LIVE UPDATES

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau Aleksandër Sadikaj, zyrtarët fusnin vajza për të dënuarit në Koridhalo

➤28 urdhra arresti janë lëshuar, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. ➤Deri më tani, mediat greke bëjnë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, mes tyre ka dhe shqiptarë e efektivë të policisë greke. ➤Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. ➤Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. ➤Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Alëksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. ➤Kjo pasi Sadikaj del në mesazhe se ka urdhëruar një tjetër atentat ndaj Papës, që ka dështuar. ➤Nisur nga kjo, autoritetet greke besojnë se edhe atentatin e dytë e ka organizuar i njëjti person. ➤Sadikaj lakohet gjithashtu si kreu i grupit kriminal që komandonte linjat e trafikut të marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë. ➤Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli.

6 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

U arrestua nga dosja e “SkyECC”, kush është Andon Salati, 'pastronte' paratë me kompani në Athinë

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau
Andon Salati

GREQI- Andon Salati është një nga personat e arrestuar në Greqi, në kuadër të një operacioni që ka nisur nga bisedat e zbardhura në aplikacionin "SkyECC". 32-vjeçari nga Vlora akuzohet se është një nga krerët e një prej grupeve kriminal, që në bashkëpunim me Denis Grabockën, trafikonin drogë në shtetin fqinjë. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.

Sipas detajeve të siguruar nga "TopChannel", Salati dhe Grabocka trafikonin marijuanë dhe kokainë nga Spanja dhe nga Shqipëria në Greqi. Më herët, në shkurt të 2016, Salati ishte ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri. Por çështja u ndoq teksa ai ishte në gjendje të lirë. Po ashtu, nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Edhe pse në burg, kontrollonte gjithçka përmes telefonit.

"Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet. Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave, të cilat i fuste një “kryegardian”,"-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Por paratë e drogës pastroheshin diku! Andon Salati dhe Denis Grabocka kishin zgjedhur një kompani që jepte makina me qira në Athinë, biznese që i kishin regjistruar në emërat e familjarëve të tyre. Kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës. Përveçse pastronte para, kjo kompani kishte dhe funksione të tjera. Anëtarët e grupit merrnin makina "me qira" dhe i përdornin për të transport droge. Po ashtu, është zbuluar se kompania “CARENT” ka lidhje me kompaninë “I GO RENTAL” e cila është krijuar në vitin 2017 në Mykonos.

Andon Salati ishte gjithashtu pronar i “padukshëm” i "steakhouse" “O GYROS TOU ASYRMATOU”, që zyrtarisht është në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O.E.”/ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Dosja “Sky ECC”/ Aleksandër Sadikaj për 1 muaj trafikoi 295 kg marijuanë, grupi fitoi 450 mijë euro

 

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau
Aleksandër Sadikaj

GREQI- Të tjera detaje janë zbuluar nga mesazhet e aplikacionit të enkriptuar "SkyECC". Sipas dosjes që tashmë ka në duar Prokuroria greke, Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që u vra në vitin 2022 në Sauk në një atentat me eksploziv, ishte "aktiv" në botën e errët të krimit. Po sipas dosjes, në periudhën 30.05.2020 – 30.06.2020, Aleksandër Sadikaj ka trafikuar në dy raste një sasi totale prej 295 kg marijuanë.

"TopChannel" bën me dije se droga në Greqi pritej nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini dhe më pas shitej në Greqi. Në total, nga shitja e drogës mendohet që janë fituar rreth 450.000 euro.

I ndjeri Sadikaj ishte përdorues i “Sky ECC” dhe “Encrochat”, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit përdorinin aplikacionet “Cipher” ose “Ciphr” dhe “CryptonX”.

Si u zbuluan bisedat?

