LIVE UPDATES

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal Trashajt, tregon telefonatën e fundit: S'gjeti drejtësi

➤ Pal Trashaj është viktima e parë e kompanive të mbledhjes së kredive të këqija në vendin tonë. ➤ 63-vjeçari nga Lezha erdhi në Tiranë për të pirë fotoksinë para dyerve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ Historiani nga Lezha kishte marrë një kredi pranë "NOA" dhe më pas, kjo kredi i ishte shitur MCA (një prej institucioneve që ZËRI ka denoncuar prej muajsh). ➤ Mirëpo edhe pse pretendonte se detyrimin e kishte paguar, Trashaj iu sekuestruan të gjitha pronat e tij. ➤ Kështu, në pozitë të vështirë, kishte depozituar një kërkesë pranë SPAK për të hetuar çështjen e tij. Por, sipas të birit, në prill kishte marrë një përgjigje negative. ➤ Ndaj, dje, në sy të të gjithëve, "live" konsumoi barin e vdekjes.➤ Por MCA ka reaguar dhe ka hedhur poshtë pretendimet e viktimës që nuk i përgjigjet dot më, duke shtuar se ai nuk ka qenë depitor prej 18 muajsh pranë kompanisë së tyre. ➤ Megjithatë, i biri i viktimës, ka dalë sërish për mediat duke premtuar se çështjen e të atit do ta ndjekë deri në Strasburg.

6 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

DOKUMENTI- Lutja e Pal Trashajt: Më lironi pagën, duan të marr kredi tek MCA, por s'do ndodhë (IA DËRGOI EDHE SEJKOS)

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal
Pal Trashaj

TIRANË- Kjo që shihni më poshtë është lutja e fundit e Pal Trashajt për t'i zhbllokuar pagën! Në dokumentin e mëposhtëm, të siguruar nga "Prapaskena", drejtuar zyrtarëve të Bankës Kombëtare Tregëtare, Trashaj dukej i vendosur për të gjetur të drejtën e tij. Me emër dhe mbiemër denonconte përmbaruesit Helidon Xhindi dhe Fatos Alimadhi, të cilët edhe më parë janë denoncuar nga ZËRI, se i kishin bllokuar pagën që i kalonte në bankë. Që në 2022 pretendonte se nuk kishte asnjë detyrim, por kishte kuptuar skemën ku donin ta fusnin: Të merrte një kredi tjetër tek MCA! Kjo shkresë i ishte vënë për dijeni edhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili nuk bëri asgjë për të ndërhyrë, që ndoshta do i shpëntonte jetën 63-vjeçarit. 

LETRA E PAL TRASHAJT: 

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal

BKT më ka bllokuar pagën dhe llogarinë pa asnjë të drejtë që në 8 prill 2022. Me sekuestrimin e Helidon Xhindit dhe Fatos Alimadhit. Dy bllokime nga dy përmbaruesa për të njëjtën gjë. Kam dy muaj që BKT Lezhë më mban rrogat pa asnjë të drejtë kur duhet t'i lironte për 10 ditë se përmbaruesat dhe shkresat e ADCA MCA janë mashtrime. Ky është një mashtrim në ditën për diell. Nuk kam asnjë detyrim as unë, as Dirjan ndue Pjetri për një histori mashtruesash që prej vitit 2008 tek NOA. Ligji për Bankën e Shqipërisë nuk lejon sekuestrimin më shumë se 10 ditë kur përmbaruesi nuk merr lekët e debitorit në llogarinë e vetë. Përmbaruesit Helidon Xhindi dhe Fatos Alimadhi, të dy bashkë nuk kanë asnjë llogari në emër të vetë dhe presin që unë të marr kredi tjetër nga e para tek MCA si shumë hallexhinj të tjerë. Por as unë, as Dirjan Ndue Pjetri dorëzani im nuk do e bëjmë. Do gjejmë të drejtën tonë me ligj. Mashtruesat do përgjigjen për këtë mashtim. Ju si drejtor i BKT dhe si drejtore e bllokimeve duhet të më lironi sot më 5 korrik 2022 urgjent llogaritë tona bankare. S'keni asnjë të drejtë t'i mbani të bllokuara prej mashtruesave të ADCA-MCA dhe përmbaruesa të tyre! Nëse nuk lirohen sot llogaritë tona do ju akuzoj të dyve personalisht dhe do dërgoj kallëzimin tim në të gjitha ambasadat dhe mediat. Bashkë me kërkesën do ju dërgoj edhe letrat e mashtruesave. Të gjitha nga ADCA

Trashaj dha jetë sot pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Mjekët të ftohtë”, djali i 63-vjeçarit që piu fotoksinë para SPAK: Injorimi i një njeriu në nevojë është i rëndë

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal
Gledis Trashaj

TIRANË- Djali i Pal Trashajt, i cili i dha fund jetës përpara Prokurorisë së Posaçme ka treguar detaje nga nga ngjarja e rëndë. Gledis Trashaj në një intervistë për Breaking në Top News, tregoi se para se të shkonte në SPAK, i ati kishte pirë kafe me një shok. Ai u shpreh se u përball me një ftohtësi ekstreme të mjekëve të cilët u kujdesën për babanë e tij. Po ashtu djali i të ndjerit tregoi në lidhje me kreditë, ku deklaron se i ati kishte një çantë me dokumenete dhe se shpesh punonjës të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve e telefononin pa numër.

“Një shok i tij që ka konsumuar kafen i ka thënë që do shkoj tek Spaku e do të mbaroj punë atje. Ai ka dokumente ka një çantë, nuk e kuptoj se si policia kriminale, e merrnin edhe pa numra këta të mikrokredive. Ai u injorua dhe injorimi i një njeriu në nevojë është gjëra më e rëndë, ti kalon në kaos psikologjik. Është një show horror, ku është problemi, shumë familje kanë të njëjtin problem, kjo nuk është individuale, jo më larg se sot më ka thënë që e kam edhe unë këtë problem. Unë jetoj jashtë erdha në shtëpi në orën 1 të natës. Ai ishte i intubuar kishte parametra jetësorë dhe më pas….po pres ekspertizën. Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, dhimbja këtu u trefishua, një nga familjarët ka bërë dhe video ku shikoja, shikohej qartë një ftohtësi ekstreme (e mjekëve). Thoshte jo jo është diçka e mbaruar, jashtë njerëzit thonë do ia dali, sikur e bënë fakt të kryer (vdekjen)”, tha ai.

Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Pal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequr sekuestron në 2023 (Si fshihen pas detajeve)

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal
Foto ilustruese

TIRANË- Vdekja e Pal Trashajt ka shokuar opinionin publik, pasi publikisht është shënuar viktima e parë e kompanive të mbledhjes së kredive të këqija. Edhe pse nuk duhet të operojnë më si kompani, sërish "MicroCreditAlbania" ka gjetur një mundësi reagimi për 63-vjeçarin që zgjodhi t'i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë para dyerve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por fatkeqësisht ndërroi jetë sot në mëngjes në spital. Disa orë më vonë, duket se MCA ka përpiluar një shkrim që e ka shpërndarë në media, të cilat i akuzon se përdorin emrin e institucionit me dashakeqësi, edhe pse aktualisht janë në skedën e Prokurorisë së Tiranës për mashtrim. Për më tepër që ishte vetë i ndjeri Trashaj, ai që i akuzonte publikisht se i kishin sekuestruar me pa të drejtë pasuritë. Në shkrimin e tyre të gjatë, ku kanë bashkangjitur dokumentat që kanë lidhur me të dhënat e viktimës (i cili fatkeqësisht nuk mundet që të replikojë më), nisin me një sqarim sesi funksionojnë në vend kompanitë e mbledhjes së kredive të këqija.

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i PalViktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i PalViktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i PalViktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i PalViktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal

 

Madje me mburrje shkruajnë se falë tyre në vend u ul numri i kredive të këqija, nga 25 në 4%.

"Na ka bërë shumë përshtypje që ndonëse një numër i konsiderueshëm mediash publike kanë drejtuar gishtin mbi ne sa i takon rastit fatkeq të z.Pal Trashaj, deri në momentin e hartimit të kësaj deklarate asnjë media dhe asnjë gazetar nuk  i është drejtuar institucionit tonë për shpjegime apo sqarime mbi praktikën e z.Pal Trashaj,"-shkruan MCA, kur në fakt ishte vetë i ndjeri që i akuzonte për padrejtësi, madje dhe u vetëflijua për pretendimet e tij që nuk i dëgjoi askush veç mediave.

Më tej, vazhdojnë duke shkruar se që prej janarit 2023 kishin urdhëruar heqjen e sekuestrove mbi llogaritë dhe asetet e të ndjerit, duke pretenduar se kishte 18 muaj "i lirë" pa asnjë bllokim.  Më pas, "topin" e kalojnë tek drejtësia, duke u shprehur se Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë ka mbrojtje për kreditorët e këqinj. Siç supozohet të jetë në këtë rast 63-vjeçari. 

"Kompania jonë ka asgjesuar tërësisht ekzistencën e “arkës së kompanisë”, pra kompania jonë nuk ka fare arkë ku mund te shlyhen detyrimet. Këtë vendim drastik ne e kemi ndërrmarë që në fillim pikërisht me qëllimin që të mos kishte asnjë shteg apo mundësi që kredimarrësit me probleme të hynin në tentativa për favore me punonjësit tanë jashtë kornizës ligjore apo te keqinterpretohej procesi shlyerjes se borxheve. Ka zero mundësi ligjore që kompanitë e likujdimit të borxheve të këqija apo përmbaruesit të mbajnë peng ose të luajnë me faktorin “zvarritje” në kurriz të kredimarrësit. Për sa më sipër, garantojmë të gjithë qytetarët e indinjuar ndoshta me të drejtë se kompania MCA në asnjë moment nuk ka tejkaluar kompetencat e saj,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin zyrtar të MCA.

Pra, e thënë shkurt: Pal Trashaj sipas MCA ka keqkuptuar gjithçka dhe të gjitha pasuritë dhe asetet nuk i ka pasur në sekuestro, por gjithsesi ka vendosur që t'i marrë jetën vetes. Gjithmonë sipas MCA, pasi i ndjeri deri në momentet e fundit të jetës kërkoi të drejtën e tij, edhe përballë SPAK. Teksa MCA pretendon se e ka hequr sekuestron ndaj Trashajt, nuk sqarojnë asgjë për marrëveshjen lidhur me kredinë e re që 63-vjeçari kishte marrë dhe çfarë statusi kishte. Gjithë çfarë kanë bërë është mbivendosja e informacioneve të parëndësishme dhe fshehja pas detajeve.

REAGIMI I MCA: 

Duke marrë shkas nga ngjarja fatkeqe e zotit Pal Trashaj, së pari dëshirojmë të shprehim hidhërimin dhe befasinë tonë mbi humbjen e jetës duke i përcjellë ngushëllimet familjarëve dhe gjithë të dashurve të tij. Akti vetëmohues i zotit Trashaj përveç tragjedisë dhe dhimbjes që ka shkaktuar te të shtrenjtët e tij, rezulton se po keqpërdoret për spekulime dhe linçim mediatik ndaj subjektit tonë tregtar, kompanisë Micro Credit Albania (MCA). Të gjendur në këto rrethana befasuese dhe të pazakonta për ne, dëshirojmë që menjëherë dhe në mënyrë shteruese të bëjmë të ditur pozicionin tonë.

Kjo deklaratë e jona është e konceptuar në tre skedarë. Skedari i parë është sqarimi elementar dhe i kuptueshëm për këdo i mënyrës se si funksionon sistemi i shlyerjes së borxheve të këqija. Skedari i dytë është dokumenti bashkëlidhur këtij e-mail-i me emërtesën “MEMO Subjekti Pal Trashaj ” ku në mënyrë kronologjike shpjegohet çfarë ka ndodhur procedurialisht me këtë subjekt. Skedari i tretë janë dokumentet që vërtetojnë referencat e MEMO-s, këto dokumente janë në format PDF me emërtesat përkatëse.

