'Kush ka paguar që keni ardh' këtu!'/ Qytetari merr 'në pyetje' shoqëruesit e Ramës në Londër, Beci buzëqesh...

LONDËR- Politikanët shqiptarë janë pritur me protesta në Londër. Një qytetar, me kamera në dorë, ka pyetur deputetët dhe kryebashkiakët socialistë që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama në Londër lidhur me kostot e udhëtimit. Me radhë, qytetari pyet kryebashkiakun e Shkodrës, Malësisë së Madhe, por edhe deputetë të Partisë Socialiste. Por përgjigje merr vetëm nga një prej tyre. Ishte kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i cili i tha se shpenzimet i kishte paguar vetë.
MOMENTI ME VIDEO:
Qytetari: Kush ti ka dhënë paret zoti Beci? Po a keni turp? Si vini këtu me pa Edi Ramën?O hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp? Si more vini këtu me taku Edi Ramën?
Qytetari: Ja dhe kryebashkiaku i Koplikut... Edhe ti paske ardhur këtu?! Kush ti ka pagu paret ty?
Tonin Marinaj: Mua? Vetë i kam pagu!
Qytetari: Vidhni, vidhni, do vijë dita juaj...
Tonin Marinaj: A thua? Edhe këtë fjalë e the?
Qytetari: Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?/ZËRI
Protesta dhe rrëmujë/ Njerëzit largohen me barrela, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me diasporën në Londër

LONDËR- Kryeministri Edi Rama organizoi sot takimin e radhës me diasporën në Londër, por u shoqërua me incidente. Disa persona kanë humbur ndjenjat dhe janë larguar me barrela nga sallat. Gjithashtu sipas disa pamje të shpërndara nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, Rama është pritur me protesta të shumta jashtë sallës së takimit.
Vrasja e Martin Canit, Rama: “Djajtë” dolën nga shishet, e kthyen viktimën mish për interesat partiake

LONDËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Londër foli për vrasjen e Martin Canit në te shkolla “Fan Noli”. Rama tha se vrasja e tij u përdor politikisht, ku “djajtë” dolën nga shishet dhe e përdorën tragjedinë. Ai i quajti protestat e qytetarëve të motivuara politikisht për interesat e tyre.
“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një bashkëmoshatar, por në vend të ketë reflektim, siç ndodh në Amerikë kur plumbat e armëve prodhojnë masakra, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të medias dhe politikës dhe askush nuk pyet për dhimbjen e familjes së viktimës dhe nevojës së komunitetit për të kuptuar rolin e gjithsecilit. Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin në kanale duke kërkuar ndasi e duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj teorish e marifetesh, e deri protestash kundër qeverisë duke kthyer viktimën në mish për top të interesave politikë. Pa u varrosur kufoma dolën djajtë dhe nisën vallen u luftës për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit e duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, tha Rama. /ZËRI
Protesta para takimit në Londër, Rama: Një grusht të verbërish te dera

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Londër ku po zhvillon takimin e tij të radhës me diasporën shqiptare. Ai i quajti protestuesit një “grusht të verbërish” tek dera.
"Të dashur qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, motra dhe vëllezër. Faleminderit. Mbase nuk më takon mua, por duke qene se u bëra unë shkak që ju të vini këtu në një ditë pushimi, dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish aty te dera, të nxitur nga një grusht të verbërish në Tiranë, kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin.
Unë kam besim që kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Po vija sot dhe po bëja gati fjalët që do ndaja me ju dhe mu kujtuan fjalët e britanikes, ish-ministre e brendshme e këtij vendi përpara një viti dhe më detyrojnë që të kujtoj që përpara disa ditësh këtu erdhi këtu për një takim partia tjetër, që nxit akte antishqiptare në një tokë të huaj…
Kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë dhe ai ishte i gatshëm por ata nuk u bën të gjallë.
Për tu kthyer te biseda, para disa vitesh, ajo zonja doli në parlamentin britanik dhe tha që ça po ndodhte në këtë vend me shqiptarët ishte një pushtim. Na bëri pushtues, a thua se kishim ardhur për të kërkuar kokën e Mbretëreshës", tha Rama. /ZËRI