Në dy vitet 2020-2021, autoritetet e zbatimit të ligjit në Belgjikë, Holandë dhe Francë kishin arritur të çmontonin dy aplikacione kyçe të komunikimit të koduar të përdorura nga anëtarët e krimit të organizuar në Evropë dhe në mbarë botën. Përveç SkyECC, autoritetet kanë “krisur” edhe aplikacionin EncroChat, duke shfrytëzuar përmbajtjen e komunikimeve. Në Greqi, autoritetet e ndjekjes gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vetëm pjesë-pjesë të dhënat nga serverët e SkyECC dhe EncroChat. Gjithsej, për vendin fqinjë, janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes që po hetohen nga autoritetet kompetente./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

DETAJET/ Sadikaj do hakmerrej për plagosjen e kushëririt, “Sky ECC” zbulon planin për vrasjen e Ari Papës

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Ari Papa me origjinë nga fshati Dhivër i Sarandës, por rritur në Greqi, është ndoshta një nga personazhet më kontrovers të grupeve kriminale shqiptare në Greqi. I përfshirë në dhjetëra ngjarje, herë si autor e herë si viktimë, ai ndërroi jetë pas një atentati të mirëorganizuar pasditen e 30 majit 2021 teksa pinte kafe në një lokal në “Sepolia” në Athinë. Para se të vritej, ai i kishte shpëtuar 3 atentateve të tjera në 20 korrik 2007, 26 maj 2019 dhe 26 shkurt 2021. Përmes zbulimit të mesazheve në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Encrochat”, policia greke ka arritur të zbardhë se pas atentatit të 26 shkurtit 2021 në “Stacionin e Larisës” në Athinë, fshihet pikërisht Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar me eksploziv në automjetin e tij në vitin 2022 në Tiranë.

Në fakt ky atentat ndodhi vetëm një ditë pasi Ari Papa ishte arrestuar nga policia greke mbi një patinë elektronike, i veshur me anti-plumb dhe me një pistoletë turke “Baikal” në brez, por që u lirua brenda pak orëve.

DOSJA “Sky ECC”, ngjarja 26.02.2021

“Gjatë analizës së mesazheve të aplikacionit “Sky ECC”, doli në pah roli aktiv i Aleksandër Sadikaj ose Aleksandër Kalemi dhe Denis Grabocka në një tentativë vrasjeje, të ndodhur më 26/02/2021, ndaj shtetasit shqiptar Aristidis Papas ose Ari Papa.

Motivi i tentativës së vrasjes ndaj tij ishte hakmarrja për ngjarjes e datës 14.12.2020 ndaj Viljan Boraj, i njohur si “Giannakis”, e ndodhur në zonën e Patisias në Athinë, nga e cila mbeti i plagosur më armë kushëriri i Aleksandër Sadikaj, 16-vjeçari Rubin Kalemi, pasagjer në mjetin në të cilin udhëtonte Viljan Boraj. Aleksander Sadikaj, ishte orkestruesi i sulmit dhe roli i Denis Grabockës, ishte të jepte informacion për lëvizjet dhe zakonet e objektivit, duke shkuar personalisht në vendet e frekuentuara prej tij, për të dhënë një “sinjal” – shkas, për autorët që ishin të armatosur dhe të vendosur në zonë, ndërsa ditën që ndodhi sulmi, largoi, siç shihet në mesazhe, një nga autorët fizikë Viljan Boraj, për të shmangur arrestimin.

Më datë 16.01.2021, Denis Grabocka ka marrë në emër të Aleksandër Sadikaj, në vend dhe kohë të panjohur, nga një furnizues i panjohur, një armë ushtarake të tipit snajper me dioptra, duke ia dërguar foton, të cilën në fakt ua ka dorëzuar ekzekutorëve në një hotel ku po përgatisnin planin e tyre. Madje arma ishte vendosur në një ballkon me pamje nga një shesh, ku viktima frekuentonte dhe ishte vendosur në një distancë prej 100 metrash, por nuk arritën ta kishin viktimën në distancë të qitjes.

Më në fund, edhe pas atentatit të dështuar të datës 26/02/2021, në të cilin viktima u plagos me armë, përgatitja e një sulmi të ri vazhdoi me një plan të hartuar nga Aleksandër Sadikaj, duke kërkuar ndihmën e Denis Grabockës për përgatitjen, përkatësisht caktimin e një ekzekutori të cilit viktima i besonte dhe meqenëse ata takoheshin ndonjëherë në një nivel miqësor, në kohën e duhur ta vriste. Në fakt, Grabocka mori përsipër dhënien me qira të një shtëpie në zonën e Kipselit për autorin dhe familjen e tij, ndërsa deri në ditën e fundit të mesazheve u fol për nevojën për të arritur vrasjen e viktimës”.

