LIVE UPDATES

2 automjete për krimin në Lezhë! Djali dhe nipërit e Genc Mëhillit marrin hak pas 10-vitesh, ekzekutojnë çiftin Mujeci

➤Është zbardhur atentati i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ditën e djeshme më 26 prill, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. ➤Vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.➤ Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. ➤Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. ➤Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli. ➤Për të kryer ekzekutimin e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, autorët kanë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' dhe një 'Volkswagen'. ➤Me mjetin 'Audi A4' është mbajtur në vëzhgim Kreshnik Mujeci, ndërsa mjeti tip “Volkswagen”, pa targa, i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

5 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Dalin FOTOT e autorëve të vrasjes së çiftit Mujeci! Vepruan brenda 1 minute, përgjimet ambientale i 'tradhëtuan'

2 automjete për krimin në Lezhë! Djali dhe nipërit e Genc
Florin, Adriano dhe Renato Mëhillaj

LEZHË-Personat në foto janë tre autorët e dyshuar të atentatit me armë zjarri ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci. ((Majtas Florin Mëhillaj, në mes Adriano dhe djathtas Renato Mëhillaj). Të rinjtë dyshohet se kanë kryer vrasjen për motive hakmarrjeje. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe janë shpallur në kërkim.

Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë e gjithë ngjarja ka zgjatur pak më shumë se një minutë. Gjatë përgjimeve ambientale të kryera për këtë rast, Adriano flet me Florin Mëhillaj për përgatitjet për atentatin. Për të kryer ekzekutimin janë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' në pronësi të Adriano Mëhillit dhe një 'Volkswagen'. Bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e Kreshnik Mujecit. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë! I i biri mori hakun e të atit, në kërkim djali e 2 nipat e Genc Mëhillit të vrarë në 2016 (EMRAT)

2 automjete për krimin në Lezhë! Djali dhe nipërit e Genc
Kreshnik Mujeci dhe Gent Mëhilli

LEZHË-Adriano Mhillaj 22 vjeç, Renato Mhillaj 23 vjeç dhe Florin Mëhillaj 36 vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Atentati i çiftit Mujeci ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.

Për të kryer ekzekutimin janë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' dhe një 'Volkswagen'. Bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e Kreshnik Mujecit. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Vrasja e Gent Mëhillit

Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli, më 6 tetor 2016. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit. 

Jozef Mujeci, së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.

Mujeci, u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Ai dhe vëllai i tij u arrestuan një vit më vonë, në operacionin e koduar “One Year”. Më pas, sipas një vendimi të vitit 2018 nga Gjykata e Shkodrës, Mujeci u shpall u pafajshëm lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohet ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”. Më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj duke konsideruar mungesë provash./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e çiftit Mujeci! Policia: Shkak hakmarrja, 3 në kërkim...u ndoqën nga një 'Audi', u qëlllua nga një 'Volkswagen'

2 automjete për krimin në Lezhë! Djali dhe nipërit e Genc
Arben Nasufi

LEZHË-Policia e Lezhës ka zbardhur atentatin e ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ditën e djeshme më 26 prill, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, në një konferencë për shtyp ka raportuar se lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim tre persona, A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.

Naufi shpjegoi edhe skemën e atentatorëve, ku për të kryer ekzekutimin janë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' dhe një 'Volkswagen'. Bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e Kreshnik Mujecit. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 40 gëzhoja. Pas identifikimit të autorëve, janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por nuk janë gjetur. Sakaq vijon puna për gjetjen e automjeteve dhe armëve të përdorura në këtë atentat.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi:

Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci. 

Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës.   

Për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe ekspertët më të mirë kriminalistë, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera me metoda proaktive, në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ligjor të saj. 

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”. Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:

-A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë. 

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.  Hetimet vazhdojnë në mënyre intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera,  por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është maksimalisht e angazhuar për  garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në këtë kuadër fton qytetarët, që të besojnë dhe të mbështesin më shumë strukturat policore, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

SKEMA e atentatit ndaj çiftit Mujeci! U përdorën 2 automjete, njëri u preu rrugën, nga tjetri 2 persona dolën me kallashnikov

2 automjete për krimin në Lezhë! Djali dhe nipërit e Genc
Gentiana dhe Kreshnik Mujeci

LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ditën e djeshme më 26 prill, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. 

Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që u ka prerë rrugën, duke detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte makinën. Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.

Autorët pasi kanë qëlluar, dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Torovicës, pa lënë asnjë gjurmë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri në këto momente nuk ka ende asnjë autor të dyshuar të identifikuar. 

Pistat e hetimit janë zgjeruar, ku përveç asaj të hakmarrjes po hetohet edhe mbi ndonjë konflikt të mundshëm, pasi Kreshnik Mujeci ka qenë një person tejet konfliktual në zonë./ZËRI

 

2 MUAJ ME PARE

Hakmarrje apo...? Makina ku ndodhej çifti Mujeci u qëllua me mbi 30 plumba në ecje, i afërmi: Të hetohen pista të tjera

2 automjete për krimin në Lezhë! Djali dhe nipërit e Genc
Kreshnik Mujeci

LEZHË-Një atentat me armë zjarri tronditi mesditën e djeshme (26 prill) Lezhën, ku çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci kumbi jetën. Makina me të cilën çifti udhëtonte u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje. Autorët pasi kanë qëlluar, dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Torovicës, pa lënë asnjë gjurmë.

Viktima Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë, pasi rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2016, vrasja e Genc Mëhillajt, gjë e cila ka ngritur dyshimet se shkak i ngjarjes mund të jetë hakmarrja. 

Lidhur me ngjarjen Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit ka reaguar publikisht përmes një deklarate në rrjetet sociale. Në reagimin e tij, ai shpreh dhimbjen për humbjen tragjike dhe solidaritetin me familjarët, ndërsa dënon ashpër aktin kriminal dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

Avokati i bën thirrje mediave dhe opinionit publik që të tregojnë kujdes në raportimin e ngjarjes, duke kundërshtuar në mënyrë të qartë aludimet për motive hakmarrjeje apo gjakmarrjeje. Sipas tij, nuk ka baza për lidhje të tilla dhe kërkon që hetimet të mos kufizohen vetëm në një pistë. Ai thekson gjithashtu se Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me një ngjarje të vitit 2017, duke kujtuar se çështja është shqyrtuar dhe mbyllur nga institucionet e drejtësisë.

Deklarata e plotë e Avokatit Gjergji Neli:

“Deklaratë Publike

Per ngjarjen e Rende dhe Makabre te tentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje

Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj per kete atentat makaber shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.

Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje detyrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur. Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te  gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes  normale ne sherbim te familjes.

Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej Çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.

Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.

Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.

Zoti forcofte famjljaret dhe gjithe miqesine kudo te jene

Lamtumire kusherini jem!

Lamtumire kunate !

Pushofshi ne paqen e zotit!”.

Poll

MOS HUMB