LIVE UPDATES

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja', Mario Përlleshi çohet në Kavajë, vetëdorëzohet adoleshenti tjetër

➤ Pas 2 ditësh tentativa, mjeku i spitalit "Hygeia", Dritan Todhe ka lëshuar më në fund epikrizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit. ➤ Sot, Mario Përlleshi është dërguar në institucionin e të miturve në Kavajë, ku edhe do të presë përfundimin e hetimeve për vrasjen e bashkëmoshtararit të tij. ➤ Një Komision i ngritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shkoi vetë në spital për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të të miturit, pasi mjeku nuk firmoste fletëdaljen. ➤ Për këtë ndodhi, është njoftuar edhe Policia e Shtetit. ➤ Gjithashtu sot, në Policinë e Tiranës është vetëdorëzuar edhe Kledion Bejkaj, i cili dyshohet se ka qenë gjithashtu i pranishëm në vendin e ngjarjes. ➤ Martin Cani humbi jeten më 18 nëntor nga goditjet e thikës pak momente pasi mbërriti i plagosur në spital. Për vrasjen e tij, janë zhvilluar dy protesta para Ministrisë së Arsimit, por tubimet priten që të vazhdojnë edhe nesër.

6 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Nuk dorëzonte epikrizën/ Mjeku Dritan Todhe përgënjeshtron lajmet: S'është e vërtetë, e përfundova për 30 minuta

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Dritan Todhe

TIRANË- Mjeku Dritan Todhe që kuroi Mario Përlleshin autorin e vrasjes së Martin Canit ka reaguar për herë të parë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi Policinë e Shtetit se mjeku po mbante “peng” epikrizën. Mjeku përgënjeshtroi lajmin e publikuar në media, ku tha se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta, pasi ai i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme brenda 30 minutash. Ai i bëri thirrje Drejtorisë së Burgjeve të publikojë një deklaratë dhe të kundërshtoj lajmet e vërteta që po qarkullojnë për të.

“Përshëndetje unë jam doktor Dritan Todhe, jam mjeku që jam lakuar në rrjetet sociale padrejtësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si mjeku që kundërshton vendimet e shtetit shqiptar apo të Drejtorisë së Burgjeve në mënyrë të padrejtë. Ju garantoj që gjithçka është një shpifje, gjithçka është një farsë. Nuk e di për çfarë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka përhapur këtë lajm të rremë, ndërkohë që ne kemi bashkëpunim shumë korrekt me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe me drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke trajtuar pacient të ndaluar apo të burgosur, për një arsye ose për një tjetër. Takimi me të cilët ka qenë historikisht nëpër spitale dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Por rasti konkret në fjalë, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me organet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me organët e Sigurisë së Tiranës, të cilët i përshëndes. Ata i kemi furnizuar me të gjithë informacionin e duhur që na kanë kërkuar. Konkretisht që prej ditës së premte, më datë 22, edhe pse pushim, janë ngritur organet tona dhe e kanë ndihmuar dhe e kanë Drejtorinë e Policisë me ato që i duhej, gjithë informacioni për rastin. Gjithashtu, vetëm mbrëmë në darkë kemi marrë informacion se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon një epikrizë, e cila sot në orën 09:00 gjatë mbledhjes u vendos të jepej brenda 30 minuta. Nuk kishte asnjë rezistencë nga ana jonë, kjo është ‘nonsens’, nuk ka kuptim që ne të pengojmë autoritetet, për diçka që e ka vendosur gjykata. Është një budallallëk kjo që po dëgjojmë në media, nëpër rrjete sociale. Dhe konkretisht në orën 10 të mëngjesit sot, organet kanë pasur në duart e tyre, të gjithë informacionin që iu duhej. Nuk e kuptoj nga ka dalë kjo furi mediatike, është ‘nonsens’. Mendoj që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të dalë dhe të kundërshtoj lajmin që është publikuar për mediat dhe rrjetet sociale. Faleminderit”, tha mjeku.

