LIVE UPDATES

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh trupin një javë në papafingo, familjarëve u kthente SMS, dëshmia: Më tradhëtoi

➤Kastriot Cenko ka masakruar me çekiç bashkëshorten e tij Alba Cenko, e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve të tij. ➤Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në banesën e çiftit në Athinë. ➤Kastrioti është shprehur se dyshonte se Alba e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë dhe në momentin që e ka dëgjuar të fliste me të në telefon, e ka qëlluarm e çekiç dhe e ka vrarë. ➤Trupin ia ka fshehur një javë rresht në papafingon e shtëpisë. ➤Familjarët e telefonin Alba Cenkon, por Kastrioti ua mbyllte dhe u kthente vetëm SMS. ➤Kjo gjë i ka shqetësuar familjarët dhe pasi ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, vetë Kastrioti ka marrë në telefon policinë dhe ka kallëzuar krimin.

8 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

"Dëgjoni babin"/ Mesazhet që 39-vjeçari shqiptari u dërgoi djemve pasi vrau nënën e tyre

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Çifti Cenko

GREQI- Nuk kanë fund zbulimet e tmerrshme për femicidin në Ampelokipi, ku 39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenko i shkroi edhe fëmijëve të tij, duke u shtirur si e ëma e tyre. Pas mesazheve që ai i ka dërguar motrës së viktimës, kanë dalë në dritë edhe mesazhet që ai u ka dërguar djemve të tij, duke u hequr se ishte nëna e tyre, e cila kishte ndërruar jetë dhe ndodhej në papafingon e shtëpisë së tyre.

Fjala “baba” përmendet të paktën 6 herë në tekstin që vrasësi u dërgoi fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij pas vdekjes së nënës. Në mesazhe, ai u shkruante djemve që të "dëgjonin babin e tyre".

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

“Rafael, bebi, mami iku, mori rrobat, një valixhe, tashmë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të bëjë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg dhe jam ndarë me babanë, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni për të. Unë do t'ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetëso, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ok? Edhe një gjë bebe, babi nuk e di që jam larguar, kur ta lexosh mesazhin, i thoni do ta marr në telefon, por mos të më marrë ai. Ok? Puthje bebe,”- thuhej në një mesazh.

Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Çekiç dhe qese me flluska! Ç'gjeti Policia brenda shtëpisë së çiftit Cenko, si e fshehu shqiptari kufomën

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Çifti shqiptar

GREQI- Këto janë pamjet e para që janë kapur brenda banesës ku jetonte çifti Kastriot dhe Alba Cenko. Mediat greke kanë nxjerrë pamjet nga brenda banesës, ku duket çekiçi, me të cilin 39-vjeçari goditi të shoqen, 35 vjeç, në kokë duke i marrë jetën. Pas krimit, autori jo vetëm që nuk është dorëzuar, por për ditë me radhë ka luajtur teatër duke e mbajtur trupin e gruas në papafingo të shtëpisë. Më në fund dje ai u dorëzua dhe thirri autoritetet duke rrëfyer ngjarjen.

PAMJE NGA SHTËPIA:

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh

Pas kryerjes së krimit, autori e ka fshehur trupin në dollapin e dhomës së gjumit për të mos rënë në sy të fëmijëve. Pasi ata kanë shkuar në shkollë, ai e ka mbështjellë trupin me qese të bardhë me flluska, e më pas e ka futur në qese të zeza. Kjo, në tentativë që të "mbyste" erën e kufomës./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vrau gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Çifti Cenko

GREQI- Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga skena e krimit në familjen shqiptare, ku 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte vrarë të shoqen, Albën dhe i mbante kufomën në shtëpi prej një jave. Në rrëfimin e tij, 39-vjeçari ka treguar para hetuesëve se kishte debatuar me të shoqen, derisa në një moment e kishte qëlluar me çekiç. Më pas, ishte siguruar se do ta vriste dhe e mbyti me kabllon e karikuesit të telefonit. Në këtë moment, e mbështolli trupin me çarçafë dhe e ngjiti në papafingo. E gjitha vetëm sepse e dëgjoi në telefon duke i thënë dikujt se do të largohej nga shtëpia me djalin e madh, i cili nuk është biri i tij biologjik.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që gruaja nuk ishte në shtrat pranë meje. Ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa një zë mashkulli u dëgjua në anën tjetër të linjës. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej. Më tha që nuk kam para dhe se nuk donte që të rrinte më  memua. E pyeta se pse do ta merrte djalin e madh dhe më tha se nuk e kishte me mua. Në atë moment u hutova plotësisht dhe hapa çantën që çoj në kantier, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në majë të kokës dhe ajo ra menjëherë në shtrat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por megjithatë mora një kabllo karikuesi që gjeta përpara, ia vura në qafë dhe e shtrëngova për ta mbytur. Për shkak se i rridhte gjak nga koka, i vura një çantë në kokë dhe e mbështolla. Të shtunën i kam çuar fëmijët në shtëpinë e vëllait, që të kem kohë dhe të jem vetëm në shtëpi. Pastaj mora trupin e saj të mbështjellë, vendosa dy çanta të tjera sipër dhe e çova lart në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.

Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

'Mami është në punë'/ Shqiptari vrau gruan nga xhelozia, fëmijët nuk e dinë ende nëna e tyre ka vdekur

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Alba dhe Kastriot Cenko

GREQI- Fëmijët e çifti Kastriot dhe Alba Cenko ende nuk e dinë që nëna e tyre është ekzekutuar nga i ati i tyre. Sipas të dhënave që kanë zbuluar mediat greke, autori i vrasjes, menjëherë pas krimit ka futur në çantë trupin e të shoqes dhe e ka ngjitur në papafingo. Më pas, ka vijuar me ditën e tij sikur nuk ka ndodhur gjë. Madje as 2 fëmijët, 9 dhe 12 vjeç nuk kishin kuptuar gjë.

Të nesërmen, kur dy fëmijët e tij e pyetën se ku ishte nëna e tyre, ai u përgjigj se ishte nisur më herët për në punë. Të miturit, edhe sot e kësaj dite nuk e dinë që nëna e tyre është ndarë nga jeta. Kunata e autorit, e cila mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar pa e ditur arsyen, tregoi më shumë për dramën që po kalon familja.

“Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë. Një javë e pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është,”-tregoi ajo për mediat greke.

Kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai e rrëfeu dje krimin e rëndë, duke pretenduar se e vrau të shoqen pasi kishte dyshime se ajo e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Shqiptari masakron gruan me çekiç

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Alba Cenko dhe Kastriot Cenko

GREQI- Kastriot Cenko ka masakruar me çekiç bashkëshorten e tij Alba Cenko, e cila ishte edhe nëna e dy fëmijëve të tij. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në banesën e çiftit në Athinë. Kastrioti është shprehur se dyshonte se Alba e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë dhe në momentin që e ka dëgjuar të fliste me të në telefon, e ka qëlluar me çekiç dhe e ka vrarë. Trupin ia ka fshehur një javë rresht në papafingon e shtëpisë. Familjarët e telefononin vazhdimisht Alba Cenkon, por Kastrioti ua mbyllte dhe u kthente vetëm SMS. Kjo gjë i ka shqetësuar familjarët dhe pasi ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, vetë Kastrioti ka marrë në telefon policinë dhe ka kallëzuar krimin.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Alba Cenkos, familjarët në shok, e motra: S’më përgjigjej, më kthente vetëm SMS! (I shkruante Kastrioti)

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Alba dhe Kastriot Cenko

GREQI- Familjarët e Alba Cenkos, gruas shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, shprehen të tronditur për krimin e rëndë. Ata shprehen se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme, të paktën me aq sa ata kishin dijeni.

“Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,”- thonë ata mes lotësh.

Një nga fqinjët, që është edhe vjehrra e motrës së viktimës ka treguar se nusja e djalit të saj kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe i kishte rrëfyer se nuk po lidhej dot më Albën.

Alba Cenko i përgjigjej vetëm me mesazhe dhe nuk i hapte celularin dhe kjo gjë e kishte shqetësuar të motrën.

Në fakt, personi që i shkruante mesazhet ishte vetë Katriot Cenko.

Çifti kishin dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç. kastriot Cenko e masakroi të shoqen me çekiç dhe e futi në qese plastike. Më pas e fshehu për një javë në papafingon e shtëpisë. Ai ka rrëfyer se krimin e rëndë e kreu pasi dyshonte se e shoqja e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë.

2 MUAJ ME PARE

FOTO/ La pas dy fëmijë, kjo është gruaja shqiptare që u masakrua me çekiç nga i shoqi

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Alba Cenko

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Alba Cenko, gruaja shqiptare e cila u masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj. Cenko la pas dy fëmijët e saj. Ajo u vra nga bashkëshorti Kastriot Cenko në banesën e tyre në Athinë.

Cenko e ka vrarë me çekiç të shoqen pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte me shokun e tij të ngushtë. Më pas, trupin ia ka futur në një qese plastike dhe ia ka fshehur për një jave në papafingon e shtëpisë.

Fëmijët, në momentin e krimit kanë qenë në shkollë.

2 MUAJ ME PARE

Detaje të reja nga krimi makabër në Greqi, shqiptari: E dëgjova teksa po fliste me shokun tim, e vrava!

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Viktima dhe autori

AMPELOKIPI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë pasditën e djeshme, ku shqiptari lajmërou autoritetet duke dëshmuar se ka vrarë bashkëshorten dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo. Autoritetet greke kanë gjetur çekiçin që përdori 39-vjeçari për të kryer krimin. Mësohet se 39-vjeçari dëgjoi bashkëshorten e tij duke folur në telefon në tualet me shokun e tij. Pasi ai dëgjoi se ajo po e tradhëtonte e ka dhunuar dhe e goditi me çekiç. Ai më pas tha se e mbështolli trupin e saj me çarçaf dhe e la në papafingo. Krimi ndodhi teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë, prej më shumë se një jave ata lëviznin nëpër shtëpi pa kuptuar se nëna e tyre kishte ndërruar jetë.

"E kam vrarë me çekiç, e kam në papafingo në shtëpinë në Ampelokipi,"-tha ai në telefonatën e bërë. Sipas mediave greke, telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të Policisë për të zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Tek pragu i derës i ka pritur autori, së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç.

Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Viktima dhe autori
Makabre në Greqi! Shqiptari masakron gruan me çekiç, ia fsheh
Viktima

Sapo kanë hyrë në banesë kanë ndjerë erën e keqe nga trupi që po dekompozohej dhe që ishte brenda një çante të zezë në papafingo. Në momentin e parë, vrasësi i ka thënë Policisë se e ka vrarë të shoqen me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB