Aktualitet

Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë, zbardhet kërkesa e 12 anëtarëve të KPK për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Kërkesa është dorëzuar fill mbas mbylljes së kontrollit të trefishtë të 805 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nisi në shkallën e parë në mars 2018 dhe u mbyll së fundmi, pra pak përpara se komisionerëve tu mbaronte mandati që skadon më 31 dhjetor 2024.

Redaksia Zëri
Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë, zbardhet kërkesa e
Foto ilustruese

TIRANË- 12 Komisionerë të Pavarur të Kualifikimit i kërkojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor ti caktojë si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Kërkesa është dorëzuar fill mbas mbylljes së kontrollit të trefishtë të 805 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nisi në shkallën e parë në mars 2018 dhe u mbyll së fundmi, pra pak përpara se komisionerëve tu mbaronte mandati që skadon më 31 dhjetor 2024.

Përmes kësaj shkrese që TCH e disponon komisionerët e Vettingut, të cilët do të nisin të zbrazin zyrat për çështje ditësh e që do të thotë se së bashku me përmbi 30 këshilltarë mbeten pa punë, i sjellin në vëmendje qeverisë së gjyqësorit jo vetëm bindje ndaj kushtetutës, por i kujtojnë punën që kryen përgjatë këtyre viteve.

“Jemi të bindur se kemi përmbushur një mision të madh për vendin, kemi pasur privilegjin e një gjyqtari të Lartë dhe detyrimin kundrejt qindra kallëzimesh e procedimesh për tu përgjigjur para ligjit ‘shprehen në kërkesën e tyre komisionerët. Jo vetëm kaq por ashtu si edhe në dy kërkesa të mëparshme , ata konsiderojnë mundësinë e ndryshimeve ligjore , duke lënë të hapur mundësinë që KLGJ ti drejtohet gjykatës kushtetuese për interpretim kushtetues mbi statusin e një gjykate të krijuar me ligj siç KPK konsiderohet “Sot jemi besimplotë se pritshmëria jonë është legjitime dhe do të garantohet me veprime të rregullta ligjore nga ana e shtetit, duke siguruar emërimin tonë si gjyqtarë në Apel, si një proces i pavarur nga vullneti i parive politike nëpërmjet votimit të normave të reja ligjore, por bazuar në kritere objektive që garantojë sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës” argumentohet mes të tjerash.

Në mbarim të mandatit të komisionerëve, nuk do të thotë që procesi i vettingut mbyllet këtu. Rivlerësimi i trefishtë do të vazhdojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, aty ku kanë ankimuar të gjithë të shkarkuarit, ose janë apeluar nga Komisioneri publik disa gjyqtarë dhe prokurorë që u panë pa probleme nga KPK.

Në KPA do të vijojnë si vëzhgues monitoruesit e ONM, ndërsa rolin e komisionerit e merr kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani./TopChannel

Poll

MOS HUMB