Aktualitet

DOKUMENTI/ Si shkoi drejt vetëvrasjes Pal Trashaj, BKT e përfshirë në terrorin e mbledhjes së borxhit të MCA

Në dokumentin e Bankës Kombëtare Tregtrae, BKT, kthyer Trashajt dhe në dijeni të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thuhet se BKT ka një rol pasiv sa i përket çështjes që Trashaj ka me përmbaruesit dhe se është e detyruar të zbarojë urdhrat e këtyre të fundit.

E.K
DOKUMENTI/ Si shkoi drejt vetëvrasjes Pal Trashaj, BKT e
Pal Trashi

TIRANË- ZËRI ka siguruar dokumentin që ishte dhe “pika e vlimit” në hallin që kishte zënë Pal Trashajn, i cili këtë të martë tentoi të vetëvritej para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK duke pirë fotoksinë. Në dokumentin e Bankës Kombëtare Tregtare, BKT, kthyer Trashajt dhe në dijeni të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thuhet se BKT ka një rol pasiv sa i përket çështjes që Trashaj ka me përmbaruesit dhe se është e detyruar të zbatojë urdhrat e këtyre të fundit.

DOKUMENTI/ Si shkoi drejt vetëvrasjes Pal Trashaj, BKT e
Dokumenti
DOKUMENTI/ Si shkoi drejt vetëvrasjes Pal Trashaj, BKT e
Dokumenti

Sa i përket bllokimit të llogarive, BKT shprehet se ato do të vijojë të qëndrojnë të bllokuara derisa të vendosë përmbaruesi gjyqësor që ka në dorë çështjen e Trashajt, konktrisht Helidon Xhindi. I gjendur në këtë situatë, ku përmbaruesit i kishin bllokuar gjithçka për një kredi që ai pretendon se e paguar njëherë, 63-vjeçari vendosi sot të vetëvritej para dyerve të SPAK, i cili ka në dorë dhe skandalin e mikrokredive./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB