Aktualitet

Hetimet ndaj Ilir Beqajt/ SPAK & BKH mësyjnë në restorant 'Xibraka'

Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se janë kryer kontrolle të imtësishme.

E.K
Hetimet ndaj Ilir Beqajt/ SPAK & BKH mësyjnë në restorant
Ilir Beqja

TIRANË- ZËRI mëson se SPAK dhe BKH ka kryer kontrolle dhe në restorant ‘Xibraka” në kuadër të hetime për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se janë kryer kontrolle të imtësishme. Ndërkohë mbetet e paqartë se çfarë kanë arritur të zbulojnë nga këto kontrollet apo materialet e sekuestruara. Po ashtu gjatë kësaj të premte, SPAK ka kryer kontrolle në 6 kompani, që dyshohet se kanë lidhje me Ilir Beqajn dhe kanë përfituar miliona euro prej tij, gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Shëndetësisë. Ndërkohë kontrolle janë kryer dhe në banesat e bashkëpunëtorëve të Beqjas.

Konkretisht, në banesat e, Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt, Gazmend Prengës dhe Arben Danit. Ermal Kurtulaj ka qenë edhe Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK, në krye të së cilës ishte Beqaj. Po ashtu ish-ministri dyshohet se ish-numri një i shëndetësisë ka përdorur dhe makinën e këtij të fundit. Po ashtu kontrolle janë kryer dhe në banesën e shoferit të Ilir Beqajt.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për kontratat PPP, ndërkohë që për të njëjtën çështje në burg është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. SPAK ka hetuar për 3 vite këtë procedurë ku janë zbuluar shkelje të procedurave me qëllim dhënien e koncesionit, kompanisë së Rrapajt dhe italianit Umbro Staçini. Me caktimin e masës së sigurisë, Beqaj dha dhe dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës./ZËRI

Poll

MOS HUMB