Duke vijuar me sqarimin elementar së pari për ta bërë fabulën më të kuptueshme për të gjithë vlen të theksohet se të gjithe kompanitë e mbledhjes së borxheve të këqija operojnë në tregun shqiptar prej afro një dekade bazuar në një paketë aktesh ligjore dhe nën/ligjore të  votuar nga ligjvënësi. Futja në lojë e kompanive që mbledhin borxhet e këqija, ka qenë një projekt i konceptuar dhe i kërkuar me këmbëngulje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Të paktën deri në vitin 2012, bankat në Shqipëri apo institucionet e kreditimit kishin një nivel të borxhit të keq ose të kredive të këqija që shkonte deri në 25%. Ky prag ishte shumë i lartë dhe në raportet e auditimit ndërkombëtar i ekspozonte bankat shqiptare jo vetëm si të paafta për të vijuar me kreditimin e projekteve të mëdha, por nga ana tjetër i damkoste ato si institucione me risk të lartë. Për të bërë shkëputjen e këtij problemi nga bankat, FMN sugjeroi dhe kërkoi me këmbëngulje që në treg të hynin faktorë të rinj të specializuar në zgjidhjen e këtij problem, duke konceptuar dhe krijimin e këtij tregu të ri që lidhet posaçërisht me likujdimin e kredive të këqija.

Pasi u strukturua ky treg, niveli i kredive të këqija të bankave ra në mënyrë drastike, nga 25% shkoi në 4%. Bankat dhe institucionet e kreditimit rregulluan performancën në letra, por problem i kredive të këqija ishte sërish aty, sërish prezent, mali me probleme thjesht do menaxhohej nga kompanitë tona. Në bazë të kornizës ligjore, kompania jonë dhe gjithë kompanitë e tjera që funksionojnë në këtë treg, hyjnë në ankand për t’u blerë kreditë e këqija bankave ose institucioneve të tjera kredituese.

Pasi ne i blejmë këto kredi në ankand, ndjekim një procedurë strikte ligjore e cila ka për garant gjykatat e shtetit. Pra në asnjë rast, subjektet tona private nuk kanë asnjë tagër që të urdhërojnë ekzekutime përmbarimi me konservim apo sekuestro, pa folur gjykata dhe pa patur verdiktin e gjyqësorit. Kompanitë e likujdimit të kredive të këqija si MCA (aktualisht jane 5 kompani te tilla dhe sulmohet vetem njera prej tyre), nuk kanë asnjë kontratë direkte me subjektet kredimarrëse, gjykata nga ana e saj shqyrton kontratën që këta kredimarrës kanë patur me bankat fillestare apo institucione të tjera të kreditimit. Ne jemi thjesht ekzekutues të verdiktit gjyqësor dhe këtë tagër na e jep korniza kushtetuese  dhe ligjore e Republikës së Shqipërisë. Cilido pretendim që vë në dyshim rregullat e kësaj loje, është pretendim që i duhet drejtuar ligjvënësit, pasi ne jemi institucione ekzekutuese dhe ligjzbatuese, ne e zbatojmë ligjin, nuk mundemi dot ta shqyrtojmë apo ta rishikojmë atë. Na ka bërë shumë përshtypje që ndonëse një numër i konsiderueshëm mediash publike kanë drejtuar gishtin mbi ne sa i takon rastit fatkeq të z.Pal Trashaj, deri në momentin e hartimit të kësaj deklarate asnjë media dhe asnjë gazetar nuk  i është drejtuar institucionit tonë për shpjegime apo sqarime mbi praktikën e z.Pal Trashaj.

