Irani distancohet: Assad nuk kërkoi ndihmë për të luftuar rebelët

TEHERAN- Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad, Irani nuk ka kërkuar ndihmë nga Irani. Edhe pse ky vend ka qenë mbështetësi i tij kryesor së bashku me Rusinë, për t'iu kundërvënë ofensivës rebele. Këtë detaj e konfirmoi sot ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
"Qeveria siriane nuk na kërkoi ndihmë dhe ne mbetëm të befasuar nga "shpejtësia" e sulmit rebel dhe "paaftësia" e ushtrisë siriane për ta zmbrapsur sulmin,"-tha Araghchi.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI
Si kërkonte FBI-ja "kokën" e al-Jolanit që rrëzoi Assadin, tani ai është njeriu kyç në Lindjen e Mesme

DAMASK- Abu Muhammad al-Jolani, i dërguar nga kalifi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi për të krijuar degën siriane të al-Kaedës, u bë udhëheqësi më i rëndësishëm i revolucionit sirian. Ai u bë 'ushtar' në Irak në vitin 2003 dhe duke qenë se ishte me origjinë nga Siria, u kthye në vend në vitin 2011.
Dalja e tij e parë publike ishte në vitin 2016, kur ai njoftoi ndarjen e tij nga al-Kaeda për të formuar Jabhat Fateh al-Sham, i cili më vonë u riemërua në Hajat Tahrir al-Sham (HTS). Me këtë lëvizje ai donte të diferencohej nga e kaluara radikale islamike për të shmangur shënjestrimin e komunitetit ndërkombëtar.
Kështu, me kalimin e viteve, ai është përpjekur të paraqesë një profil më të moderuar, madje duke veshur xhaketa ushtarake të stilit perëndimor në vend të uniformës tradicionale të xhihadistëve të ISIS-it. 7 vjet më parë, SHBA ofroi një shpërblim prej dhjetë milionë dollarësh për "kokën" e ish-ekstreministit të ISIS.
Por organizata "HTS" mbetet në listën amerikane të organizatave terroriste. Me avantazhin që i jep udhëheqjen e forcave që rrëzuan regjimin e Asadit, ai do të përpiqet të legjitimohet si bashkëbiseduesi i fortë i të gjitha fuqive ndërkombëtare për procesin e formësimit të qeverisë së re në Siri.
Ai dhe organizata e tij vitet e fundit kanë kundërshtuar ISIS-in, i cili pas ndërhyrjes së fortë si të rusëve dhe iranianëve ashtu edhe të amerikanëve, është kufizuar në xhepa të vegjël në brendësi të Sirisë, por sërish mbetet i gjallë./ZËRI
HISTORIA- Kaloi 43 vjet në qeli, arsyeja nuk dihet akoma! Ky është i burgosuri politik më jetëgjatë në Siri

DAMASK- Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët e të drejtave të njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë fitoi më në fund lirinë! Al-Tatari kaloi 43 vjet pas hekurave në burgjet siriane. Luftëtarët e opozitës liruan qindra njerëz që kishin qëndruar në burgje famëkeqe prej vitesh pa asnjë komunikim me botën e jashtme.
Ish-piloti i forcave ajrore siriane u burgos në vitin 1981 pasi një nga kolegët e tij dezertoi në Jordani me një avion luftarak. Tatari u akuzua se e ndihmoi të arratisej. Por një tjetër version tjetër që qarkullon për burgosjen e tij është se u arrestua kur refuzoi të ndiqte urdhrat ushtarakë për të bombarduar zonat civile në Hama gjatë protestave të qytetit. Një tjetër version që ka qarkulluar në rrjetet sociale është se “krimi” i tij ishte rrahja e djalit të presidentit të atëhershëm të regjimit Hafez al-Assad, Bassel në një garë kuajsh.
Sipas pushtetit, ai tregoi “mosrespekt” për familjen Assad. Cilado qoftë arsyeja, ai u burgos!
Pasi kaloi dy vjet në izolim në burgun Mezzeh, al-Tatari u transferua në burgun famëkeq Tadmor (Palmyra), ku qëndroi deri në vitin 2000.
Më pas, ai u transferua në një objekt tjetër famëkeq, burgun Sednaya, dhe në vitin 2011 u çua në burgun qendror Adra në Damask. Gjatë kohës së tij në burg, al-Tatari zhvilloi një talent të jashtëzakonshëm si artist dhe skulptor, duke krijuar art nga thërrimet e bukës, sheqeri, acidi citrik dhe farat e ullirit.
"Sirian Campaign", një organizatë për të drejtat e njeriut që ka studiuar rastin e tij, konfirmoi se ai ishte i burgosuri politik më jetëgjatë në Siri./ZËRI
ME VIDEO- Rebelët gjejnë edhe...fëmijë në burgje! Pamjet rrëqethëse nga regjimi i Assad

DAMASK- Mediat e huaja, por ende në rrjetet sociale, kanë publikuar pamjet nga burgjet e qeverisë siriane. Në disa pamje shihet një foshnjë, jo më shumë se 3 vjeç, që shihet duke dalë nga dera e një qelie. Vogëlushi del nga qelia, ndërsa personi që hap derën nuk e pret që brenda të gjejë një fëmijë. Në momentin që e kanë nxjerrë nga qelia ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” që do të thotë “Zoti është më i madhi”. Në një burg tjetër, është liruar edhe një vajzë vetëm 13-vjeçare.
MOMENTI ME VIDEO:
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.
Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI
FOTOLAJM/Publikohet fotografia e parë e Bashar al-Assad në Moskë

MOSKË- Disa kanale ruse "Telegram" kanë publikuar një foto të Bashar al-Assad, teksa shihet krah gruas së tij. Kjo foto thuhet se është shkrepur në Moskë, atje ku Assad dhe familja e tij kanë marrë azil politik.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.
Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI
Rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin, po tani? Çfarë pritet të ndodhë

DAMASK- Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile. Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit - aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.
Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë. Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.
Të tjerë plaçkitën pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi. Rusia, një aleate e ngushtë, tha se al-Assad u largua nga vendi pas negociatave me grupet rebele dhe kishte dhënë udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore. Televizioni shtetëror sirian transmetoi një deklaratë video herët të dielën nga një grup rebelësh duke thënë se al-Assad ishte rrëzuar nga pushteti dhe të gjithë të burgosurit ishin liruar. Ata u bënë thirrje njerëzve që të ruajnë institucionet e “shtetit të lirë sirian”.
Rebelët thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq Saydnaya, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.
Komandanti rebel Anas Salkhadi, i cili u shfaq në televizionin shtetëror më vonë gjatë ditës, u përpoq të qetësonte pakicat fetare dhe etnike të Sirisë, duke thënë: Siria është për të gjithë, pa përjashtime. Siria është për druzët, sunitët, alavitët dhe të gjitha sektet.
Ndërsa sirianët po festonin, kryeministri Mohammad Ghazi al-Jalali bëri thirrje për zgjedhje të lira.
Jalali tha gjithashtu se kishte qenë në kontakt me drejtuesin e rebelëve, Abu Mohammed al-Golanin për të diskutuar mbi menaxhimin e periudhës së tranzicionit, duke shënuar një zhvillim të dukshëm në përpjekjet për të formësuar të ardhmen politike të Sirisë.
“Sinqerisht e them, isha i befasuar nga sa shpejt ndodhi. Nuk prisja që do të duheshin vetëm dhjetë ditë që, rebelët që u nisën nga Idlibi të mbërrinin në Damask. Por ishte lëvizje e madhe. Irani dhe Rusia janë dobësuar me këto zhvillime sepse al-Assadi ka qenë aleati kryesor për dekada. Unë mendoj për Rusinë, interesi është të mbajë një bazë në zemër të Lindjes së Mesme. Dhe kjo është arsyeja që unë parashikoj se Rusia është e hapur për një lloj negociatash me Golanin dhe me Turqinë. Irani mendoj se do ta ketë më të vështirë”, thotë Andre Banks- ekspert për Sirinë në Institutin Giga për Studimet e Lindjes së Mesme në Hamburg.
“Regjimi i al-Assadit ishte i kalbur nga brenda dhe i korruptuar, si një shtet mafioz. Kishte shumë pak besnikëri të vërtetë. Kështu që i gjithë ky sistem u mbajt i bashkuar nga frika. Dhe pastaj kemi natyrisht Rusinë. Ditët e fundit Rusia ka larguar anijet e saj nga baza ushtarake në Tartous. Gjithashtu, personeli i rangut të lartë ushtarak është larguar. Irani ka dhënë një lloj sigurie, por nuk po jepnin më ndihmë. Hezbollahu është dobësuar shumë dhe ishte tërhequr nga disa pozicione edhe rreth Alepos për shkak të luftës me Izraelin pas 7 tetorit. Të gjithë këta elementë sollën një dobësim të pushtetit të Assadit”, shprehet Carsten Wieland, ish-këshilltar i lartë i të dërguarit special të OKB-së në Siri.
Fundi i sundimit të al-Assadit i jep një goditje të madhe Iranit dhe aleatëve të tij, tashmë të dobësuar nga më shumë se një vit konflikt me Izraelin. Rebelët tani përballen me detyrën për të kapërcyer problemet e mëdha në një vend të shkatërruar nga lufta dhe ende të ndarë mes fraksioneve të ndryshme të armatosura.
Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi i Shtetit Islamik është ende aktiv në disa zona të largëta. Rebelët udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, i cili e ka origjinën në al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.
Abu Mohammed al-Golani, një ish komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë thotë se është pro pluralizmit dhe tolerancës fetare, si dhe udhëheq fraksionin më të madh rebel ndërsa është i gatshëm të punojë për drejtimin e ardhshëm të vendit./VOA
VD- Makinat e shtrenjta të Bashar al-Assad, brenda garazhit të pallatit

DAMASK- Sirianët sulmuan pallatin e braktisur presidencial të Bashar al-Assad në Damask, duke plaçkitur sendet e ish-presidentit dhe duke pozuar brenda zyrës së tij. Por po ashtu, kanë zbuluar edhe koleksionin e tij të madh të makinave luksoze.
Videot nga garazhi i Asadit tregojnë koleksionin e tij të makinave luksoze që kushtojnë miliona euro. Në garazh ka makina Lexus, Rolls Royce, Aston Martin, Ferrari, Mercedez, Audi dhe BMW.
This is reportedly Bashar Assad's garage, where he kept his luxury cars while his people suffered in poverty. pic.twitter.com/E3dq40fzCN
— Clash Report (@clashreport) December 8, 2024
Videot e publikuara nga brenda rezidencës presidenciale tregojnë burra, gra dhe fëmijë që enden në ndërtesën gjashtëkatëshe. Sipas gazetarit, një sallë pritjeje e pallatit presidencial është djegur plotësisht.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI
Rusia i dha azil Asadit dhe familjes së tij

MOSKË- Rusët i dhanë fund thrillerit për vendndodhjen e Bashar al-Asad. Agjencia RIA NOVOSTI raportoi pak para orës 8:00 të së dielës në mbrëmje se Assad dhe familja e tij ishin në Rusi. Sipas agjencisë ruse, Moska i dha azil ish-presidentit të Sirisë, i cili u largua nga vendi i tij sot.
Rusia ka kërkuar gjithashtu të hënën një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për misionin paqeruajtës të OKB-së. Trileri për fatin e Bashar al-Assad filloi që nga momenti kur rebelët hynë në kryeqytetin sirian. Një aeroplan i Sirisë Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur kryeqyteti u "pushtua" nga rebelët. Avioni fillimisht fluturoi drejt brigjeve të Sirisë, por më pas bëri një kthesë të fortë 180 gradë dhe fluturoi për disa minuta në drejtim të kundërt përpara se të zhdukej nga harta.