Sot në një spital privat, ku edhe po kurohej i mituri ka shkuar një komision i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit. Kjo pasi mjeku Todhe akuzohej se nuk po jepte analizën e gjendjes së tij shëndetësore. Për këtë zhvillim, Komisioni i drejtorisë së Burgjeve ka njoftuar Policinë e Shtetit që pritet të marrë masa për mjekun. Ndërsa në pas Mario Përlleshi u dërgua në institucionin e të miturve në Kavajë, ku edhe do të presë përfundimin e hetimeve për vrasjen e bashkëmoshtararit të tij. Gjithashtu sot, në Policinë e Tiranës është vetëdorëzuar edhe Kledion Bejkaj, i cili dyshohet se ka qenë gjithashtu i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Denoncimi i PD: ‘SPAKU i mamit’ dhe ‘BKH e babit’, fshehin provat për veten

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Klevis Balliu

TIRANË- Partia Demokratike ka dalë me një denoncim për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu pretendon se Policia e Shtetit ka fshehur praninë në momentin e krimit të një personi të dytë, që mori pjesë në sherrin ku humbi jetën 14-vjeçari Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçe.

"Policia të mos drejtohet nga njerëz që kanë lidhur interesin me pushtetin dhe bandat kriminale, por me detyrën e sigurisë dhe rendit për qytetarët. Shqipëria nuk mund të jetë vendi i fëmijëve që, nëse nuk kanë babanë ose nënën në SPAK, në BKH apo në pushtet, mund të jenë të vrarë ose vrasës, dhe nëse e kanë, emri i tyre fshihet nga ngjarjet dhe përfshirja në to, dhe gjithë pasojat që lidhen me to. ‘BKH e babit’ dhe ‘SPAK-u i mamit’, pranojnë të bëhen bashkautorë në vrasje për të ruajtur punonjësit e tyre,"-tha Balliu në deklaratën e tij për shtyp.

Deklarata e koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:

Një detaj tjetër dramatik është publikuar në media për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani. Policia ka fshehur praninë në momentin e krimit të një personi të dytë, që mori pjesë në sherrin ku humbi jetën Martini dhe u plagos një shok i tij. Ndërkohë që është identifikuar Mario Lleshi, si autor i dyshuar i krimit, policia ka fshehur një emër të dytë. Këtë e ka bërë sepse ai është i biri i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit-BKH dhe një zyrtareje të Prokurorisë së Posaçme-SPAK. Pra, për të mbrojtur reputacionin dhe mos ‘shqetësuar’ njerëzit e fuqishëm në drejtësinë e re, policët kanë marrë urdhër që të fshijnë nga komunikata një fakt qendror për zbardhjen e ngjarjes. Dy fëmijë familjesh të zakonshme shqiptare nuk e patën këtë fat dhe këtë mbrojtje: njëri ishte i vrari Martin Cani dhe tjetri i dyshuari si autor, Mario Përlleshaj.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë implikim të policisë në tjetërsimin e provave dhe shtrembërimin e fakteve, me qëllim mbrojtjen e njerëzve me pushtet dhe varrosjen e së vërtetës. Ne u kujtojmë qytetarëve se, ky nuk është rasti i parë ku policia kthehet në vrasëse apo merr anën e vrasësve. Për të riun e ndjerë Klodian Rasha, u tha se u qëllua pasi kishte armë, gjë që rezultoi e pavërtetë më pas. Për Egli Progën e vrarë në Pogradec, u tjetërsuan rrethanat e ngjarjes dhe u mor në mbrojtje vrasësi, një lidhje e Partisë Socialiste. Në Elbasan, Enea Thomollari u vra një një shpërthim eksplozivi në banesën e vet, pasi SPAK shpërfilli denoncimin e një të reje për Dumanin, jo Altinin por Nuredinin, i cili porositi vendosjen e tritolit që i mori jetën të riut.

Të dashur qytetarë, këto janë arsyet se pse Partia Demokratike e ngre zërin, me kurajë, për shkeljet e policisë dhe të organeve të drejtësisë. Për ne cdo shkelje e ligjit e pandëshkuar i hap rrugë një krimi të ri. Siç bëjnë me dije rastet e përmendura më lart këto shkelje kanë kushtuar jetë njerëzish. Për këtë ne kërkojmë që policia të mos drejtohet nga njerëz që kanë lidhur interesin me pushtetin dhe bandat kriminale, por me detyrën e sigurisë dhe rendit për qytetarët. Shqipëria nuk mund të jetë vendi i fëmijëve që, nëse nuk kanë babanë ose nënën në SPAK, në BKH apo në pushtet, mund të jenë të vrarë ose vrasës, dhe nëse e kanë, emri i tyre fshihet nga ngjarjet dhe përfshirja në to, dhe gjithë pasojat që lidhen me to. ‘BKH e babit’ dhe ‘SPAK-u i mamit’, pranojnë të bëhen bashkautorë në vrasje për të ruajtur punonjësit e tyre.