Të gjendur në këto kushte dëshirojmë të bëjmë të ditura botërisht këto evidenca lehtësisht të verifikueshme: a)    Që prej janarit 2023 është urdhëruar me vendim të përmbaruesit heqja e të gjithe sekuestrove konservative mbi llogaritë dhe asetet e subjektit Pal Trashaj. Z.Pal Trashaj kishte 18 muaj pa asnjë bllokim. b)   Kompania MCA ka zbatuar në mënyrë të përpiktë dhe të dokumentuar të gjithë procedurën dhe etapat e njoftimeve të subjektit sikurse gërma e ligjit na e imponon. c)     Çdo veprim shtrëngues apo lehtësues ndaj subjektit është i bazuar strikt në detyrat që na ka përcaktuar vendimi gjyqësor përkatës. d)   Kompania jonë ka asgjesuar tërësisht ekzistencën e “arkës së kompanisë”, pra kompania jonë nuk ka fare arkë ku mund te shlyhen detyrimet. Këtë vendim drastik ne e kemi ndërrmarë që në fillim pikërisht me qëllimin që të mos kishte asnjë shteg apo mundësi që kredimarrësit me probleme të hynin në tentativa për favore me punonjësit tanë jashtë kornizës ligjore apo te keqinterpretohej procesi shlyerjes se borxheve. e)    Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë në ndryshim nga shumica e kodeve të BE-së krijon një mbrojtje ekstraligjore për kreditorët e këqinj. Në Shqipëri me vetëm 200 lekë mund të ngresh një padi kundërshtuese ndaj veprimeve te Përmbaruesit dhe gjykata ka vetëm 20 ditë kohë të shprehet me vendimin perkates per anullimin e veprimeve permbarimore. Me të gjithe paditë e tjera, tarifat dhe afati ligjor janë më të dizfavorshme për paditësin. Në këtë kuptim, ka zero mundësi ligjore që kompanitë e likujdimit të borxheve të këqija apo përmbaruesit të mbajnë peng ose të luajnë me faktorin “zvarritje” në kurriz të kredimarrësit.

Për sa më sipër, garantojmë të gjithë qytetarët e indinjuar ndoshta me të drejtë se kompania MCA në asnjë moment nuk ka tejkaluar kompetencat e saj. Sa i takon mediave që nuk kanë qëllime linçuese apo intimiduese për përfitimet personale, i ftojmë të konsultojnë shtojcat bashkëlidhur këtij e-mail-i ku gjendet bashkëlidhur memo shpjeguese dhe dokumentacioni përkatës. Si dhe, janë të lutur të na kontaktojnë e të na drejtohen për informacion mbi çdo detaj që ato e gjykojnë me rëndësi për raportimin professional të asaj që ka ndodhur./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'S'u vetëvra, e vrau padrejtësia!'/ Trashaj piu fotoksinë, flet miku: Mu kujtua "Mjerimi" i Migjenit

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal
Marçel Laçaj

LEZHË- “Pali nuk vrau veten, e vrau padrejtësia,”-kështu u shpreh Marçel Laçaj për mikun e tij, i cili u vetëvra para SPAK. Në një intervistë të dhënë për "ReportTV", Laçaj tregoi edhe bisedën e fundit që ka pasur me mikun e tij të ndjerë, Pal Trashajn në telefon ditën që kreu edhe aktin e vetëvrasjes. Sipas Laçaj, miku i tij bënte thirrje për drejtësi pavarësisht se nuk e gjeti.

"Kontakti i fundit fizik ka qenë para 2-3 ditësh, ndërsa me telefon ka qenë ditën kur ka vrarë veten. Nuk i dallova ndonjë shqetësim. Më tha do shkoj deri në SPAK se kam problemet e mia. Zoti ta priftë mbarë i thashë. Më tha këtu nuk ka drejtësi, jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka. E di që ka pasur shumë probleme. Kur e pashë në televizion lajmin, menjëherë mu kujtua Migjeni me poemën "Mjerimi". Këtë popull vazhdon dhe e mund mjerimi. Po ikin shqiptarët prej shqiptarëve. Pali nuk ishte nga ata që e vret veten, se nuk e ka vrarë veten. Palin e ka vrarë padrejtësia që sundon në këtë vend. Ai ishte shumë i hapur se ishte i librit, por kur vinte puna për probleme, ai ishte shumë i mbyllur,"-rrëfeu miku i tij./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

I ati vrau veten para SPAK, djali i Trashajt: Na bllokuan edhe minimumin jetik, ia kishte thënë mamit në telefon që kishte pirë fostoksinë

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal
djali i pal trashajt

TIRANË- Djali i Pal Trashajt, i cili i dha fund jetës përpara Prokurorisë së Posaçme, ka dhënë një deklaratë për mediat, nga ambientet e morgut në QSUT. Ai tha se babai i tij ishte munduar që ta mbante familjen larg problemeve që kishte me bankat, edhe pse pagat e të gjithë anëtarëve ishin bllokuar nga përmbarimi.