Burime anonime pohuan se Assad mund të ishte vrarë në një aksident ajror, por të tjerë raportuan si mundësinë më të mundshme (një skenar që u konfirmua si përfundim) se pilotët fikën përçuesin në mënyrë që kursi i avionit të mos regjistrohej.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI
Nga oftamolog në autokrat: Fundi i sundimit të Assadit!

DAMASK- Presidenti sirian, Bashar al-Assad, iku nga Damasku të dielën, më 8 dhjetor, duke përfunduar në mënyrë dramatike luftën e tij gati 14-vjeçare për të mbajtur pushtetin, ndërsa vendi i tij u shkatërrua në një luftë të ashpër civile dhe u kthye në një fushëbetejë për forcat rajonale dhe ndërkombëtare. Largimi i Assadit është në kontrast të thellë me muajt e tij të parë si president i Sirisë në vitin 2000.
Atëkohë, kishte pasur shpresa se ai do të ishte një udhëheqës reformator, pas tre dekadash të sundimit të hekurt nga babai i tij, Hafez Assad.
Me vetëm 34 vjeç, një oftalmolog me edukim perëndimor, ai u paraqit si një “njeri teknikisht i zoti, i apasionuar pas kompjuterëve dhe me sjellje të butë”, shkroi Associated Press. Por, përballë protestave kundër sundimit të tij që shpërthyen në mars të vitit 2011, Assadi iu kthye taktikave brutale të babait të tij, në një përpjekje për t’i shtypur protestat. Ndërsa kryengritja u shndërrua në një luftë të hapur civile, ai angazhoi ushtrinë, me mbështetjen e aleatëve të tij, Iranit dhe Rusisë, duke shkatërruar qytetet nën kontrollin e opozitës.
Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe prokurorët kanë përmendur përdorimin masiv të torturës dhe vrasjeve pa gjyq në qendrat e paraburgimit të kontrolluara nga autoritetet siriane. Në luftë kanë vdekur pothuajse gjysmë milioni njerëz dhe gjysma e popullsisë, nga 23 milionë banorë sa ishte para luftës, është zhvendosur.
Në vitet e fundit, konflikti u ngri dhe Qeveria e Assadit rimori kontrollin mbi pjesën më të madhe të territorit të Sirisë, ndërsa veriperëndimi mbeti nën kontrollin e grupeve opozitare dhe verilindja nën kontrollin e kurdëve.
Për Assadin, kompromisi është shenjë dobësie
Edhe pse Damasku zyrtar ka mbetur nën sanksionet perëndimore me pasoja shkatërruese për ekonominë siriane, vendet fqinje kanë tentuar ndërkohë të përshtaten me realitetin politik që Assadi ishte ende në pushtet, duke kontrolluar 70 për qind të territorit që e rimori me ndihmën e Iranit, Hezbollahut dhe Rusisë, pas ndërhyrjes së Moskës – dhe të vendosin marrëdhënie të caktuara me të. Në fakt, vitet e fundit regjimet arabe më të moderuara, me mbështetjen e heshtur të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë tentuar ta rikthejnë Assadin në anën e tyre – ta “normalizojnë” si vetëm një tjetër despot arab dhe kështu të përpiqeshin ta largonin atë nga mbështetësit e tij iranianë, shkruan The Washington Post.
Liga Arabe rinovoi në vitin 2023 anëtarësimin e Sirisë – që ishte pezulluar – me shpresën se regjimi i Assadit do të bashkëpunonte për të parandaluar trafikun e drogës dhe për të kthyer refugjatët. Vitin e kaluar, Liga Arabe riktheu anëtarësimin e Sirisë, dhe Arabia Saudite në maj emëroi ambasadorin e saj të parë në Siri, që nga prishja e marrëdhënieve me Damaskun para 12 vjetësh. Këtë vjeshtë, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, thuhet se ka diskutuar, me iniciativën e Emirateve të Bashkuara Arabe, mbi mundësinë që të mos rinovojë sanksionet më të ashpra amerikane ndaj Sirisë, kur ato të skadojnë më 20 dhjetor. Disa shtete evropiane, veçanërisht Italia, nisën të kishin raporte me shpresën se Assadi do të kthente në shtet refugjatët sirianë, ndoshta në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Turqia gjithashtu ka dëshiruar të arrijë një marrëveshje të ngjashme, pasi në territorin e saj ndodhen mbi 3 milionë refugjatë sirianë, tha profesori Christopher Philips nga Chatham House në Londër. Por, negociatat u ndërprenë për shkak të refuzimit të Asadit për t’i dhënë Ankarasë një zonë të gjerë neutrale brenda Sirisë për të mbajtur militantët kurdë larg nga territori turk, si dhe për shkak të mosplotësimit të asnjë nga kërkesat e tjera. Në vend të kësaj, Assadi vazhdoi sulmet ndaj Idlibit, që është nën kontrollin e rebelëve, duke bërë që mijëra refugjatë të rinj të kërkonin strehim pranë kufirit me Turqinë.
Miratimi i dukshëm nga Turqia i sulmeve të grupit rival islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) sugjeron se durimi i saj me Assadin mori fund, gjë që konfirmohet edhe me pjesëmarrjen në ofensivën e fundit edhe të Ushtrisë Kombëtare Siriane – të mbështetur nga Ankaraja – në veri dhe lindje të Alepos.
Assadi gjithmonë e ka konsideruar kompromisin si një shenjë dobësie, theksoi analisti sirian, Malik al-Abdeh.
Megjithatë, situata gjeopolitike ndryshoi shpejt kur grupet e rebelëve në veriperëndim të Sirisë nisën një ofensivë të befasishme në fund të nëntorit.
