VIDEO- Kush i provokoi protestuesit nga brenda Ministrisë së Arsimit?
TIRANË- Qytetarë, prindër dhe adoleshentë u provokuan gjatë protestës që po zhvillonin për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Siç duket qartë edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, një grua nga brenda godinës së Ministrisë së Arsimit u bën shenja protestuesëve. Gjestet lënë të kuptojnë se u kërkojnë që të mbyllin protestën, por fytyra nuk i është shquar në asnjë moment.
Ngjarja e rëndë, vrasja e 14-vjeçarit që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
"Po s'iku Manastirliu, protestë sërish të hënën'/ Vrasja e Martin Canit, 9 kërkesat e prindërve dhe qytetarëve!

TIRANË- Të hënën ka sërish protestë nëse ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu nuk jep dorëheqjen. Kjo është kërkesa e parë e dalë nga protesta e sotme para MAS për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij. Qytetarët u mblodhën sot tek shkolla "Fan Noli" atje ku ndodhi ngjarje, për të marshuar drejt godinës së Ministrisë. Në fund, përveç dorëheqjes ata paraqitën kërkesat e tyre dhe ngritën shqetësimet për sigurinë e fëmijëve në shkolla.
Kërkesat e tyre janë:
-Rritje me 5% e buxhetit për arsimin
-Dorëheqja e ministres Ogerta Manastirliu
-1 psikolog për 200 nxënës në shkolla
-Qëndrimi i nxënësve në shkolla deri në orën 16:00, duke i pajisur me programe ushqimi dhe mundësi aktiviteti.
-Zbatimi i rregullave për heqjen e telefonave në orarin e mësimit
-Monitorimi i rreptë i platformave digjitale nga autoritetet
-Një oficer sigurie në çdo shkollë
-AMA të bllokojë përmbajtjet jo etike e të dhunshme
-Sistem raportimi efektiv për rastet e dhunës
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
Ekzekutoi me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, Prokuroria ashpërson akuzën për autorin

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzën për autorin e vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani. Tashmë ndaj Mario Prelleshit është ngritur akuza e "vrasjes në rrethana cilësuese". Kjo vepër penale, dënohet me burgim jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm. Por nuk dihet nëse i njëjti dënim do të aplikohet edhe për Prelleshin, i cili është i mitur.
Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe "akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta", pasi Canin e qëlloi për vdekje me një thikë ushtarake, të cilët pretendon se e kishte fshehur pranë ambienteve të shkollës.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
Ishte në protestë, por nuk e përballoi dot, tezes së Martin Canit i bie të fikët

TIRANË- Tezja e Martin Canit ka folur mes lotësh në protestën e organizuar për vrasjen e nipit të saj. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, ajo ka bërë thirrje për drejtësi. Por më pas, për shkak të dhimbjes ka humbur ndjenjat në mes të rrugës. Menjëherë nga protestuesit e tjerë u kërkua një ambulancë, e cila e dërgoi në spital për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.
“Dua drejtësi, vetëm drejtësi dua! Drejtësia të shkojë në vend. E gjithë Shqipëria ka mbajt zi për nipin tim. E gjithë bota jo shqipëria. Drejtësi duam. Vetëm drejtësi. Mua s'më gjen asgjë. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë,”- tha ajo për aq sa mundi të fliste para kamerave.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
Në anën tjetër të Tiranës protestohet për Martin Canin, tek "Qytet Studeti" plagoset me thikë një 20-vjeçar

TIRANË- Teksa në kahun tjetër të Tiranës po protestohej për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, tek "Qytet Studenti" ka ndodhur një plagosje me thikë. Nga të dhënat e para është mësuar se i plagosuri ka mbetur studenti 20-vjeçar Aron Demiraj. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për shkak se ka marrë plagë në brinjë, qafë dhe shpatull. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve të para, mësohet se zanafilla e konfliktit ishte krejt banale: Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër?
Kështu, fillimisht të dy kanë debatuar me tone të ashpra dhe më pas janë përleshur fizikisht. Në përplasje e sipër, autori e ka plagosur me thikë 20-vjeçarin. Më pas, është larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, por është kapur vetëm 30 minuta më vonë.
Tiranë/Informacion paraprak
- Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën "Sotir Kolea", gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autori i plagosjes është Ajdin Ajvazi, i cili është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu./ZËRI
PREKËSE! Nëna e Martin Canit dërgon mesazh në protestë: Na la një boshllëk që s’mbushet kurrë...