Kush ishte Ari Papa, zbardhen detaje nga veprimtaria kriminale e tij

Ari Papa nuk ishte shënjestër vetëm e Aleksandër Sadikajt. Veprimtaria e tij kriminale e nisur qysh në moshë të vogël, e ka bërë atë herë autor e herë objekt atentatesh, pa përmendur këtu veprimtarinë e tij në ngjarje të tjera si grabitje apo trafik droge. Në fillim të viteve 2000, një grup i madh shqiptarësh, kryesisht të rinj që më pas do të ktheheshin në vrasës, organizuan një bandë prej 20 personash me qëllim trafikimin e drogës. Pas prishjes së pazarave mes tyre, grupi u nda në dy pjesë. Në këtë moment ndërmjet tyre filloi një luftë e ashpër për kontrollin e trafikut të drogës që përfundoi me vrasjen e të gjithë anëtarëve të njërit grup përvec një prej tyre që u arrestua në qershor 2007, ndërsa nga grupi tjetër mbetën 5 persona, 4 u arrestuan në 2008 dhe njëri u shpall në kërkim. Pjestar i këtyre grupeve kriminale ishte edhe Ari Papa, i cili deri sa u vra ishte arrestuar disa herë për grabitje, armëmbajtje pa leje e trafik droge, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë si autor edhe në vrasje.

Në 20.07.2007 u krye atentati i parë ndaj Ari Papës. Ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Në 26.05.2019, ai u qëllua rreth orës 20.40 me pistoletë në kofshë në vendin e quajtur “Stacioni Larisit”. U transportua menjëherë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku mori ndihmën e parë dhe shpëtoi nga rreziku për jetën. Gjatë kontrollit policia i gjeti në trup një sasi të vogël marijuane. Në 26.02.2021, aty ku u godit në 2019, pikërisht në “Stacionin e Larisit”, goditet përsëri. Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur ndaj tij u hap zjarr. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku sërish i shpëtoi vdekjes.

Në 30.05.2021, pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari Ari Papa u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia. Për shkak të plagëve ai ndërroi jetë. Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishi shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjecarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe nuk është identifikuar.

Ari Papa në konflikt edhe me Klod Carën

Ari Papa ishte vënë në shënjestër edhe nga Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, aktualisht i burgosur për dhjetra ngjarje kriminale në Greqi, kryesisht vrasje, disa prej tyre me pagesë. Në dëshmine e 19 marsit 2019 të gardianit Antonis Aravantinou, doli emri i Ari Papës.

“Më kujtohet një kohë në mesin e vitit 2017, kur në komunitetin e të burgosurve dhe te psikiatrisë u bë më e njohur se Lekocaj kishte njëfarë lidhje me Floro, gjë që ishte arsyeja që Floro të qëndronte në një institucion psikiatrik.

Gjatë asaj kohe më telefonoi Lekocaj dhe duke konfirmuar përfshirjen, më kërkoi shpjegim se pse Floro qëndron në spitalin psikiatrik dhe unë nuk e dëboj, përkundrazi e mbroj atje, për pasojë ai nuk mund ta shantazhonte dhe t’i merrte paratë e tij. Dhe sipas tij duhet ta bëja patjetër këtë. Unë i thashë “hej, e ke filluar sërish të njëjtën gjë?”, “të njëjtën gjë që thoje për A. P ”? Ia thashë këtë, sepse disa kohë më parë më kishte marrë sërish në telefon dhe më kishte thënë që ta nxirrja nga spitali psikiatrik këtë të burgosur, se atje kam mësuar t’i mbrojë dhe ai nuk mund ta vriste atje. Dhe nëse nuk e nxjerr jashtë, ai do të detyrohet të vrasë nënën e tij dhe ky do të jetë faji im. Të dyja herët, është e vërtetë, biseda jonë përfundoi me sharje nga të dyja palët, me refrenin e vazhdueshëm të Lekocajt: “Unë për hatrin tënd them kështu”.