Gledis Trashaj tha se babai i tij ishte një njeri që besonte te drejtesia, edhe pse vendimet e gjykatave në shumicën e rasteve kishin qenë kundër tij. Shpresa e vetme, që ishte SPAK, i kishte dhënë atij në muajin Prill një përgjigje negative për nisjen e hetimeve për një kallëzim që Pal Trashaj kishte bërë pas problemeve që ai kishte me kompanitë "NOA" dhe "MCA", por edhe Bankën Kombëtare Tregtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Pjesë nga djala e djalit të Trashajt:

Babi është munduar gjatë gjithë kohës që të na shmangte nga problemet që kishte me bankën BKT. Di një gjë që babi ka shkuar disa herë pranë SPAK. Kanë arritur deri në atë lloj limiti sa na kanë hequr dhe minimumin jetik, na kanë marrë gjithçka. Ne banojmë në fshatin Pllanë, ku dhe jetojmë aktualisht.

Babi kishte marrë mamin në telefon dhe i kishte thënë se kishte bërë diçka, kishte pirë fostoksinë. Humbja është katastofale, jemi të shokuar emocionalisht, nuk mund të spekuloj pa pasur të dhëna ekzakte. Personalisht mua, që kam qenë pjesë e administratës, këto zyra më kanë bllokuar minimumin jetik. Dua që kësaj gjëje ti hyj me themel, e gjithë paga më bllokohej në mënyrë absurde, na ka prekur të gjithëve si familje, nuk mund të vazhdonim jetën normalisht, isha në punë dhe nuk merrja rrogë, detyrohesha të bëja një punë të dytë.

Babai e ka pasur të thjeshtë që mund të merrte armën dhe të vriste disa veta, gjendja emocionale e tij ka qenë shumë e ngarkuar, SPAK bëri një reagim dhe tha që e thirrëm po na iku… unë këtë nuk di që ta sqaroj. Nuk ka pasur asnjë tentativë të mëparshme për ti bërë keq vetes. SPAK-ut ai i ka vajtur me vendimet e gjykatave, në Prill ka marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, dhe i ishte thënë që kallëzimi i tij nuk qëndronte. Këtu duhet të marrësh armën që të quhesh një njeri me karakter të fortë.

/ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Piu fostoksinë para SPAK, vdes në spital Pal Trashaj, viktima e parë zyrtare e MCA

Viktima e MCA, u vetëvra para të gjithëve! Flet i biri i Pal
Pal trashaj duke u transportuar ne spital

TIRANË- Piu fostoksinë para SPAK-ut, ndërron jetë në spital 63-vjeçari nga Lezha, Pal Trashaj. 

Burime nga QSUT bëjnë me dije për ZËRI-n, se Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë.

ZËRI mëson se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.  

Trashaj njihej si historian në qytetin e Lezhës, ndërsa prej vitesh kishte denoncuar skandalin, por pa mundur që zëri i tij të dëgjohej. Edhe dje thirrjet e tij dhe lutjet e vazhdueshme për të takuar kreun e SPAK Altin Dumani ranë në vesh të shurdhët, derisa 63 vjeçari mori vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.

ZËRI siguroi dje dokumentin që ishte dhe “pika e vlimit” në hallin që kishte zënë Pal Trashajn. Në dokumentin e Bankës Kombëtare Tregtare, BKT, kthyer Trashajt dhe në dijeni të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thuhet se BKT ka një rol pasiv sa i përket çështjes që Trashaj ka me përmbaruesit dhe se është e detyruar të zbatojë urdhrat e këtyre të fundit.

Sa i përket bllokimit të llogarive, BKT shprehet se ato do të vijojë të qëndrojnë të bllokuara derisa të vendosë përmbaruesi gjyqësor që ka në dorë çështjen e Trashajt, konktrisht Helidon Xhindi. I gjendur në këtë situatë, ku përmbaruesit i kishin bllokuar gjithçka për një kredi që ai pretendon se e paguar njëherë, 63-vjeçari vendosi të vetëvritej para dyerve të SPAK, i cili ka në dorë dhe çështjen.

Si u zbulua skandali?

Prej më shumë se 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që kanë rënë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyrat e dhënies dhe mbledhjes së borxheve. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve para në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet t’i japë një përgjigje!/ZËRI 

Poll

MOS HUMB