
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka përfunduar në qeli pasi akuzohet se jo vetëm dhunoi partneren e tij. Shqiptari shkoi i dehur në shtëpinë ku jetonin, por edhe sulmoi efektivët e Policisë italine gjatë ndërhyrjes për ta shoqëruar dhe shmangur rëndimin e situatës.
Sipas mediave italiane, efektivët e Policisë italiane ishin njoftuar për një sherr në familje që kishte nisur në një banesë në lagjen "Savena" të Bolonjës. Kur mbërriti makina e patrullës, partnerja e 33-vjeçarit i njoftoi se bashkëshorti ishte kthyer në banesë i dehur dhe kishte nisur që t'i bërtiste. Po ashtu, kishte shkatërruar edhe banesën.
Fillimisht, shqiptari dukej se donte ta pranonte kërkesën e karabinierëve për t'u qetësuar dhe për të bashkëpunuar. Megjithatë, me të parë gruan, ai u përpoq ta sulmonte, duke u bllokuar nga ushtarët. Gjatë përplasjes, një nga karabinierët u shty pas një dere xhami në korridor, e cila u thye, duke i rrezikuar jetën efekticit.
Vetëm falë veprimit në kohë të karabinierëve të tjerë, 33-vjeçari u mobilizua, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme, u arrestua dhe u transferua në qelinë e paraburgimit./ZËRI