Aktualitet

MASKA e Ilir Beqajt në SASPAC, Ermal Kurtulaj dyshohet se vodhi 35 mijë euro nga një episod i faturave fiktive në programin e BE

SPAK ka futur në rreth të kuq një grup bashkëpunëtorësh të ish-ministrit, ku rezulton se 1 prej tyre ka episode që ka shërbyer si maska, që ka bërë lëvizjet financiare të Beqajt.

f.g
MASKA e Ilir Beqajt në SASPAC, Ermal Kurtulaj dyshohet se vodhi 35
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqja

TIRANË- Dosja hetimore në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është duke marrë përmasat e një skandali. Nga materiali i botuar deri më tani në media dhe raportimet e gazetarëve, përfshirë edhe interesimin e ZËRI në disa burime në këtë çështje, mësohet se hetimi për Beqajn është shtrirë në një tjetër çështje. SPAK ka futur në rreth të kuq një grup bashkëpunëtorësh të ish-ministrit, ku rezulton se njëri prej tyre në disa episode ka shërbyer si maska, që ka bërë lëvizjet financiare të Beqajt.

Ai është Ermal Kurtulaj, personi që shihni në këtë foto dhe sipas dosjes së SPAK, ai ka qenë organizues i një skeme për lëshimin e faturave fiktive nga subjekte të ndryshme me qëllim përfitimin e parave nga programi i BE, Eusair Facility Point. Një episod i publikuar nga Dosja.al tregon sesi Kurtulaj telefonon një bashkëpunëtor, i quajtur Genci Shurdho dhe i kërkon një faturim 35 mijë euro. Fatura nuk iu pre nga Shurdho dhe Kurtulaj gjen një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Elton Marini. Në përgjim përmendet dhe ish-ministri Beqaj, pasi Kurtulaj i thotë Shurdhos se ish-ministri do të lëvizë dhe i duhet përgjigje urgjente.

"O më duhet me mu kthy 1 përgiigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri dhe duhet të firmos ca letra prandaj po të them"-thotë Kurtulaj. 

MASKA e Ilir Beqajt në SASPAC, Ermal Kurtulaj dyshohet se vodhi 35
Ermal Kurtulaj 1
MASKA e Ilir Beqajt në SASPAC, Ermal Kurtulaj dyshohet se vodhi 35
Ermal Kurtulaj 2

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Gjate hetimit/ka rezultuar se personi nën hetim Ermal Kurtulaj, disponues i numrit të telefonit 068***, është i punësuar si koordinator i projektit Eusair Facility Point dhe dyshohet se gjatë veprimarisë së tij si koordinator i këtij projekti ka kryer veprime të kunderligjshme si më poshtë:

(i) Nëpermjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare, duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qellime të perfitimit material, si dhe (ii) Është përfshirë në veprime korruptive për qellime të përfitimit, si më poshtë:

7.1 Nga komunikimet e numrit të telefonit në përdorim të tij rezulton se në datën 02.08.2023

ka kryer nje telefonatë me numrin e telefonit 068**** (identifikuar se Genci Shurdho) nëpërmjet së cilës shtetasi i identifikuar si Ermal Kurtulaj i kërkon atij t'i faturojë atij një pagesë prej rreth 35,200 Euro për një sherbim, që dyshohet se nuk është kryer. Në këtë bisedë, Ermal Kurtulaj i kërkon që Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t'i kthejë përgjigje shpejt sepse, siç shprehet "Po më duhet me mu kthy një përgjigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri dhe duhet të firmos ca letra prandaj po të them". Nga kjo pjesë bisede krijohet dyshim se fatura do të jetë thjesht fiktive për të justifikuar shpenzimin e shumës në faturë (35,200 Euro).

7.2 Nga verifikimet qe janë bërë pranë regjistrit te tatimeve, faturat online (Sistemi i Tatimeve CATS dhe "Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim" ndryshe E-Fiskalizimi), ka rezultuar se ne muajin Gusht, kundrejt operatorit Eusair Facitily Point janë lëshuar gjithsej 8 fatura, të cilat Prokuroria i lidh me faktet qe kanë rezultuar nga hetimi si më poshtë:

Ne datë 18.08.2023, ora 17:42:50, kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin "Konsulence bazuar nẽ kontrate", ne shumen 35.200 Euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023. Duke qenë sẽ shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta leshoje kete fature, personi nen hetim ka siguruar leshimin e kësaj fature népêrmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shogêrise tregtare "NINE SERVICES INT" SHPK, më NUIS L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshte i të dhēnave tē regjistrimit nẽ QKB, rezulton se kjo shoqeri eshte krijuar ne dt. 03.11.2017. dhe ka ortak té vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndertesa 36, Hyrja 8, Bo 2041 Tirane./ZËRI/

Poll

MOS HUMB