LIVE UPDATES

“Sky ECC” në Greqi/ 47 përdorues të paidentifikuar, zbradhet linja e trafikut të drogës nga Sadikaj

➤Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e “Sky ECC” dhe “Encrochat” që çoi në dhjetëra arrestime në Greqi, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës. ➤Deri tani janë vënë në pranga 24 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke. ➤Operacioni ka çuar në sekuestrimin e disa armëve zjarri, një sasi të madhe paraje cash por edhe dokuementa pronësie në Shqipëri, përveç celularëve, pajisjeve elektronike dhe automjeteve që sekuestrohen zakonisht.➤Bisedat e zhvilluara në aplikacionin SKY ECC kanë zbuluar dhe linja e trafikut të drogës që komandohej nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë në vitin 2022, në një atentat me eksploziv. ➤Sipas dosjes hetimore në periudhën 30.05.2020 – 30.06.2020, Aleksandër Sadikaj ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë. ➤Në dosje është evidentuar edhe një rast ku 45-vjeçari shqiptar Sandër Pemaj bashkëpunon me një efektiv të Policisë greke.

4 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Dosja “Sky ECC” në Greqi, 47 përdorues ende të paidentifikuar

“Sky ECC” në Greqi/ 47 përdorues të paidentifikuar,
FOTO ILUSTRUESE

GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e “Sky ECC” dhe “Encrochat” që çoi në dhjetëra arrestime në Greqi, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës. Mediat greke raportojnë se janë të paktën edhe 47 përdorues të platformave të kriptuara ende të paidentifikuar.

Dy prej tyre, përdorues vetëm të “Sky ECC” konsiderohen furnizues të rëndësishëm me lëndë narkotike të dy prej grupeve kriminale, konkretisht atij të drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetrit të drejtuar nga Denis Grabocka dhe Andon Salati.

Një tjetër përdorues i paidentifikuar i platformës “Encrochat”, rezulton si ndërmjetës i transferimit të shumave të mëdha të parave të organizatës kriminale përmes sistemit “Hawala” përmes një dyqani në rrugën “Axarnon nr.101” në Athinë. Për të gjithë këta personazhe të paidentifikuar, autoritetet greke po punojnë për të lidhur kodet e tyre me emrin konkret me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

Nga operacioni i zhvilluar në vendin fqinj, janë lëshuar 28 urdhra arresti, ku 24 janë ekzekutuar, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. 

Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli.

2 MUAJ ME PARE

“Sky ECC” në Greqi/ DETAJE: Shqiptarët u arrestuan të armatosur, gjenden certifikata pronësie shqiptare

“Sky ECC” në Greqi/ 47 përdorues të paidentifikuar,
Foto ilustruese

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC, ku u lëshuan 28 urdhra arresti janë lëshuar, në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi. Deri më tani, mediat greke bëjnë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke. 

Operacioni ka çuar në sekuestrimin e disa armëve zjarri, një sasi të madhe paraje cash por edhe dokuementa pronësie në Shqipëri, përveç celularëve, pajisjeve elektronike dhe automjeteve që sekuestrohen zakonisht.

Siç zbulon për TCH gazetari Artur Bibe nga dokumentat zyrtarë, gjatë ndërhyrjes së forcave speciale greke EKAM, disa prej të dyshuarve janë kapur ose në flagrancë të armatosur, ose u janë gjetur në banesë sende të paligjshme. Sipas dosjes hetimore, sendet e sekuestruara e paligjshme të sekuestruara janë:

Denis Grabocka është kapur me 1 pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

Andon Salati është kapur me 1 pistoletë Glock dhe 5 fishekë, 94.210 euro, 7.400 lekë, 140 slot polake. 160 dirham.

Nikolla Pando është kapur me 1 kg 314 gram kokainë, 1 pistoletë, 3 krehëra, 1 silenciator, 49 fishekë, 4.350 euro

Ermal Loli është kapur me 1 pistoletë, 58 fishekë, 1.500 euro

Enea Pando është kapur me 1 krehër pistolete, 1 tytë arme, 272 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 11.170 euro, kartë identiteti false

Aleksandro Pando është kapur me 28 fishekë, 31.150 euro, 1 orë Richard Mille

Meriola Grabocka dhe Marjus Pashaj janë kapur me 37 gram kokainë dhe 3.580 euro

Andrea Salati është kapur me 5.540 euro, 2 karta banke, 11 fotokopje titujsh pronësie në gjuhë shqipe lidhur me pasuri të palujtshme në Shqipëri, 1 kontratë noteriale shit-blerje prone me vlerë 100.000 euro, fotokopje transferte bankare 100.000 euro, faturë bankare 50.000 euro

Kostandin Salati është kapur me 920 euro

Armand Kola është kapur me 2.000 euro

28 urdhra arresti janë lëshuar, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. Deri më tani, mediat greke bëjnë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke. Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Alëksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Aleksandër Sadikaj trafikoi 295 kg marijuanë për 1 muaj dhe fitoi 450 mijë euro

“Sky ECC” në Greqi/ 47 përdorues të paidentifikuar,
Aleksandër Sadikaj

GREQI- Bisedat e zhvilluara në aplikacionin SKY ECC që u zbërthye nga autoritetet greke kanë zbardhur detaje nga trafikimi I lëndëve narkotike. Top Channel shkruan se mes aktiviteteve të shumta, është zbuluar dhe linja e trafikut të drogës që komandohej nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë në vitin 2022, në një atentat me eksploziv.

Sipas dosjes hetimore, bazuar në komunikimet në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat”, në periudhën 30.05.2020 – 30.06.2020, Aleksandër Sadikaj ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë.

Droga në Greqi pritej nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini. Nga shitja e drogës mendohet që janë fituar rreth 450.000 euro.

Sadikaj ishte përdorues i “Sky ECC” dhe “Encrochat”. Autoritetet greke kanë në dispozicion komunikimet e “Sky ECC” për periudhën mars 2020 – mars 2021 dhe për “Encrochat” periudhën tre mujore mars – maj 2020.

Nga operacioni i zhvilluar në vendin fqinj, janë lëshuar 28 urdhra arresti, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. Deri më tani, mediat greke bëjnë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke.

Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli.

2 MUAJ ME PARE

SKY ECC në Greqi/ Polici i kërkon trafikantit shqiptar 10 kg kokainë, bisedat: Do kafe më të madhe

“Sky ECC” në Greqi/ 47 përdorues të paidentifikuar,
Sandër Pemaj

GREQI- Zbërthimi i mesazheve në platformën SKY ECC ka zbuluar edhe bashkëpunimin e trafikantëve të dënuar shqiptarë me policët grekë. Top Channel ka evidentuar një rast konkret, ku 45-vjecari shqiptar Sandër Pemaj flet me një tjetër person dhe gjatë bisedës jep detaje mbi bashkëpunimin me një efektiv policie. Më konkretisht, shpërndarësi i ankohet Pemajt se polici nuk e ndihmon më, ndërsa shqiptari i dënuar shprehet se efektivi po kërkon të përfitojë dhe për vete.

Pjesë nga bisede:

Shpërndarësi: Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)... E ndërpreu bashkepunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë.

Sandër Pemaj: Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë "vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti.

Shpërndarësi: Ai mund të ketë frikë, por mos na gatua ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart.

Sandër Pemaj: Ndoshta do “kafe” më të madhe.

Në një tjetër dialog, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë: Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?

Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë për një tjetër bashkëpunëtor të tijin.

28 urdhra arresti janë lëshuar, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. Deri më tani, mediat greke bëjnë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke. Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Alëksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli.

Poll

MOS HUMB