Ne 1 qershor 2021, “Ta Nea” zbuloi se A. P për të cilin Klodian Lekocaj kërcënonte gardianin se nëse nuk e nxirrte nga psikiatria që ai ta vriste, se ndryshe do detyrohej t’i vriste nënën, ishte pikërisht Ari Papa./TopChannel

2 MUAJ ME PARE

EMRAT-FOTO/ Kush janë shqiptarët, krerët e 5 grupeve kriminale në Greqi, mes tyre dhe i vrari Aleksandër Sadikaj

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau
Aleksandër Sadikaj

GREQI- Denis Grabocka, Andon Salati, Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), Aleksandro Pando dhe Dhionisio Siountri janë identifikuar si pesë krerët e grupeve kriminale që qëndronin në Greqi dhe operonin në linjën e trafikut të drogës mes Shqipërisë, Greqisë dhe Spanjës. Të pestë këto emra kanë dalë nga bisedat e zhvilluara në SKY ECC, pas zbërthimit të platformës nga autoritetet greke.

Gjithashtu janë identifikuar edhe anëtarët e grupeve.

Anëtarët e grupeve “Grabocka – Salati”

Denis Grabocka, 36 vjec nga Korca

Andon Salati, 32 vjec nga Vlora

Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj

Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora

Meriol Grabocka, 39 vjec nga Korca

Andrea Salati, 65 vjec nga Vlora

Kostandin Salati, 37 vjec nga Vlora

Enea Pando, 35 vjec nga Vlora

Ermal Loli, 37 vjec nga Tirana

Armand Kola, 32 vjec

Pjesë e këtij grupi rezulton të jenë edhe 9 grekë, 1 moldave, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të tjerë të “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Anëtarët e grupit të Aleksandër Sadikajt:

Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj

Viktorio Qytyku, 30 vjec

Elson Hajredini, 34 vjec

Anëtarët e grupit të Aleksandro Pandos:

Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora

Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora

Enea Pando, 35 vjec nga Vlora

Anëtarët e grupit të Dhionisiou Siountri:

Dy shtetas grekë dhe tre të paidentifikuar.

Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Delvina

Në kërkim janë shpallur:

Elson Hajredini, 34 vjeç

Viktorio Qytyku, 30 vjeç

2 MUAJ ME PARE

Shqiptarët e dënuar mes luksit në Koridhalo, vajza, drogë e armë

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau
Koridhalo

GREQI- Mediat greke kanë zbërthyer të tjera detaje nga operacioni që është zhvilluar pas zbërthimit të mesazheve nga platforma SKY ECC. Sipas mediave greke, grupet kriminale ishin fuqizuar jo vetëm në trafikun e drogës, në atentate që planifikonin kundër njëri-tjetrit, por edhe në burgje. Shumë të dënuar që e vuanin dënimin në burgun e Koridhalos jetonin të privilegjuar. Efektivët e burgjeve u fusnin brenda armë të fothta, lëndë narkotike, pajisje elektronike dhe vajza. E gjitha kjo bëhej në këmbim të parave.

2 MUAJ ME PARE

Zbërthimi i “Sky ECC” në Greqi, zbardhet atentati ndaj Ari Papës në Athinë

SKY ECC në Greqi/ Zbërthehen 5 grupe kriminale, Ari Papën e vrau
Sky ECC

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i djeshëm në Greqi, ku arrestuan disa anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni nisin pasi u ç’koduduan bisedat e tyre "SkyECC" nga autoritetet franceze dhe Europol. Në dosje mësohet se përfshihen të paktën 21 persona. Sipas mediave greke, mësohet se janë zbuluar informacione në lidhje me atentatin e 26 shkurtit 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, ku u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Ari Papa, 32 vjeç nga fshati Dhivër i Sarandës. Ishte ora 20.00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes.

Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Megjithatë Ari Papa u ekzekutua në 30 maj 2021, në “Sepolia” Athinë teksa pinte kafe në një lokal. Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishi shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjeçarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria. Përveç atentatit ndaj Papës, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky ECC” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje.

Si u zbuluan bisedat?

Në dy vitet 2020-2021, autoritetet e zbatimit të ligjit në Belgjikë, Holandë dhe Francë kishin arritur të çmontonin dy aplikacione kyçe të komunikimit të koduar të përdorura nga anëtarët e krimit të organizuar në Evropë dhe në mbarë botën. Përveç SkyECC, autoritetet kanë “krisur” edhe aplikacionin EncroChat, duke shfrytëzuar përmbajtjen e komunikimeve. Në Greqi, autoritetet e ndjekjes gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vetëm pjesë-pjesë të dhënat nga serverët e SkyECC dhe EncroChat. Gjithsej, për vendin fqinjë, janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes që po hetohen nga autoritetet kompetente. /ZËRI

Poll

MOS HUMB