LIVE UPDATES

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër bashkëpunëtor! Policia e kundërshton: Kemi pamjet, vetëm 1 autor!

➤ Babai i Luis Meçes, Fiqiri Meçe pretendon se në ngjarjen e rëndë ku u vra 14-vjeçari Martin Cani ishte i përfshirë dhe një person i dytë. ➤ Sipas të atit të të plagosurit, Kledjon Begaj është personi që ka qëlluar djalin e tij, i cili ndodhet ende në spital. ➤ Por ky pretendim është hedhur poshtë nga Policia e Shtetit. ➤ Sipas uniformave blu, pamjet e vendit të ngjarjes, përjashtojnë çdo mundësi që në vendin e ngjarjes ka qëlluar një tjetër person. ➤ Ndërkohë që të hënën do të ngrihet një komision i posaçëm, i cili do të përbëhet nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve, që do të vendosin nëse ai do të transferohet në Spitalin e Burgut ose ne Burgun e të Miturve në Kavajë. ➤ Komisioni do ta marrë këtë vendim në bazë të gjendjes së tij shëndetësore të Mario Prelleshit.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Dokumenti/ Kush u përfshi në sherrin që i mori jetën Martin Canit?

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër
Luis Meçe

TIRANË- Babai i Luis Meçes, të plagosurit në konfliktin e ndodhur në shkollën "Fan Noli", Fiqiri Meçe ka publikuar procesverbalin e ngjarjes ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Siç edhe duket në dokumentin e publikuar nga i ati të plagosurit, në procesverbal shkruhet se në momentin e sherrit mes adoleshentëve kanë qenë të pranishëm 5 persona, të gjithë rreth moshës 14-vjeç. Këta emra janë përmendur edhe nga babai i Luisit, i të plagosurit që ishte shok me Martinin. Por tashmë edhe nga i plagosuri, i cili flet edhe për një person të tretë (të rritur) që ka qenë me agresorët në momentin e konfliktit. Por që vetë shton se e ka të pamundur që ta identifikojë me emër.

Procesverbali i publikuar:

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër

Në datë 18.11.2024, rreth orës 13.00 pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare "Fan Noli" ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Marseld Sina, Luis Meçe dhe Martin Cani kundrejt shtetasve Mario Perlleshi dhe Kledion Bekaj. Nga y konflikt janë plagosur shtetasit Luis Meçe dhe Martin Cani, ku ky i fundit ka ndërruar dhe jetë për shkak të goditjeve që kishte marrë. Marseld Sina ka dorëzuar telefonin e kushëririt të tij Luis Meçe, të llojit Samsung. Procesverbali është nënshkruar nga Igli Mollaj

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

1 VITE ME PARE

“S’flas dot, kam dhimbje!” I plagosuri te “Fan Noli”: Ishin 2 autorë, është moshatar me ne!

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër
Luis Meçe

TIRANË- Luis Meçe, 14-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Martin Cani, ngul këmbë në versionin e tij se në vendin e ngjarjes kanë qenë 3 persona. Dy prej të cilëve e kanë qëlluar me thikë. Në një intervistë të dhënë nga shtrati i spitalit të Traumës, adoleshenti thotë se dy persona, Mario dhe një i mitur tjetër e kanë goditur 6 herë më thikë, por ka marrë vetëm 4 plagë në trup. I mituri flet edhe për një person të rritur që ishte me dy adoleshentët, të cilin nuk e identifikon dot me emër, pasi shprehet se nuk e ka parë kurrë më parë. 

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zemër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta...,"-tregon i mituri për "Review".

Luis Meçe: Ai më gjuan 6 herë në pjesën e kraharorit, 2 nuk më kapën. Herën e fundit që më goditi hika e tij ishte më e madhe se dora ime. U tremba, shkova dy hapa pas e godita, shtyva edhe Martinit. Të dy më rrethuan, i qëllova aq fort saqë Marios iu përplas koka tek hekuri, tjetrin e qëllova në sy dhe ra në tokë. Pastaj ika me vrap. 

Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vijnë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën në spital, por Policia e Shtetit nga ana tjetër pretendon se ka parë pamjet e sigurisë dhe se në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm një person që ka qëlluar dhe ai është Mario Prelleshi. Por i vetmi i mbijetuar nga plagët me thikë, pretendon të kundërtën./ZËRI

1 VITE ME PARE

Babai i Luisit: Djalit i është paralizuar krahu i majtë. Shteti s'na ofron as fizioterapist dhe as psikolog

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër

TIRANË- Babai i Luisit, djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli”, Fiqiri Meçe ka bërë një ankesë publike lidhur me mënyrën sesi po trajtohet i biri në spitalin e Traumës në Tiranë. Në një intervistë që ka dhënë dje për emisionin 'Review', Meçe pretendon se i biri është thuajse i paralizuar në krahun e majtë, por spitali nuk i ofron fizioterapi. Në këto kushte janë detyruar që në mënyrë private t'i sigurojnë shërbimet mjekësore për të birin. Po ashtu, përveç fizioterapistit, pranë të miturit që u përball me vdekjen, nuk ka shkuar asnjë psikolog.

Në këto kushte, i ati tregon se po mendon që të birin ta transferojnë në një spital jashtë vendit. 

“Luisi nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as piskolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjëndjen në vazhdim. Thika i ka prekur dhe mëlçinë dhe djali është në intubim dhe po presim mos përmisohet. Për momentin po e mbajmë aty por po e mendojmë ta çojmë jashtë se nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë,”- tha babai i Luisit.

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Policia e Shtetit: S'ka autor të dytë të përfshirë në ngjarje, po vlerësohet dëshmia e babait të Luis Meçes

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër
Viktima Martin Cani

TIRANË- Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e shokut të tij, është implikuar dhe një tjetër person. Ishte i ati i të plagosurit tjetër, Luis Meçe, ai i cili denoncoi se ndaj të birit kishte qëlluar një tjetër adoleshent dhe jo Mario Prelleshi, i cili tashmë është arrestuar. Por Policia i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke u shprehur se nga të gjithë dëshmitë e marra dhe nga pamjet filmike, kanë dalë në përfundimin se nuk ka asnjë autor të dytë. 

"Po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik,"-bën me dije Policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla "Fan Noli" në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi. Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata caktoi “arrest me burg” ndaj 14-vjeçarit, ja ku mund të transferohet i mituri

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër

TIRANË- Mario Prelleshi që dyshohet si autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani është ende në spital privat, edhe pse ndaj tij u caktua masa e sigurisë. Bëhet me dije se të hënën do të ngrihet një komision i posaçëm, i cili do të përbëhet nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve, që do të vendosin nëse ai do të transferohet në Spitalin e Burgut ose ne Burgun e të Miturve në Kavajë. Komisioni do ta marrë këtë vendim në bazë të gjendjes së tij shëndetësore.

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit tregon dinamikën e ngjarjes: Autori e ofendoi për vëllain e vogël viktimën

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër
Babai i Luisit

TIRANË- Babai i Luis Meçes që u plagos te sherri në “Fan Nol”, ku humbi jetën Martin Cani tha se autori ofendoi viktimën dhe kështu nisi e gjitha. Ai tha se nuk është e vërtetë që ata debatuan për vajza dhe rrjetet sociale, por sepse autori e ofendoi dhe Martini u ndje keq. Më tej ai tha për emisionin “Goca dhe Gra” se i përfshirë në sherr është dhe një person tjetër që identiteti, i të cilit nuk u bë me dije për mediat.

“Ka dëshmuar Luisi dhe e njeh djalin, ai është goditur edhe tek syri. Emri i djalit të dytë më bën përshtypje sepse nuk është qarkulluar në media. Djali i dytë ka pasur thikën më të vogël se ajo që ka dalë në internet dhe ka goditur djalin nga mbrapa.

Martinin ka tetë vite që e marr me djalin tim me makinë. I njoh se i kam edhe komshinj. Sherri ka ardhur për shkak të vllait të Martinit, personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar e më pas Martini është ndjerë shumë keq dhe ka reaguar. Nuk ka të bëjë as me çështje vajzash, as TikTok as Snapchat.

Kur kanë ardhur djemtë i kanë pyetur ku ka lule, të njëjtën që ne e përdorim për personat që i çojnë në varreza. Unë po kthehesha nga puna kur e mora vesh. Më tha Martini vdiq. Ishte shokuese, isha shumë i lidhur me fëmijët. Miku im që pret ngushëllime, më tha s’kam më lot”, tha babai i Luisit. 

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit tregon emrin e bashkëpunëtorit: U godit me thikë nga dy persona

Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit: Ka një tjetër
Babai i Luis Meçes

TIRANË- Babai i Luis Meçes, i mituri që mbeti i plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli”, tha se janë përfshirë dhe disa persona të tjerë. Ai tha për emisionin "Review" se djalin e tij dhe Martin Canin, 14-vjeçari që humbi jetën tragjikisht, u godit me thikë nga Kledjon Begaj, shok me autorin e dyshuar, Mario Prelleshin.

“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë,”- tha babai i Luisit.

Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB