PREKËSE! Babai i Martin Canit shkon në protestën për të birin
TIRANË- Pjesë e protestës së sotme për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ishte dhe babai i adoleshentit të ndjerë. Ëngjëll Cani u pikas nga mediat në turmën e qytetarëve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Por edhe pse disa media iu afruan me mikrofon, babai i viktimës së sherrit mes adoleshentëve në shkollën "Fan Noli", nuk pranoi që të mbante një fjalim.
MOMENTI ME VIDEO:
Përkundrazi, zgjodhi që të qëndronte në një cep në heshtje./ZËRI
Vrasja e Martin Canit, gjyshi i të ndjerit në protestë: Duam drejtësi! Ndryshe do e djeg këtë vend...
TIRANË- Gjyshi i Martin Canit, edhe pse në moshë të thyer, i është bashkuar sot protestës së zhvilluar për vrasjen e nipit të tij, vetëm 14-vjeç. Në fjalën e tij para turmës, i moshuari kërkoi drejtësi për nipin e tij, duke u shprehur se nëse nuk ka lëvizje nga drejtësia, do të bëjë vetëgjyqësi. Me lot në sy, bëri dhe një përshkrim të shkurtër të nipit të tij, të cilit iu pre jeta në mes.
Gjyshi i Martin Canit: Unë e mbaj veten si burrë i fortë, por për fëmijën nuk paska gjë më të keqe. Martini për ata që e njohin ka qenë një shembullor në shoqëri, merrej edhe me sport. Ne u dogjëm, por mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, nuk dua të përfitojë asnjë. Nëse nuk zgjidhet ky problem që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e djeg këtë 'problem'. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do të bie dhe unë se nuk ka ça më duhet jeta. Mos u frikësoni se nuk ia dua të keqen askujt. Të vihet drejtësia në vend!
Protesta për vrasjen e Martin Canit, merr pjesë motra e Egli Progës: Duam drejtësi
TIRANË- Sot qytetarët janë mbledhur para ministrisë së Arsimit për të protestuar për vrasjen e 14-vjeçarit tek shkolla 9-vjeçare e “Fan Nolit” në Tiranë. Në këtë protestë mori pjesë edhe motra e Egli Progës që u vra në në gusht të këtij viti në Pogradec. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve të protestojnë, ku dhe iu kërkoi prindërve të 14-vjeçarit si autor i dyshuar që të kontaktojnë me familjen e viktimës. Ajo kërkoi që të vendoset drejtësi për të miturin.
"Erdha sot këtu për mes jush për Martinin, ëngjëllin e vogël të babait të tij dhe nënës zemërmadhe. Çfarë zemre të pastër mund të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, madje as drejtësi. E përse duhet drejtësia pas ikjes së Martinit të vogël? Për të edukuar babain e vrasësit, apo nënën e tij që nuk duket askund në këtë tragjedi. Ku është Vilma Përlleshi? Nëna e vrasësit, përse nuk flet? Përse fshihet? Përse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. As ty zonjë që vazhdon dhe fshihesh bashkë me babain e vrasësit. Ku do të gjeni ju prindër më të paqtë në rruzullin tokësor se prindërit e Martinit? Që iu iku drita e syve dhe nuk kërkojnë asgjë, vetëm të ikin nga ky vend, nga skena e krimit. A dëgjon qeveria, policia, prokuroria, ministria, media, populli mbarë, prindërit e Martinit të vrarë duan vetëm të ikin jashtë Shqipërisë dhe të harrojnë këtë vend që është vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci i banditëve, erdhi në Tiranë, pasi nuk mundet të qëndroj më aty, në atë vend krimi. Sa kohë do vazhdojë kjo gjendje? Edhe sa? Edhe sa ëngjëj të tjerë duhet të vriten me jatagan tek shkolla. Po, po me jatagan. Keni dëgjuar se në Amerikë ndodhin masakra, por ku keni parë në një vend kaq të vogël që të vriten me jatagan në shkolla, në derën e shkollë? Po Martinin kush e sjell në këtë jetë, jatagani i drejtësisë? Po Egli Progën? Unë jam këtu për të bërë një thirrje publike për të gjithë ata që kanë fëmijë, vëllezër dhe motra, ngrihuni dhe mos lejoni më t’ju vriten më të dashurit tuaj. Bëhuni bashkë me prindërit e Martinit dhe bashkë me mua!", tha ajo. /ZËRI
Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarët protestojnë para MASH
TIRANË- Qytetarë dhe prindër janë mbledhur sot para ministrisë së Arsimit dhe Sportit në shenjë proteste për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në shkollën “Fan Noli”. I mituri u vra me thikë një javë më parë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi, ku dhe u plagos shoku i tij Luis Meçe.
Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. /ZËRI