Irani i dobësuar dhe përfshirja e Rusisë në Ukrainë
Forcat qeveritare u mposhtën me shpejtësi, ndërsa aleatët e Assadit, të zënë me konflikte të tjera – luftën e Rusisë në Ukrainë dhe luftërat njëvjeçare midis Izraelit dhe grupeve terroriste, që mbështeten nga Irani, Hezbollah dhe Hamas– nuk ishin të gatshëm të ndërhynin si më parë. Megjithëse aviacioni rus u përpoq të ndihmonte ushtrinë siriane me sulme ajrore kundër rebelëve, dhe Irani njoftoi dërgimin e njësive të milicisë shiite nga Iraku, ndihma e ofruar ishte e pamjaftueshme.
Pakënaqësi edhe mes mbështetësve të Assadit
Gjatë pesë vjetëve të fundit, sirianët janë bërë më të varfër dhe regjimi ka bërë shumë pak për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës, tha eksperti ekonomik sirian, Jihad Yazigi. Me taksa në rritje, shpronësim të tokës dhe një ekonomi që po shkatërrohet, “këtu kemi edhe korrupsionin e regjimit, i cili është i integruar në çdo segment të shtetit”. Yazigi shtoi se neglizhimi i vuajtjeve të sirianëve dhe lakmia nga familja e Assadit kanë kontribuar në përhapjen e pakënaqësisë përtej territoreve të kontrolluara nga kundërshtarët e tij, duke u përhapur në të gjithë shoqërinë siriane, përfshirë edhe në zonat ku jetojnë besnikët e tij nga minoriteti fetar alavit, të cilit i përket edhe Assadi.
Assadi mori pushtetin më 2000 dhe ngritja e tij në pushtet ishte çështje fati. Babai i tij kishte përgatitur djalin e tij më të madh, Basilin, si trashëgimtar, por në vitin 1994 Basili vdiq në një aksident automobilistik në Damask. Bashar al-Assad u rikthye në Siri, duke lënë punën si oftamolog në Londër. Pas rikthimit, ai kreu trajnim ushtarak dhe u gradua në gradën e kolonelit për të forcuar pozicionin e tij në mënyrë që një ditë të ishte në gjendje të qeveriste. Kur Hafez Assad vdiq në vitin 2000, Parlamenti shpejt uli moshën minimale për president, nga 40 në 34 vjeç. Ngritja e Bashari al-Assadit në pushtet u konfirmua në një referendum kombëtar, ku ai ishte i vetmi kandidat.
Hafez Assad qeverisi vendin për gati 30 vjet, duke praktikuar një ekonomi të centralizuar, të stilit sovjetik. Në të njëjtën kohë, ai qeverisi me grusht të hekurt, aq sa sirianët kishin frikë të bënin shaka për politikën, edhe në biseda me miqtë. Në vitin 1982, në qytetin Hama – që rebelët e morën javën e kaluar – ushtria e Hafez al-Assadit vrau mijëra kundërshtarë, duke i dhënë fund një kryengritjeje të udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane. Hafez Assad ndoqi një ideologji sekulare, në përpjekje për të zhdukur dallimet sektare dhe fetare, duke promovuar nacionalizmin arab dhe duke krijuar një imazh të rezistencës së ashpër kundër Izraelit.
Ai krijoi një aleancë me udhëheqësit klerikalë shiitë të Iranit, vulosi dominimin sirian mbi Libanin dhe themeloi një rrjet grupesh militante palestineze dhe libaneze.
Dukej më i moderuar se babai i tij
Bashar al-Assad fillimisht dukej krejtësisht ndryshe nga babai i tij, i cili ishte një udhëheqës i fuqishëm dhe i pamëshirshëm. Trupgjatë dhe i dobët, ai kishte një sjellje të një njeriu të qetë dhe të tërhequr. Pozita e tij e vetme zyrtare, përpara se të bëhej president, ishte si kreu i Shoqatës Siriane të Kompjuterëve. Gruaja e tij, Asma al-Akhras, me të cilën u martua disa muaj pasi mori detyrën, një ish-bankiere me origjinë siriane që ishte rritur në Londër, ndihmoi në përmirësimin e këtij imazhi, shkruan CNN. Çifti i ri, i cili ka tre fëmijë, dukej se i shmangej kurtheve të pushtetit. Ata jetonin në një apartament në lagjen luksoze Abu Rumane në Damask, ndryshe nga vilat madhështore të liderëve të tjerë arabë. Në vitet e para të marrjes së pushtetit, Assadi liroi të burgosurit politikë dhe lejoi një diskurs më të hapur në shoqëri. Në periudhën e njohur si “Pranvera e Damaskut,” nga viti 2000 deri në 2001, u shfaqën sallone për intelektualët, ku sirianët mund të diskutonin për artin, kulturën dhe politikën – diçka e paimagjinueshme gjatë sundimit të babait të Bashar al-Assadit.
Megjithatë, pas vitit 2001, kur 1.000 intelektualë nënshkruan një peticion publik duke bërë thirrje për demokraci shumëpartiake dhe liri më të mëdha, dhe të tjerë tentuan të formonin një parti politike, sallonet u mbyllën nga policia sekrete, e cila arrestoi dhjetëra aktivistë.
Hapja ekonomike ndaj botës
Në vend që të hapte vendin politikisht, Assadi u kthye drejt reformave ekonomike. Gradualisht, ai hoqi kufizimet ekonomike, lejoi funksionimin e bankave të huaja, hapi dyert për importet dhe fuqizoi sektorin privat. Damasku dhe qytete të tjera, që prej kohësh ishin zhytur në një gjendje të zymtë, përjetuan një bum të ndërtimit të qendrave tregtare, restoranteve të reja dhe mallrave të konsumit. Turizmi lulëzoi. Jashtë vendit, ai ndoqi politikën e vendosur nga babai i tij, duke mbajtur aleancën me Iranin dhe duke këmbëngulur për kthimin e plotë të Lartësive të Golanit, të aneksuar nga Izraeli, edhe pse në praktikë Assadi kurrë nuk u përfshi ushtarakisht në një konflikt me Izraelin.
Në vitin 2005, ai pësoi një goditje të rëndë me humbjen e kontrollit shumëvjeçar të Sirisë mbi Libanin fqinj, pas vrasjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri. Pasi shumë libanezë akuzuan Damaskun se qëndronte pas vrasjes, Siria u detyrua të tërhiqte trupat nga Libani, ku erdhi në pushtet një qeveri proamerikane.
Mbështetja tek Irani
Në të njëjtën kohë, bota arabe u nda në dy blloqe: njëri i udhëhequr nga shtete sunite dhe aleatët e SHBA-së, sikurse janë Arabia Saudite dhe Egjipti. Tjetri udhëhiqej nga Irani shiit, pastaj Siria – me pakicën shiite alavite – dhe grupime të tjera shiite në gjithë rajonin, ku Hezbollah libanez ishte më i fuqishmi, por gjithashtu edhe Hamasi grup palestinez sunit. Gjithë kohën, Assadi u mbështet kryesisht te baza e njëjtë e pushtetit brenda vendit, njësoj sikurse babai i tij: sekti i tij alavit, një degë e islamit shiit, të cilit i përkasin një përqindje e vogël e popullsisë së Sirisë. Shumë pozicione në qeverinë e tij iu dhanë brezave më të rinj të të njëjtave familje që kishin punuar për babanë e tij. Ai po ashtu mori në qeveri anëtarë të një klase të re të mesme, të krijuar nga reformat e tij, përfshirë nga familjet e spikatura tregtare sunite.
Kontrolli i familjes së Assadit mbi Sirinë
Assadi gjithashtu u mbështet te familja e tij. Vëllai i tij më i vogël, Maheri, udhëhoqi Gardën elitare Presidenciale që shtypte kryengritjet. Motra e tyre, Bushra, ishte një zë i fuqishëm në rrethin e tij të ngushtë, së bashku me burrin e saj, zëvendësministrin e Mbrojtjes Asef Shaukat, deri kur ai vdiq në një sulm në vitin 2012. Kushëriri i Bashar al-Assadit, Rami Makhlouf, u bë biznesmeni më i madh në vend, duke drejtuar një perandori financiare, derisa ata të dy prishën raportet, duke bërë që Makhlouf të nxirrej nga skena e të lihej në harresë. Assadi gjithashtu i dha më shumë role të rëndësishme gruas së tij, para se ajo të njoftonte në maj se ishte duke u trajtuar për leukemi dhe u tërhoq nga detyrat shtetërore.
Akuzat e Assadit për luftën
Kur në vitin 2011 shpërthyen protestat në Tunizi dhe Egjipt, që rrëzuan udhëheqësit atje, Assadi e përjashtoi mundësinë që e njëjta gjë do të ndodhte në vendin e tij, duke insistuar se regjimi i tij ishte më në harmoni me popullin e tij. Pas arritjes së valës së Pranverës Arabe në Siri, forcat e tij të sigurisë u përleshën brutalisht me kundërshtarët, ndërsa Assadi mohoi se po përballej me një kryengritje popullore. Në vend të kësaj, ai fajësoi “terroristët e mbështetur nga vendet e huaja” që përpiqeshin të destabilizonin regjimin e tij.
Retorika e tij u mirëprit nga shumë grupe pakicash në Siri – duke përfshirë të krishterët, druzët dhe shiitët – si dhe disa sunitë, që kishin frikë më shumë nga mundësia e sundimit të ekstremistëve sunitë sesa nga qeverisja autoritare e Assadit. Ndërsa kryengritja u shndërrua në luftë civile, miliona sirianë u larguan drejt Jordanisë, Turqisë, Irakut dhe Libanit si dhe drejt Evropës. Në maj të vitit 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, deklaroi se regjimi i Assadit “kishte zgjedhur rrugën e vrasjeve dhe arrestimeve masive të qytetarëve të tij” dhe e ftoi atë të udhëhiqte një tranzicion demokratik “ose të largohej nga pushteti”.
Por, regjimi i sanksionuar nga Perëndimi dhe i izoluar ndërkombëtarisht, deri më tani qëndroi në pushtet falë mbështetjes së aleatëve të fuqishëm si Rusia dhe Irani dhe falë një fushate të pamëshirshme kundër opozitës. Forcat e Assadit janë akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sulme brutale ndaj civilëve gjatë luftës 13-vjeçare civile, përfshirë për përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tyre. Assadi ishte rizgjedhur me shumicë absolute çdo shtatë vjet, herën e fundit në vitin 2021, në zgjedhjet që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia i kanë quajtur si “zgjedhje të rreme.” Assadi kishte paralajmëruar kombet perëndimore që të mos mbështesin grupet rebele që luftonin kundër forcave të tij, duke thënë se militantët një ditë do të sulmojnë SHBA-në dhe të tjerët.
Më vonë, në vitin 2015, ai deklaroi se Siria nuk do të bashkohej me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja, që synonte shkatërrimin e grupit terrorist, Shteti Islamik, grup që kishte nën kontroll një pjesë të Sirisë të shkatërruar nga lufta.
Atë vit, regjimi i tij ishte në prag të rënies, por ai mbijetoi dhe forcoi pozicionin e tij falë ndërhyrjes ushtarake ruse.
Konflikti është epiqendra e trashëgimisë brutale të Assadit, që ka lënë qindra mijëra të vdekur. Kombet e Bashkuara, më herët këtë vit, deklaruan se janë mbi 7 milionë persona të zhvendosur brenda vendit dhe mbi 6 milionë persona që kanë ikur nga Siria.
Është ironike pasi më 26 shkurt 2011, dy ditë pas rënies së Hosni Mubarakut të Egjiptit dhe vetëm disa ditë para se vala e protestave të Pranverës Arabe të përfshinte Sirinë, Assadi kishte dërguar një email duke bërë shaka për kokëfortësinë e liderit egjiptian, që refuzonte të tërhiqej në mënyrë paqësore, kujtoi Associated Press./REL
Rebelë dhe civilë vandalizuan pallatin presidencial të Asadit në Damask

DAMASK- Dhjetra sirianë hynë në rezidencën e presidentit sirian Bashar al-Assad. Burra, gra dhe fëmijë bredhin në ndërtesën 6-katëshe, në shkallët e së cilës ishin shpërndarë dokumente. Një sallë pritjeje u dogj plotësisht, ndërsa mobiljet u morën nga rebelët që u futën në godinë.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rebelëve në Siri.
VIDEOT NGA SIRIA:
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian. Al-Assad nuk dihet se ku është, por Rusia pretendon se presidenti ka ikur nga Siria. Nuk dihet nëse ai ka marrë azil politik në Rusi apo nëse është në Liban dhe Iran./ZËRI
Reagimi nga Moska: Assad është larguar nga Siria!

DAMASK- Bashar al-Assad, i cili sundoi Sirinë për rreth 25 vjet, u largua nga vendi pasi dha urdhër për një transferim të pushtetit. Kështu pretendon Ministria e Jashtme e Rusisë. Por deri më tani, vendndodhja e tij është ende e paqartë.
Ministria e Jashtme ruse sqaroi gjithashtu se Moska nuk ka marrë pjesë në bisedimet për largimin e Asadit nga Siria. Megjithatë, ai zbuloi se bazat ushtarake ruse atje janë vënë në gatishmëri të lartë, megjithëse aktualisht nuk ka asnjë kërcënim serioz. Përveç kësaj, u shtua se Moska ka qenë në kontakt me të gjitha grupet opozitare në Siri.
Po ashtu, u bëri thirrje që të gjitha palëve që të përmbahen dhe të mos ushtrojnë dhunë.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian. Al-Assad nuk dihet se ku është, por Rusia pretendon se presidenti ka ikur nga Siria. Nuk dihet nëse ai ka marrë azil politik në Rusi apo nëse është në Liban dhe Iran./ZËRI
Humbja e Sirisë, 'shuplakë e fortë' për Rusinë

SIRI-Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës si fuqi botërore. Iu deshën 15 vjet, por Rusia njoftoi për ndërhyrjen e saj ushtarake në luftën civile siriane, si dëshmi të rikthimit të saj si forcë që nuk duhet të injorohet në skenën ndërkombëtare.
Moska e përdori atë imazh për të zgjeruar ndikimin e saj në gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, si një kundërpërgjigje ndaj Perëndimit. Tani, rënia e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, një aleati kyç të Moskës, i ka dhënë një goditje serioze ambicieve të Moskës si fuqi e madhe.
“Aventura ushtarake e Putinit në Siri ishte e dizajnuar të demonstronte se Rusia është fuqi e madhe dhe mund ta projektojë ndikimin e saj jashtë vendit”, tha Phillip Smyth, ekspert për Lindjen e Mesme. “Humbja e Sirisë është shuplakë e fortë në fytyrën e Putinit”.
Rrëzimi i Assadit paraqet jo vetëm goditje ndaj reputacionit të Rusisë, por ka të ngjarë të paraqesë edhe një humbje të madhe strategjike. Siria është shtëpi e dy instilacioneve të mëdha ushtarake të Rusisë: një baze ajrore në Hmeimim dhe një baze detare në Tartus. Baza detare në Tartus është baza e vetme që Rusia ka në ujëra të ngrohta dhe i jep qasje Moskës në Detin Mesdhe.
“Rusia ka përdorur bazat e saj në Siri për të projektuar fuqinë e saj si në lindje të Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme”, tha Smyth.
Asete ruse në Siri
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri më 2015 ndryshoi rrjedhën e luftës. Fushata shkatërruese ajrore e Moskës ndaj pozicioneve të rebelëve, ndihmuan ushtrinë siriane të rimerrnin pjesë të mëdha të territorit dhe të mbanin në pushtet Assadin.
Fushata e Moskës në Siri ndodhi një vit pas pushtimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes për forcat separatiste në lindje të Ukrainës. Moska përdori përfshirjen e saj në Siri dhe Ukrainë për ta paraqitur veten si fuqi, që është e aftë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi dhe në të njëjtën kohë zgjeron ndikimin në botë nga Mesdheu në Afrikë dhe Amerikën Latine.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Siria u bë më shumë aset për Moskën, thanë ekspertët, përderisa po ashtu paraqet sfidë për të mbajtur fushatat ushtarake në dy fronte. Me pritjen që Rusia të humbë asetet e saj ushtarake në Rusi, pas rënies së Qeverisë së Assadit, detyra është bërë edhe më e rëndë.
Rusia veçse ka investuar shumë në një kundërofensivë të madhe për të rimarrë territorin në rajonin e saj jugperëndimor të Kurskut, që e ka humbur nga Ukraina dhe për këtë ofensivë po varet nga ndihma e trupave të Koresë së Veriut. Në të njëjtën kohë, Moska po tenton të marrë sa më shumë territor që mundet në lindje të Ukrainës përpara bisedimeve të mundshme për paqe.
Ndërtesat ushtarake të Rusisë përgjatë brigjeve të Mesdheut në perëndim të Sirisë mund të merren nga militantët që udhëhiqen nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që është e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Aaron Zelin, hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit, tha se Rusia, thjesht, nuk e ka në dispozicion fuqinë e njëjtë të zjarrit që të mbrojë asetet e saj në Siri.
“Është e rëndësishme të kujtohet se tani Rusia duhet të merret me luftën e saj më të madhe në Ukrainë për dallim kur ndërhyri për herë të parë në Siri më 2015”, tha Zelin.
“Asetet e Rusisë po ashtu po luftojnë në Afrikën Sub-sahariane. Dhe për dallim nga një dekadë më parë, kur Rusia kishte Grupin Wagner, që udhëhiqej [nga i ndjeri Yevgeny] Prigozhin... Rusia nuk e ka nivelin e njëjtë të kapacitetit apo aftësisë për t’u përballur tani me këtë gjë në të njëjtën mënyrë si më parë”.
