SPAK e BKH në banesë, reagimi i parë nga Veliaj: Hetimin pasuror e mirëpres, jam i hapur ndaj drejtësisë!

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë reagimin e parë pasi është kthyer në Shqipëri, disa orë pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit "zbarkuan" në banesën e tij. Në një status të publikuar në rrjetin social "X", Veliaj shkruan se hetimet që po zhvillohen nga SPAK dhe BKH, janë të mirëpritura nga ana e tij. Po ashtu, thekson se është i hapur ndaj çdo veprimi të drejtësisë.
"Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë,"-shkruan Veliaj ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË I ERION VELIAJT:
Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap. U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta. Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve. Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.
Çfarë ndodhi sot me Veliajn?
Teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera./ZËRI
Lëvizjet e SPAK, avokati i Ajola Xoxës për BIRN: I bllokuan telefonin! Nuk hynë në banesë

TIRANË- Lëvizje të reja nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Paraditen e sotme, pasi u paraqitën në banesën e tyre, Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e klientes së tij, por u shpreh se nuk ka pasur kontroll në banesën e tyre.
Por një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH qëndruan gati “dy orë në godinë”. Megjithatë, nga ana e SPAK nuk ka pasur asnjë konfirmim.
Çfarë ndodhi sot me Veliajn?
Teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh, Veliaj ende nuk ka bërë asnjë reagim për zhvillimet më të fundit. Përkundrazi, në profilin e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë./ZËRI
FOTOLAJM/ BKH e SPAK në banesën e tij, Veliaj vjen në Shqipëri, në avion ishte i fokusuar në telefon

GJERMANI- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në kryeqytet, disa orë pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën sot në banesën e tij. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga "Dosja.al", Veliaj ka mbërritur në Tiranë, në aeroportin e Rinasit rreth orës 18:45.

Fotoja, e shkrepur nga brenda avionit, tregon Veliajn të veshur me xhup dhe me një kapele në kokë. Diçka po lexon ose po komunikon me dikë, për shkak se është tërësisht i fokusuar në celularin e tij.

Çfarë ndodhi sot me Veliajn?
Teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pavarësisht se pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh, Veliaj ende nuk ka bërë asnjë reagim për zhvillimet më të fundit. Përkundrazi, në profilin e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë./ZËRI
VIDEO/ Momenti kur Ajola Xoxa, agjentët e BKH-së dhe avokati hyjnë tek galeria 'Harabel'

TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë filmuar duke u futur edhe brenda galerisë "Harabel". Ata shihen të shoqëruar nga Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Më herët, agjentët e BKH-së janë paraqitur në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajol Xoxa.
Vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije në një njoftim të shkurtër se ka nisur një procedim penal dhe se nuk mund të bëjë me dije detaje të tjera në lidhje me këtë hetim. Vetë kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, ku ka zhvilluar një takim me homologun Peter Tschentscher. Ai nuk ka bërë aasnjë reagim në lidhje me kontrollet në fjalë, por në profili e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë.
Sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxës dhe kontrolli në galerinë "Harabel", SPAK: Kemi nisur procedim penal, po bëjmë hetimet

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar ka bërë një reagim në lidhje me kontrollin e ushtruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në galerinë "Harabel" dhe sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një njoftim të shkurtër, SPAK konfirmon se ka nisur procedim penal dhe se hetimet janë në fazë paraprake. Rrjedhimisht, SPAK shton se nuk mund të publikojë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.
Reagimi i SPAK për mediat:
Përshëndetje, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin.
Çfarë ndodhi sot?
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur sot në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajol Xoxa. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Vetë kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, ku ka zhvilluar një takim me homologun Peter Tschentscher. Ai nuk ka bërë aasnjë reagim në lidhje me kontrollet në fjalë, por në profili e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë.
VIDEO- BKH kontroll në banesën e Veliajt, sekuestrohet telefoni i Ajola Xoxës, kryebashkiaku ndodhet në Hamburg

TIRANË- Raportohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Mësohet se me urdhër të Gjykatës së posaçme agjentët kanë sekuestruar celularin e bashkëshortës së tij, Ajola Xoxës.
Kryebashkiaku nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur agjentët shkuan në shtëpinë e tij, pasi ndodhet në Hamburg, në Gjermani për një vizitë dy ditore, ku dhe ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Peter Tschenter. Ndërsa pritet që të zhvillojë një takim me kompani të ndryshme gjermane që janë të interesuara për të investuar në vendin tonë. /ZËRI