Aktualitet

“S’flas dot, kam dhimbje!” I plagosuri te “Fan Noli”: Ishin 2 autorë, është moshatar me ne!

Adoleshenti thotë se dy persona, Mario dhe një i mitur tjetër e kanë goditur 6 herë më thikë, por ka marrë vetëm 4 plagë në trup.

k.m.
“S’flas dot, kam dhimbje!” I plagosuri te “Fan
Luis Meçe

TIRANË- Luis Meçe, 14-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Martin Cani, ngul këmbë në versionin e tij se në vendin e ngjarjes kanë qenë 3 persona. Dy prej të cilëve e kanë qëlluar me thikë. Në një intervistë të dhënë nga shtrati i spitalit të Traumës, adoleshenti thotë se dy persona, Mario dhe një i mitur tjetër e kanë goditur 6 herë më thikë, por ka marrë vetëm 4 plagë në trup. I mituri flet edhe për një person të rritur që ishte me dy adoleshentët, të cilin nuk e identifikon dot me emër, pasi shprehet se nuk e ka parë kurrë më parë. 

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zemër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta...,"-tregon i mituri për "Review".

Luis Meçe: Ai më gjuan 6 herë në pjesën e kraharorit, 2 nuk më kapën. Herën e fundit që më goditi hika e tij ishte më e madhe se dora ime. U tremba, shkova dy hapa pas e godita, shtyva edhe Martinit. Të dy më rrethuan, i qëllova aq fort saqë Marios iu përplas koka tek hekuri, tjetrin e qëllova në sy dhe ra në tokë. Pastaj ika me vrap. 

Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vijnë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën në spital, por Policia e Shtetit nga ana tjetër pretendon se ka parë pamjet e sigurisë dhe se në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm një person që ka qëlluar dhe ai është Mario Prelleshi. Por i vetmi i mbijetuar nga plagët me thikë, pretendon të kundërtën./ZËRI

Poll

MOS HUMB