TIRANË- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij ka dërguar një mesazh që është lexuar në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit. Fillimisht, ajo tregon për dhimbjen që po kalon për humbjen e të birit, e më pas falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këto momente të vështira.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani,”-shkruan nëna e 14-vjeçarit që u vra në ambientet e shkollës.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
"Turp! Jep dorëheqjen, ik!"/ Protestuesit thirrje ministres Manastirliu (VIDEO)

TIRANË- "Jep dorëheqjen, ik, ik!,"-këto ishin thirrjet e qytetarëve që po protestojnë për vrasjen e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij. Siç duket edhe nga pamjet e protestës së sotme, qytetarët kanë hedhur bojë të kuqe në rrugë dhe shenja duarsh me gjak në muret e Ministrisë së Arsimit.
MOMENTI ME VIDEO:
Disa herë, teksa folësit iu drejtoheshin turmës, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe të Sporteve, Ogerta Manastirliu. Por nga kjo e fundit, nuk ka asnjë reagim.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
Protesta për vrasjen e Martin Canit/ Qytetarja me lot në sy: Çon fëmijën në shkollë dhe të vjen në arkivol

TIRANË- Një nga qytetaret që morën pjesë në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, nuk i ka përmbajtur dot lotët. Në fjalën e saj, ajo kërkoi dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.
"Me këtë pushtet që kemi nuk ka ndërgjegjësim kurrë! Do ishte mirë të ngrihej e gjithë Shqipëria, brenda 20 ditëve kemi 7 vrasje. Është tmerr, por fëmija...*qan! Ti e çon fëmijën në shkollë dhe të vjen në arkivol. Këtu ministrja duhet që të japë menjëherë dorëheqjen. Më e turpshmja, deputeti kërkoi 1 minutë heshtje, ato zgërdhiheshin bashkë. Ato nuk janë zonja, nuk janë nëna, i ka mbytur pushteti dhe leku!,"-tha protestuesja.
MOMENTI ME VIDEO:
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
Protesta për Martin Canin/ Qytetarët hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

TIRANË- Qytetarët në tubimin për vrasjen e Martin Canit kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe, si simbol për gjakun e 14-vjeçarit të vrarë në rrugën para godinës së Ministrisë. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe marrje të masave shtesë për të rritur sigurinë në shkolla.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë./ZËRI
Protesta për Martin Canin/ Shoqja përlotet në tubim: E pabesueshme! Shkolla nuk kontrollon...

TIRANË- Në protestën e sotme të organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ishte e pranishme dhe mikesha e të ndjerit. Për kamerat e "OraNews", e mitura me lot në sy foli për shokun e saj që tashmë nuk jeton më. Por theksoi se të miturit dhe adoleshentët nuk kanë vëmendjen dhe kujdesin e nevojoshëm nga mësuesit në shkolla. Po ashtu, dërgoi edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
"Shkolla nuk kontrollon dhe nuk merret më me nxënësit...E kam pasur shok Martinin. Martini ishte një shok shumë i mirë, nuk ishte tip sherresh, nuk merrej e gjëra të këqija, luante shumë mirë futboll dhe ishte nxënës shumë i mirë. Vetëm për një të parë ndodhi e gjithë kjo? E pabesueshme. Që të vrasësh dikë nuk të bën më të fortë, por tregon se nuk je mirë psikologjikisht fare!,"-tha e mitura.
RRËFIMI ME VIDEO:
“Prindërit në Protestë”/ Vrasja e Martin Canit, sot tubim tek Ministria e Arsimit

TIRANË- Ora 11.00 do të mbledhë prindër, fëmijë dhe qytetarë të vendit para shkollës 'Fan Noli', atje ku vetëm pak ditë më parë iu mor jeta 14-vjeçarit Martin Cani. I mituri u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një debati që ishte parë dhe dëshmuar nga të gjithë, por askush nuk denjoi që të ndërhynte, për t'i shpëtuar ndoshta jetën adoleshentit. Për këtë ngjarje që prej ditësh ka tronditur vendin, qytetarët do të nisin marshimin nga shkolla deri tek Ministria e Arsimit për të kërkuar më shumë siguri në shkolla për fëmijët dhe adoleshentët.