ish-ministrit, me qëllim që të mos ketë probleme me ligjin.

Ish-ministri i shëndetësisë, ishte gjithashtu nën hetim, dhe nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitje" për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB