
TIRANË- Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivanka Trump ka ndarë një sërë fotosh nga vizita e saj në Shqipëri, më konkretisht në Vlorë. Në një fotoalbum të ndarë në rrjetet e saj sociale, spikasin fotot që ajo ka ndarë nga Shqipëria, pamje që i ka shoqëuar edhe me nga një zemër të kuqe. Në një nga fotot ajo ka kapur Zvërnecin. Ndërsa në një foto tjetër ka pozuar me të birin, ndërsa në sfond dukej ishulli i Sazanit, pikërisht aty ku ajo dhe i shoqi, Jared Kushner, kanë në plan që të investojnë për ndërtimin e një resorti luksoz.
Teksa ishin të ftuar për të marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, shfrytëzuan kohën për të ardhur edhe në Shqipëri. Madje, sipas burimeve për A2 CNN, ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit.
View this post on Instagram
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Përveç investimit në Shqipëri, Jared Kushner ka gati dhe një tjetër investim. Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca./ZËRI