"Jam superior"! Meta reagon pas gjyqit: Loja e zvarritjeve të seancave vazhdon nën dirigjimin e prokurorëve
TIRANË- Ish-Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës gjyqësore, duke akuzuar sistemin e drejtësisë për standarde të dyfishta dhe ndikim politik në proceset gjyqësore. Në një reagim publik, Meta përsëriti retorikën e tij, duke e cilësuar drejtësi “me regji”, ndërsa kritikoi mënyrën e zhvillimit të seancave dhe zvarritjen e tyre. Meta akuzoi prokurorët për zvarritje të qëllimshme të seancave dhe deklaroi se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.
Postimi i plotë i Metës:
Asnjë çudi nga Drejtësia me Regji.
Edhe kur Shqipëria nuk ishte anëtare e Këshillit të Europës, funksionarët publikë gjykoheshin pranë avokatëve të tyre dhe çdo seancë gjykimi transmetohej live.
Por në drejtësinë e George Sorosit, të realizuar me angazhimin e ditur të Charles McGonigal dhe plot të tjerëve si ai, në vend që të respektohet Kushtetuta, Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe thirrja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, shndërrohet në normë standardi i gjykimit të një terroristi në Francë dhe jo standardi i gjykimit të Presidentit të Francës, Sarkozi.
Madje drejtësia sorosiste nuk respekton as standardin e gjykimit të ish-Kryeministrit Nano dhe ish-funksionarëve të regjimit komunist, kur e theksoj, Shqipëria nuk ishte anëtare e Këshillit të Europës.
Loja e zvarritjeve të seancave, me sebepe nga më të ndryshmet, vazhdon nën dirigjimin e prokurorëve, të cilët dihet se kush i komandon.
Sidoqoftë, ka një “koherencë" të plotë, nga standardet e rrëmbimit tim më 21 tetor 2024 e deri te standardet e sotme të gjykimit, sepse për këtë regjim kukullash, të jesh patriot ne fakt do të thotë të jesh terrorist.
Jam krenar për patriotizmin tim dhe kjo më bën të pamposhtur dhe superior përballë burracakëve, që i shërbejnë bandës ndërkombëtare të George Sorosit dhe Kuislingut të tij në Tiranë, që ka nxjerrë në shitje çdo interes kombëtar.
Shtyhet gjyqi, Kryemadhi: Krijuan 'fabulë' me mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë Rama dhe...(VIDEO)
TIRANË- Është shtyrë seanca e parë në themel për dosjen Meta, në ngarkim të ish-presidentit, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë. Seanca është shtyrë për në datën 11 maj, pasi avokatja e Fatime Kryemadhit kërkoi ndërprerjen e saj, për shkak se nuk kishte në dorë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Një tjetër çështje e ngritur gjatë seancës së sotme ishte dhe ajo e Monika Kryemadhit, pasi kjo e fundit kërkoi që mbrojtjes t’i vihen në dispozicion të dhënat e ekspertimit të aparatit celular dhe përgjimet ambientale, duke kërkuar akses të plotë në materialet hetimor. Prokuroria është shprehur se këto materiale mund t’i vihen në dispozicion mbrojtjes pas përfundimit të seancës.
Pas mbylljes së seancës, Monika Kryemadhi është ndalur në një prononcim për mediat, duke deklaruar sipas saj, të akuzuarit nuk janë njohur me provat e plota nga SPAK.
“Kur morëm listën e provave, që përsëri e kërkuam, kërkuam nga gjyqtarja ekspertim telefoni, sepse çdo gjë është e ndërtuar si fabul për të krijuar iluzion me mesazhet telefonike. Prokuroria mban si provë një mesazh që unë kam shkruar se dua të blej një shtëpi, që në fund e kam anuluar. Pretendon se është marrë si premtim për ligjin e minierave, e para shtëpia nuk ekzistoni, dhe e dyta ligji është miratuar në 2014, ligj i propozuar nga Gjiknuri, Rama dhe një komision i drejtuar nga Shalsi. Do i kërkoj dëshmitarë të gjithë këta emra… Akuzën e nxjerrin me tre mesazhe”, tha Kryemadhi. /ZËRI
Gjyqi në themel! Ilir Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit
TIRANË-Sot mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në publik për herë të parë që pas arrestimit të tij. Ish-presidenti u shfaq me dy gishta lart dhe duke bërë simbolin e shqiponjës nga kafazi prej xhami. Në seancë ndodhet edhe ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e tjerë.
Në pamjet nga seanca e GJKKO-së ku po zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi e të tjerë, kreu i PL dëgjohet teksa thotë se procesi ndaj tij është "i montuar me shpifje dhe kallëzues të rremë kundër shtetit". "Mbaj përgjegjësi për çdo veprim dhe shkelje timen", thotë Meta.
Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Ai akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.
Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Hetimi nisi në vitin 2019 pas dy kallëzimeve të mbërritura në SPAK./ZËRI
Gjyqi në themel! Meta mbërrin në GJKKO, bën shqiponjën me duar, Kryemadhi: Intelektual me syze...
TIRANË-Sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca e parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurit e tjerë. Të pandehur në këtë çështje janë edhe nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.
Meta ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku sapo ka hyrë ka përshëndetur me dy gishta, më pas ka bërë edhe simbolin e shqiponjës. Pas tij edhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO.
Ish-presidenti i është drejtuar GJKKO me një kërkesë publike për transmetuar 'live' të gjitha seancat e procesit gjyqësor ndaj tij. Meta arsyeton se transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik.
Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Ai akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje.
Meta dhe Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Hetimi nisi në vitin 2019 pas dy kallëzimeve të mbërritura në SPAK./ZËRI