Zelin tha se humbja e bazës detare në Tartus, në veçanti do të ishte “një humbje jashtëzakonisht e madhe për Rusinë”.
“Ai është porti i vetëm i Rusisë në ujëra të ngrohta dhe mund të përdoret për aktivitete të marinës dhe për të treguar fuqi”, tha ai. “Humbja e kësaj baze do të shkëpuste Rusinë nga thelbi i Lindjes së Mesme”.
Moska nuk ka dërguar trupa tokësore për të ndihmuar Damaskun, që ra në duart e HTS-së dhe aleatëve të tij më 8 dhjetor. Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore që kur militantët nisën ofensivën e tyre kundër forcave të Assadit në fund të nëntorit, por ndërhyrja e kufizuar e Moskës bëri pak në ndaljen e përparimit të rebelëve.
Kush është HTS-ja?
-Hayat Tahrir al-Sham (HTS) është grup militant islamist, anëtarët e së cilit janë kryesisht salafistë, një sekt ultra-radikal i islamit sunit. Ky grup kërkon themelimin e një shteti në Siri që qeveriste sipas ligjit islamik.
-Grupi u shfaq në skenë më 2012, një vit pas nisjes së luftës civile siriane. Fillimisht, grupi u shfaq me emrin Jabhat al-Nusra, apo Fronti Nusra, degë siriane e Al-Kaidas.
-I udhëhequr nga Muhammad al-Julani, grupi merrte urdhra nga Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i Al-Kaidas në Irak. Baghdadi më pas shkëputi lidhjet me Al-Kaidan dhe themeloi grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), grup në të cilin Julani refuzoi të bëhej pjesë.
-Fronti Nusra u shndërrua në një nga grupet më vdekjeprurëse që luftojnë kundër Assadit dhe përdor taktika, sikurse bombardimet vetëvrasëse dhe pajisjet artizanale plasëse.
-Grupi militant më pas ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Më 2017, ajo u bashkua me grupe të tjera opozitare në veriperëndim të Sirisë për të formuar HTS-në.
-Ky grup është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet aleate.
Ekspertët thanë se Rusia do të paguajë çmim të lartë për dështimin e saj në Siri.
Rënia e Assadit është “një goditje e madhe për pretendimin e Rusisë se ende është fuqi botërore, në kuptim të mbajtjes së ndikimit ushtarak dhe politik jashtë vendit”, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
Po ashtu, aktorët në rajonet e tjera, sikurse Amerika Latine dhe Afrika, “mund të nisin të rimendojnë lidhjet e tyre dhe varësinë e tyre nga Rusia”, tha ai. /Shkruar nga Michael Scollon dhe Frud Bezhan./REL
Kush është Bashar al-Assad, mjeku okulist që sundoi Sirinë me dorë të hekurt

SIRI-Presidenti sirian Bashar al-Assad, i cili sipas një organizate joqeveritare është larguar sot nga vendi, sundoi Sirinë për një çerek shekulli me një grusht të hekurt, duke e mbytur në gjak një kryengritje që u kthye në një luftë civile, një nga më të përgjakshmet, shkruan Protothema.
Me profesion mjek okulist ai arriti majat e pushtetit shtetëror në moshën 34-vjeçare, në vitin 2000, me vdekjen e babait të tij, Hafez al-Assad, të cilin e pasoi. Në vitin 2011, ai u përball me Pranverën Arabe në vendin e tij, një seri protestash pro-demokratike që shpejt u shndërruan në një luftë të përgjakshme civile që përfshin forca të ndryshme xhihadiste, duke përfshirë grupin e Shtetit Islamik.
Ai arriti të qëndrojë në pushtet me mbështetjen masive të Rusisë, Iranit dhe Hezbollahut libanez. Duke u kujdesur për pamjen e tij, ai preferon kostumet e qepur mirë dhe një kravatë të errët sesa uniforma ushtarake si drejtues, por demonstron një vullnet për të ruajtur pushtetin me çdo kusht.
Një gazetar që u takua me Bashar al-Assad-in në disa raste para dhe pas fillimit të kryengritjes siriane në vitin 2011, e përshkruan atë si një “personalitet unik dhe kompleks”.
“Sa herë e takoja ishte i qetë, edhe në momentet më kritike dhe më të vështira të luftës. Ai ka saktësisht karakteristikat e babait të tij”, thotë gazetari, Hafez al-Assad, i cili sundoi Sirinë për 30 vjet me një dorë të hekurt.
Si ndryshoi rrënjësisht jeta e tij me vdekjen e babait dhe të vëllait
I lindur më 11 shtator 1965, Bashar, djali i dytë i Hafez al-Assad, nuk ishte i destinuar të bëhej president, por jeta e tij ndryshoi në mënyrë dramatike kur vëllai i tij më i madh, Bassel, i cili do të pasonte të atin, u vra në një aksident me makinë. në vitin 1994. Më pas iu desh të braktiste studimet në Londër, ku takoi gruan e tij, Asma, një sunite siriano-britanike, me të cilën pati tre fëmijë.
I quajtur “Trëndafili i Shkretëtirës” nga revista Vogue para rebelimit, gruaja e tij më vonë do të krahasohej me Marie-Antoinette. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 2000, Bashar u bë president me referendum, pa kundërshtarë.
Në inaugurimin e tij në moshën 34-vjeçare, ai mishëroi për shumë sirianë, të cilët kanë bërë thirrje për më shumë liri, imazhin e një reformatori që mund t’i jepte fund viteve të shtypjes dhe të krijonte një ekonomi më liberale në një vend ku kontrolli shtetëror ka qenë mbytës. Në fillim të presidencës së tij, Assad u pa në publik në timonin e makinës së tij ose duke darkuar në restorante tete-a-tete me gruan e tij. Ai gjithashtu lehtësoi disa nga kufizimet që kishte vendosur babai i tij.