Po shqiptarët, kush i ruan? BKH dhe SPAK pranojnë të fshehin provat që implikojnë njerëzit e tyre. Janë të njëjtët njerëz që shpikin prova për kundërshtarët e tyre, ata që ngrenë zërin, që i denoncojnë, që janë në opozitë me pushtetin politik të Rilindjes që i mbron. Kjo është e vërteta. Të tjerat janë propagandë. Mos e lejoni propagandën të marrë jetën e fëmijëve tuaj dhe të mbrojë fëmijët e pushtetit. Ngrihuni, protestoni, bëjani të qartë pushtetit se jeta dhe siguria e çdo shqiptari vlen njëlloj. Sot në ora 5, ne që denoncojmë ngjarjet, që tragjeditë të mos përsëriten, marshojmë në Tiranë. Çdo prind, pa miq në qeveri apo SPAK, është i ftuar të na bashkohet!

Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Ja pse Policia fsheh vrasësin e dytë të Martin Canit!

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar disa të dhëna të tjera lidhur me një adoleshent tjetër që ka qenë pjesë e konfliktit tek shkolla "Fan Noli", ku edhe humbi jetën Martin Cani. Në një status të gjatë të Berishës, kryedemokrati pretendon se adoleshenti ishte mbajtur i fshehtë nga Policia e Shtetit për shkak të pozitës së dy prindërve të tij. Gjithmonë duke iu referuar pretendimeve të kryedemokratit, prindërit e tij punojnë njëri (Maksim Bekaj) si oficer në Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa nëna, Nevila Bekaj është sekretare në SPAK. Madje Berisha pretendon se ka edhe fotot e personave të dyshuar që kanë marrë pjesë në ngjarje, por ka zgjedhur që të mos i publikojë. 

“SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it” shkruan Berisha duke vazhduar me publikimin e një mesazhi tjetër, që thotë: “Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes!”

Emri i adoleshentit tjetër të përfshirë ka dalë nga dëshmia e Luis Meçes nga spitali, i cili pretendon se është qëlluar nga dy bashkëmoshatarë. Po ashtu, tregon se në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka qenë dhe një person i rritur, i cili gjithashtu e ka sulmuar fizikisht, por këtë të fundit nuk ka mundur që ta identifikonte pasi nuk e kishte parë kurrë më parë.

I mituri tregoi me emra se personat që e kishin qëlluar me dy thika të ndryshme ishin dy bashkëmoshatarë. Megjithatë Kledjon Bekaj sapo është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës dhe pritet që të nisin hetimet edhe për rolin e tij në ngjarje.

Statusi i plotë i Berishës:

SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it. Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit. Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital! Te dy prinderit e te miturit te dyte te dyshuar per vrasjen e minorenit jane punonjes te Spakut te Partise… E jema sekretare ne SKAP babai Maksim Bejkaj eshte agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal. Pershendetje Dr policia fsheh personin e dyte qe ka marre pjese ne vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rende te Luizit. Ai eshte nxenesi K.B. i ati i tij eshte oficer i BKH. Kurse burri qe ka ngritur per krahesh Martinin para se ta sulmonin me thike eshte babai i Marios por per shkak te lidhjeve me partine dhe pozicionin qe ka hetuesit e fshehin. Mirembrama Dr Luizi eshte ne gjendje te rende ka marre gjashte thika nga vrasesit e e Martinit kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbane per nje gervishtje prej nje jave ne spital privat. Pershendetje doktor: Skandal Shtetror,ne vrasjen e 14 vjecarit dhe plagosjen rend te shokut te tij ka qene edhe nje person i tret i cili quhet Kledjan Bekaj,policia e nipit te enverit dje doli me nje deklarat zyrtare qe nuk eshte i perfshire personi qe permendet ne media,nga i Ati i te plagosurit,por ne fakt jo qe ka qene i perfshire por edhe personi kryesor qe ka bere masakren por ky emer jo pa qellim nuk eshte ne dosjen e policise apo prokurorise: Kledjoni eshte djali Maksim Bekajt hetues ne BKH,dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe eshte specialiste e rregjistrave te statistikave ne prokurorin e posacme,ja pra kjo eshte drejtesia e re dhe policia e rilindjes! SHËNIM: Qytetarët dixhital kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.

Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Pjesë e sherrit ku u vra Martin Cani/ Dorëzohet në Polici i mituri tjetër

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',

TIRANË- Është dorëzuar në Policinë e Tiranës, i mituri i dytë i akuzuar se ka qenë prezent në momentin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën. Në rrëfimin që ka bërë i mituri, ka treguar se kishte shkuar në shkollë për të 'shuar' sherrin.

Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

FOTOT- Ky është mjeku që nuk dorëzohen epikrizën e vrasësit të Martin Canit (Do ndërhyjë Policia)

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Dritan Todhe

TIRANË- Dritan Todhe është mjeku kirurg/ortoped, i cili po mban "peng" epikrizën për 14-vjeçarin Mario Përlleshi. Sot në një spital privat, ku edhe po kurohet i mituri ka shkuar një komision i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit. Kjo pasi mjeku Todhe nuk jep analizën e gjendjes së tij shëndetësore. Për këtë zhvillim, Komisioni i drejtorisë së Burgjeve ka njoftuar Policinë e Shtetit që pritet të marrëq masa për mjekun. Ndërkohë, po i njëjti komision do të vendosë për gjendjen e të miturit, nëse duhet dërguar apo jo në institut të të miturve në Kavajë apo të shtrohet në spitalin e burgjeve për të mitur.

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Dritan Todhe

Por kush është mjeku që mban "peng" epikrizën?

Dritan Todhe punon prej më shumë se 20 vitesh si kirurg ortoped. Aktualisht, ai punon në një spital privat në Tiranë. E po ashtu, doktori është bashkëpunëtor edhe me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku ka dhënë disa herë Kurse të Mjekësisë Sportive.

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Dritan Todhe

“Jam Dritan Todhe, Kirurg ortoped prej 20 vjetësh. Merrem me Mjekësinë Sportive, konkretisht me kirurgjinë e gjurit dhe të shpatullës prej mbi 10-15 vjetësh. Mundohem të jap kontributin tim modest edhe në bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit, sidomos në vitet e fundit ku ka spikatur organizimi i kurseve të Mjekësisë Sportive dhe trajnerëve të UEFA PRO, UEFA A dhe UEFA B, të cilët japin kontributin e tyre në kualifikimin gjithmonë e më të mirë të stafeve tona mjekësore dhe jo mjekësore, sportive drejt përmirësimit të cilësive të sportit dhe kualiteteve mjekësore që ne kemi. Unë merrem kryesisht me kirurgjinë e meniskut, ligamenteve, kërceve të gjurit, traumat sportive dhe jo sportive, dëmtimet e supit, daljet e tyre nga vendi, të gjitha patologjitë që lidhen me sportin. Sigurisht edhe me patologjitë e dëmtimeve muskulare dhe jo muskulare të cilat ndikojnë dhe janë të spikatura sot në temat e Mjekësisë Sportive dhe kualifikimet e mjekëve dhe fizioterapistëve sportive,”-kjo ka qenë fjala e tij në një nga seminaret për FSHF-në.

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Dritan Todhe

Po njëkohësisht është edhe pronari i një biznesi privat ortopedie me fitime qindra miliona lekë. Bashkëshortja e tij, Xhilda Pinci, e cila ka konkurruar në vitin 2017 për të qenë pjesë e institucioneve të Vettingut, që do të bënin rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) publikoi listën e personave që nuk plotësonin kushtet.

Në bazë të dokumentacionit dhe informacionit të verifikuar nga institucionet zyrtare, ONM skualifikoi Xhilda Pincin pasi nuk justifikonte dot pasurinë. Aktualisht, bashkëshortja e mjekut, Xhilda Pinci rezulton të jetë pjesë e stafit të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, si këshilltare./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Mjeku i spitalit privat s'jep epikrizën për autorin e vrasjes së Martin Canit, njoftohet Policia. Paralajmërohen të tjera protesta

Mjeku s'lëshonte fletëdaljen! Merr fund 'odiseja',
Foto ilustruese

TIRANË- "Drejtësi për Martinin!,"-kjo është e vetmja gjë që kërkojnë familjarët e 14-vjeçarit të ndjerë, i cili u vra brenda ambienteve të shkollës "Fan Noli" nga një bashkëmoshatar. Por duket se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë hasur në disa probleme. Së pari, ende nuk është sqaruar sesa adoleshentë kanë qenë të përfshirë në përplasjen në ambientetet pranë shkollës. Edhe pse i plagosuri, Luis Meçe përmend emra dhe pretendon se është plagosur nga dy thikë të ndryshme, ende nuk ka një sqarim.

Madje i mituri kërkon që t'i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të provuar pretendimet e tij. Mbrëmjen e djeshme, gazetari Eni Ferhati, gjatë fjalës së tij në emisionin 'Opinion' bëri me dije se në fakt i mituri që përmend Meçe është dërguar në Polici, por nuk ka detaje të tjera.

"Në vendin e ngjarje kanë qenë 7 persona. Pretendohet se Martini ka qenë Luisin dhe 3 të tjerë. Kledion Bekaj është çuar në Polici nga i ati i tij. është djali i një zyrtari shumë serioz. Policia duhet të kishte dhënë një informacion shterues për këtë informacion,"-tha gazetari.

Po ashtu, gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin 'Open' në News24 se shoku i autorit të dyshuar të ngjarjes është djali i një hetuesi të SPAK. Sipas saj, deri tani grupi hetimor ka dalë në përfundimin se autor i ngjarjes ka qenë vetëm një person, ndërsa akt-ekspertimi do të tregojë të vërtetën.

"Çdo prind duhet t’i bashkohet protestës. Pas vrasjes së Martin Canit, po mbahen nën vëzhgim ambientet e jashtme të shkollave. Fatkeqësisht, që të bëhej kjo, duhet të ndërronte jetë një 14-vjeçar. Mendoj se reagimi është me vonesë. Ka çdo ditë konflikte në shkolla, situata është alarmante. Protesta për vrasjen e adoleshentit nuk duhet të jetë me ngjyrime politike. Nëse një mësues del te protesta, të nesërmen nuk është më në punë. Mësuesit frikësohen të dalin në protestë. Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve. Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen", tha Lala.

Ndërkohë që edhe me Mario Përlleshin, i cili mendohet si autori i vrasjes së Martin Canit, ka gjithashtu paqartësi. Edhe i mituri ka plagë në kurrizin e dorës, gjithashtu e shkaktuar nga një thikë, por nuk është e sqaruar nëse e ka plagosur ndonjë person tjetër, apo është lënduar vetë gjatë përdorimit të mjetit prerës. Aktualisht 14-vjeçari ndodhet ende në spital dhe po haset rezistencë me transferimin e tij në institucionin për të mitur në  Kavajë. Kjo për shkak se mjeku që është marrë me ndjekjen e tij, nuk pranon që të dorëzojë "epikrizën" e pacientit.

*Epikriza është analizë kritike e një sëmundjeje pas përfundimit të saj

Sot në ambientet e spitalit privat ka shkuar një komision i ngritur me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Por sërish mjeku, i identifikuar si Dritan Todhe ka zvarritur procesin dhe nuk dorëzon epikrizën për 14-vjeçarin. Kështu duhet që Komisioni me pesë persona duhet të provojë çfarë gjendje shëndetësore ka i mituri, për të vendosur nëse mund të dërgohet spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, apo në institutin e të miturve në Kavajë. Paralelisht, anëtarët e komisionit po komunikojnë edhe me prokuroren e çështjes, Alma Felaj dhe me Policinë e Shtetit, duke njoftuar se mjeku në fjalë po shkel ligjin dhe nuk po bashkëpunon me organet ligjzbatuese. 

Teksa kalvari i hetimeve vijon, shoqëria civile ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë protestën nëse nuk plotësohen kërkesat për përmirësimin e sigurisë së fëmijëve në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit, që nga nisja e protestave nuk ka dalë me asnjë reagim. Në këto kushte, shoqëria civile ka paralajmëruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat që kanë parashtruar, nesër do të bojkotohet mësimi dhe do të nisin protestat në dyert e shkollave në Tiranë dhe nëpër qytete.

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edhe protesta e dytë, ku pjesëmarrës ishin babai dhe gjyshi i Martin Canit. I ati i të ndjerit nuk mbajti asnjë fjalim, por gjyshi po. Ai kërkoi drejtësi për nipin e humbur./ZËRI

Poll

MOS HUMB