LIVE UPDATES

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të "Audit", burrë e grua u zunë në pritë! Pista e hakmarrjes-Viktima i akuzuar për vrasje

➤Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të diel, 26 prill, në fshatin Balldre, Lezhë. ➤Burrë e grua janë ekzekutuar me breshëri plumbash brenda automjetin "Audi", të cilët po udhëtonin për në shtëpi. ➤Viktimë ka mbetur Kreshnik Mujeci me bashkëshorten, Gentiana Mujeci, ndërsa ngjarja e sotme dyshohet se ka në prapavijë hakmarrjen. ➤Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë, pasi rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2016, vrasja e Genc Mëhillajt. ➤Sa i përkët autorëve, pasi kanë qëlluar, dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Torovicës, pa lënë asnjë gjurmë.

5 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Po ktheheshin në shtëpi kur u qëlluan me breshëri plumbash, ky është çifti që u vra në Lezhë

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
kreshnik dhe gentiana mujeci

LEZHË- Personat që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba ditën e sotme në Lezhë. Sipas burimeve, çifti apo kishin dalë nga një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër dhe kanë qenë rrugës për në banesën e tyre e cila ndodhet rreth 30 minuta larg prej vendit të ngjarjes. Po sipas burimeve, viktima nuk ruhej, dhe gjithmonë shoqërohej me të shoqen.

Ata po udhëtonin me një automjet tip "Audi Q7", kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët kanë pasur informacion për lëvizjet e çiftit dhe u kanë zënë pritë në anë të djathte te rrugës Balldren Torovicë, duke hapur zjarr sapo automjeti është afruar.

Pas krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në rrugët që lidhin Balldren me superstradën dhe zonën e Malit të Jushit, në përpjekje për kapjen e tyre.

Ndërkohë sa i përket atentatit të sotëm, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me gjakmarrjen, pasi Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Genc Mëhillaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në zonën e Malit të Jushit./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Atentati me 2 viktima në Balldren, drejtori i Policisë Lezhë: "Audi" u qëllua në lëvizje, po marrim çdo provë...

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
arben nasufi

LEZHË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci.

Sipas policisë, burri dhe gruaja kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë.

Njoftim i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, i cili konfirmoi se automjeti ka qenë në lëvizje në momentin e sulmit dhe është qëlluar me breshëri armësh. Ai theksoi se autoritetet janë angazhuar maksimalisht për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të vënë para drejtësisë autorët.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

“Sot rreth orës 14:15 minuta në sallën operative të Lezhës ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë zjarri në Balldren. Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua.

Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha Nasufi./ZËRI

 

2 MUAJ ME PARE

Detaje nga atentati në Lezhë: Autorët u zunë pritë dhe qëluan me breshëri, dyshohet janë larguar drejt Torovicës

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
vendngjarje

LEZHË- Detajet të reja kanë dalë nga atentati në Balldren të Lezhës, ku mbeti i vrarë një çifti bashkëshortësh. I vrarë në vend ka mbetur Kreshnik Mujeci së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Lezha për në shtëpinë e tyre.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Burime bëjnë me dije se u është bërë pritë dhe më pas është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Dyshimet janë se autorët mund të kenë lëvizur drejt fshatit Torovicës.

Pista kryesore mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi Mujeci rezulton një emër i përfshirë në një vrasje të vitit 2016. Ndërkohë, policia ka nisur një aksion për krehjen e zonës, ndërsa ka mbledhur dhe ka marrë në pyetje disa dëshmitarë, me breshëri kallashnikovi./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ Kush është Kreshnik Mujeci, i përfshirë në vrasje në 2016-ën, saga e hasmërisë mes Mujecëve dhe Mëhillëve

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
kreshnik mujeci-gegë mëhilli

LEZHË- Një çift bashkëshortësh janë ekzekutuar në automjetin e tyre në Lezhë. Njëri prej viktimave është Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Ngjarja e sotme dyshohet se ka prapavijë gjakmarrjen. Viktima Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë, pasi rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2016.

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
kreshnik mujeci

Kush është Kreshnik Mujeci-Ngjarja në 2016-ën

Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli, më 6 tetor 2016. 

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
gegë mëhilli

Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.

Jozef Mujeci, së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.

Mujeci, u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Ai dhe vëllai i tij u arrestuan një vit më vonë, në operacionin e koduar “One Year”.

Më pas, sipas një vendimi të vitit 2018 nga Gjykata e Shkodrës, Mujeci u shpall u pafajshëm lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohet ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”. Më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj duke konsideruar mungesë provash.

“Prova e vetme e pretenduar nga prokuroria si implikuese e të pandehurit Kreshnik Mujeci është se 2-3 km larg vendit të ngjarjes është gjendur e parkuar makina e tij është e mjaftueshme për të hedhur poshtë akuzën e ngritur ndaj këtij të fundit, si akuzë të paprovuar me prova bindëse, por vetëm me një indicie tejet periferike. Nga analiza e dëshmisë së shtetasit M.M rezulton se i pandehuri Kreshnik Mujeci ka shkuar dhe herë të tjera për të pirë kafe tek lokali i dëshmitarit pak metra më tutje dhe e ka parkuar makinën e tij dhe herë të tjera në atë vend.

Në këto kushte, vetëm fakti se këtë herë makina e të pandehurit është gjetur e parkuar në atë vend jo të pazakontë, nuk arrin dot as në nivelin e indicies për fajësinë e tij. Po ashtu nga vetë i pandehuri Kreshnik Mujeci u shpjegua versioni i ngjarjes. I pandehuri deklaroi se ai me të marrë vesh për faktin se sipas lajmeve kushëriri i tij Jozefi kishte kryer një vrasje e çmoi të arsyeshme për shkak të ndonjë hakmarrje të mos lëvizte nga vendi ku po qëndronte po ashtu ka bërë dhe me makinën”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi  të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu për gjykim më 31 tetor 2024.

2 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Balldren! Breshëri plumbash në drejtim të "Audit" të zi, vriten burrë e grua (EMRAT-VIDEO)

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
lezhe-vendngjarje

LEZHË- Të shtëna më armë zjarri raportohen në Balldren të Lezhës, ku sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën. Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, ngjyrë e zezë.

Tronditet Lezha! Shkarkohet karrikatori në drejtim të
makina-audi i zi

Dyshohet se si rezultat i të shtënave kanë mbetur viktimë dy persona, çift bashkëshortësh, Kreshnik Munjeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci. Sipas burimeve, trupat e pajetë të dy viktimave janë ende brenda automjetit luksoz, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti.

Mësohet se viktima, Munjeci, ishte i përfshirë më parë në vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2026. Megjithatë, nuk dihet nëse atentati sot ka lidhje me të shkuarën e tij. 

Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, mejti luksoz është bërë shoshë dhe shenjat e plumave duken në anën e majtë të automjetit dhe në anën e shoferit.

makina-audi

Sakaq, ende nuk dihen detaje dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të bërë këqyrjen dhe mbledhjen e provave./ZËRI

Poll

MOS HUMB