Por imazhi i reformatorit u shpërbë shumë shpejt, me arrestimet dhe burgosjet e intelektualëve, mësuesve apo anëtarëve të tjerë të lëvizjes reformuese, pas një “Pranvere të Damaskut”. Kur Pranvera Arabe mbërriti në Siri në mars 2011, protestat paqësore kërkuan ndryshim. Assad, i cili është edhe kreu i ushtrisë, më pas kreu një goditje brutale, e cila u pasua shpejt nga një luftë civile. 500,000 njerëz vdiqën, por ai qëndroi në këmbë
Gjatë luftës, e cila mori jetën e më shumë se 500,000 njerëzve dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë, Assad gjithmonë qëndroi në këmbë. Falë mbështetjes së sponsorëve të tij iranianë dhe rusë, ai arriti të rimarrë dy të tretat e territorit. Ai gjithashtu arriti të “monopolizojë vendimmarrjen dhe të ketë mbështetjen e plotë të ushtrisë”, shpjegon një studiues në Damask.
Edhe në kulmin e luftës civile, ai mbetet i palëkundur, i bindur për aftësinë e tij për të shtypur një kryengritje, të cilën e denoncon si “terroriste” dhe produkt të “një komploti” të kurdisur nga vendet armike për ta rrëzuar atë.
I braktisur nga aleatët e tij rusë dhe iranianë, të cilët edhe vetë ishin shumë të dobësuar, ai u detyrua, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të largohej nga vendi sot, njëmbëdhjetë ditë pas një sulmi rrufe të nisur më 27 nëntor nga rebelët, të cilit forcat e tij nuk i bënë thuajse asnjë rezistencë.
Ndër simbolet më të fuqishme të rënies së Damaskut është çlirimi i burgut të zymtë Sendaya, ku mijëra kundërshtarë të dinastisë al-Assad ishin burgosur, torturuar dhe vrarë.
Çfarë po ndodh në Siri? Rebelët marrin Damaskun, 'zhduket' presidenti Assad

SIRI- Rebelët sirianë kanë arritur të pushtojnë kryeqytetit Damask, ndërsa ofensiva e tyre e rrufeshme kërcënon t’i japë fund sundimit 24-vjeçar të Bashar al Assadit. Ata thonë se institucionet publike do të qëndrojnë nën mbikëqyrjen e ish-kryeministrit derisa të dorëzohen zyrtarisht.
Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez. Rebelët që hynë në Damask njoftuan "arratisjen" e "tiranit" Bashar al-Assad dhe fillimin e një "epoke të re" në Siri pas 50 vjetësh të sundimit Baath. Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një "Siri të lirë".
Raportet thonë se presidenti Bashar al-Assad është larguar nga Damasku me avion për në një destinacion të panjohur. Kryeministri sirian, Mohammed Ghazi al-Jalali, ka thënë se nuk e di se ku ndodhet Assad për momentin. Sipas informacioneve të qarkulluara nga burime siriane, thuhet se Assad hipi në një Ilyushin-76 të Forcave Ajrore Siriane, i cili u nis me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, u kthye në drejtim të Homsit, humbi lartësinë dhe u zhduk nga radarët.
Kush është Bashar al-Assad, lideri sirian, familja e të cilit sundoi me grusht të hekurt për më shumë se 50 vjet?
Udhëheqësi i hekurt i Sirisë, Bashar al-Assad është gjenerata e dytë e një dinastie familjare autokratike që mbajti pushtetin për më shumë se pesë dekada dhe zhdukja e tij mes një avancimi rrufe të rebelëve sinjalizon një riorganizim mahnitës të pushtetit në një vend strategjik jetik të Lindjes së Mesme. Assad është i njohur për një sundim brutal mbi Sirinë, e cila që nga viti 2011 është shkatërruar nga një luftë civile që shkatërroi vendin dhe e ktheu atë në një terren pjellor për grupin ekstremist ISIS, ndërsa shkaktoi një luftë ndërkombëtare me përfaqësues dhe krizë refugjatësh që solli miliona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Lufta filloi pasi regjimi i Asadit refuzoi të dorëzohej para protestave masive pro-demokracisë atë vit gjatë Pranverës Arabe, në vend të kësaj duke ngritur një goditje brutale ndaj lëvizjes paqësore, duke vrarë dhe burgosur mijëra vetëm në muajt e parë. Forcat e Asadit që atëherë janë akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe sulme brutale kundër civilëve gjatë luftës 13-vjeçare, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tyre. Shtetet e Bashkuara, Jordania, Turqia dhe Bashkimi Evropian në fillim të luftës kërkuan që Assadi të largohej.
Por regjimi shumë i sanksionuar nga perëndimi dhe i izoluar ndërkombëtarisht është ngjitur në pushtet deri më tani falë mbështetjes së aleatëve të fuqishëm Rusisë dhe Iranit, dhe një fushate të pamëshirshme kundër opozitës. Dëshmia e tmerrit të atij regjimi ishin skena të festimeve ngazëllyese kur forcat rebele morën kontrollin e qyteteve siriane. Në Homs, videot treguan banorët duke grisur postera të Asadit dhe babait të tij në skena që kujtonin imazhe simbolike të vitit 2011.
Assad mori pushtetin në një zgjedhje të pakundërshtueshme në 2000 pas vdekjes së babait të tij Hafez al-Assad, i cili u ngrit nga varfëria për të udhëhequr Partinë Baath dhe mori pushtetin në vitin 1970, duke u bërë president i vendit vitin e ardhshëm. Asadi më i ri u rrit nën hijen e babait të tij, një aleat sovjetik që sundoi Sirinë për tre dekada dhe ndihmoi në shtytjen e një popullsie pakicë alavite në poste kyçe politike, sociale dhe ushtarake.
Ofensiva e befasishme e kryengritësve sirianë filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.
Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Udhëheqësi i tij Abu Mohammed al-Golani i tha CNN në një intervistë ekskluzive të enjten nga Siria se qëllimi i ofensivës ishte të përmbyste qeverinë e al-Assadit.